NUMRI 112 PËR RASTE EMERGJENCE KA 15 VJET QË PO PLANIFIKOHET, QMK SHPRESOJNË SE DERI VITIN TJETËR DO TË JETË FUNKSIONAL

NUMRI 112 PËR RASTE EMERGJENCE KA 15 VJET QË PO PLANIFIKOHET, QMK SHPRESOJNË SE DERI VITIN TJETËR DO TË JETË FUNKSIONALTë gjitha shtetet anëtare të Bashkimit evropian kanë një numër për raste emergjence 112, gjithashtu këtë numër duhet ta vënë në përdorim edhe shtetet të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE. Një automobil i Ndihmës së shpejtë para spitalit “8 shtatori” (Foto: K. Popov)

Maqedonia vazhdon të mos ketë një numër për paraqitjen e fatkeqësive, zjarreve dhe rreziqeve – 112. Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit evropian kanë një numër për raste emergjence 112, gjithashtu këtë numër duhet ta vënë në përdorim edhe shtetet të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE. Por, ndonëse ka filluar të implementohet prej para 15 vjetësh, ky projekt akoma nuk është realizuar.

Drejtori i Qendrës për menaxhimin e krizave (QMK) Agron Buxhaku thotë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe realizimin e këtij projekti. Një pjesë të parave që QMK ka marrë nga buxheti shtetëror u janë marrë mbrapsht për shkak të krizës së koronës, andaj një pjesë e aktiviteteve nuk janë realizuar.

“Shpresoj se deri në fund të vitit do të arrijmë ta vëmë në funksion këtë numër”, thotë drejtori i QMK Buxhaku.

“Për fillimin e implementimit të numrit evropian për thirrje emergjente E-122 janë marrë ndihma financiare dhe dhurime nga Bashkimi evropian, dhe atë 4.7 milionë euro. Momentalisht ndodhemi në prag të përfundimit të aparatusit ndërtimor dhe telekomunikativo-informativ të qendrës operative, e cila do të ndodhet në hapësirat e Qendrës për menaxhim me kriza në Shkup. Në përpilim e sipër është edhe zgjidhja ideore dhe teknike për shtatë qendrat e tjera operative në shtet. Më pas do të vijojë dhe menaxhimi i hapësirave në pjesën telekomunikativo-infomative dhe pajisjen me mobiljet dhe teknikën e posaçme sipas standardeve të vërtetuara evropiane. Pa marrë parasysh që u shty për një kohë të gjatë, shpresojmë se vitin tjetër ky projekt do të implementohet edhe me numrin 112 në funksion”, thotë Buxhaku.

Për momentin në shtet ekzistojnë katër numra për raste emergjente: 192 -policia, 193-zjarrfikësi, 194-ndihma e shpejtë dhe 195–qendra për menaxhim me kriza. Drejtori Buxhaku thotë se me vënien në funksion të numrit 112, qytetarët do të paraqesin fatkeqësitë në një vend, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për zjarr, për aksident apo diçka të ngjashme.

Për momentin në shtet ekzistojnë katër numra për raste emergjente: 192 -policia, 193-zjarrfikësi, 194-ndihma e shpejtë dhe 195 – qendra për menaxhim me kriza. Drejtori Agron Buxhaku thotë se vënia në funksion e numrit 112 do t’u mundësojë qytetarëve që të paraqesin fatkeqësitë në një vend. (Foto: Qeveria e RMV)

“Nëse ndonjë i huaj dëshiron të paraqesë zjarr apo fatkeqësi, ai nuk do të dijë se si ta bëjë këtë gjë, sepse te ne nuk ekziston 112. Personalisht, kur u ktheva nga Belgjika në Maqedoni, nuk dija se në cilin numër të paraqes zjarr”, thotë Buxhaku.

Ky projekt filloi të implementohet nga viti 2006, fill pas formimit të Qendrës për menaxhim me kriza si një trup i veçantë qeverisës. Siç thonë nga QMK, aso kohe është blerë një qendër automatike telefonike për nevojat e Qendrës, si dhe 8 centrale më të vogla telefonike për tetë qendrat kryesore rajonale.
Janë blerë gjithashtu kompjutera, laptopa dhe pajisje për organet qeveritare, komisionin drejtues dhe grupin vlerësues. Në ndërtesën e Drejtorisë dhe Qendrës është kryer lidhja e krejtësishme telekomunikative me pajisje. Në vitin 2007 me tender ndërkombëtar për implementim të numrit 112 është përpunuar një studim fizibiliti, kurse qeveria ka formuar një bord mbikqyrës për ndjekjen e implementimit.

“Fatkeqësisht, që atëherë e deri më vitin 2016, pavarësisht përpjekjeve të QMK për relaizimin e këtij projekti, implementimi nuk filloi. Deri para tri vjetësh, ky projekt ka mbetur një projekt i harruar. Tani Qeveria sërish hapi këtë çështje dhe filloi të punojë drejt implementimit të tij.

Projekti numër evropian për raste emergjence filloi të implenentohet që nga viti 2006, fill pas formimit të Qendrës për menaxhim të krizave – Intervenim i Brigadës Zjarrfikëse në Shkup (Foto: K. Popov)

Me vënien në funksion të numrit 112, të gjitha thirrjet nga i gjithë shteti do të dërgohen në qendrën kryesore të vendosur në ambientet e QMK dhe që aty do të ridrejtohen në vendin adekuat, çka do të thotë se nëse bëhet fjalë për zjarr, operatori do të transferojë thirrjen në centralin e Brigadës zjarrfikëse.

A. ANTEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира