NUMRI I PACIENTËVE ME PROBLEME PSIQIKE ËSHTË RRITUR PËR 30 PËRQIND, NDËRSA AI I RASTEVE TË DHUNËS FAMILJARE PËR 25 PËRQIND

NUMRI I PACIENTËVE ME PROBLEME PSIQIKE ËSHTË RRITUR PËR 30 PËRQIND, NDËRSA AI I RASTEVE TË DHUNËS FAMILJARE PËR 25 PËRQINDFillimi i papritur dhe i rrëmbyeshëm i përhapjes së koronavirusit, gjërat e shumta të panjohura që lidhen me transmetimin e sëmundjes, mungesa e vaksinës dhe terapisë së përshtatshme kauzale dhe stuhia e lajmeve të rreme që përmbytën publikun kanë çuar në një rritje të numrit të pacientëve me probleme të shëndetit mendor. - Radha për ekzaminim në qendrën e kovidit në spitalin 8 shtatori (Foto: Gj. Liçovski)

Pandemia e virusit kovid-19 solli me vete të ashtuquajturën pandemi të fshehur me pasoja mbi shëndetin mendor. Frika, ankthi, çrregullimet afektive, stresi dhe çrregullimet e gjumit janë disa nga pasojat psikologjike që ndodhin si rezultat i koronavirusit. Pandemia, sipas statistikave nga Klinika Psikiatrike ka rritur numrin e pacientëve me 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa numrin e rasteve të dhunës në familje me 25 përqind.

Dr. Aleksandar Risteski, psikiatër në Klinikën për Psikiatri, në një bisedë për SAKAMDAKAZHAM.MK thotë se që nga fillimi i pandemisë covid-19 është shfaqur një “pandemi brenda pandemisë” ose pandemi në hije.

Fillimi i papritur dhe i rrëmbyeshëm i përhapjes së koronavirusit, gjërat e shumta të panjohura që lidhen me transmetimin e sëmundjes, mungesa e vaksinës dhe terapisë së përshtatshme kauzale dhe stuhia e lajmeve të rreme që përmbytën publikun kanë çuar në një rritje të numrit të pacientëve me probleme të shëndetit mendor. Nëse gjithë kësaj i shtojmë masat kufizuese të marra nga secili prej vendeve në botë individualisht, kufizimet në lëvizje, si dhe pasojat ekonomike të shkaktuara nga kjo gjendje e jashtëzakonshme që po zgjat relativisht shumë, atëherë mund të kemi një ide se për çfarë rreziku serioz për shëndetin e njeriut bëhet fjalë”, thotë Dr. Risteski.

Dr. Aleksandar Risteski, psikiatër në Klinikën për Psikiatri, në një bisedë për SAKAMDAKAZHAM.MK thotë se që nga fillimi i pandemisë kovid-19 është shfaqur një “pandemi brenda pandemisë” ose pandemi në hije. (Foto: SDK.MK)

Risteski thotë se nga përvoja në tetë muajt e kaluar, ai do të ndante pasojat mbi shëndetin mendor të qytetarëve në dy kategori: njëra me ata që tashmë janë infektuar me virus ose kanë dikë në familjen e tyre më të ngushtë që është infektuar dhe tjetra me të gjithë ata që jetojnë çdo ditë me frikën nga infektimi apo nga transmetimi i virusit te rrethi i tyre.

“Ndjenja e frikës dominon tek njerëzit dhe natyrisht një rritje e mprehtë regjistrohet në shumë gjendje psikologjike, kryesisht duke iu referuar gjendjeve të ankthit, çrregullimeve afektive, çrregullimeve të stresit post-traumatik – PTSD, si dhe çrregullimeve të gjumit. Në këtë periudhë pothuajse 8 muajshe, nga fillimi i pandemisë deri më sot, njëkohësisht regjistrohet përkeqësimi i gjendjes te njerëzit që paraprakisht kanë pasur një çrregullim psikiatrik, por edhe paraqitja e gjendjeve tek njerëzit që nuk kanë pasur më parë përvojë të tillë. Këto përkeqësime i bazojmë te rritja e numrit të ekzaminimeve në klinikat tona dhe të numrit të thirrjeve në linjat për mbështetje psikologjike “, thotë Risteski.

Që nga fillimi i pandemisë, pra nga marsi në nëntor, janë kryer 6,300 ekzaminime në departamentin ambulator të Klinikës Psikiatrike, që është 30% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ora policore dhe kufizimet e trafikut gjithashtu rritën numrin e viktimave të dhunës në familje për rreth 25 përqind. Më shumë se 5,000 thirrje janë regjistruar në linjën telefonike të hapur nga Klinika. Për shkak të interesit të madh dhe numrit të madh të thirrjeve, janë hapur disa linja telefonike për mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna dhe nënat, mbështetje psikologjike për të rriturit dhe njerëzit në vetizolim, mbështetje psikologjike për fëmijët, adoleshentët dhe prindërit e tyre, si dhe mbështetje psikologjike për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Së pari, njerëzit përdornin linjat telefonike për të bërë pyetje në lidhje me virusin dhe atë se ku të drejtohen për ndihmë dhe mbështetje. Më vonë, ndërsa situata u zhvillua dhe u prezantuan masat për të kufizuar lëvizjen, njerëzit kishin nevojë për mbështetje dhe këshillim në veçanti në lidhje me atë  se si të përballeshin me situatën në fjalë.  Ata kishin nevojë për teknika vetë-ndihmuese dhe për ato se si të reagojnë kur janë në pritje të rezultateve të testimit, apo nëse marrin një rezultat pozitiv.  “Një pjesë e nevojave të përmendura të qytetarëve janë të pranishme edhe sot, duke iu shtuar dhe nevoja të reja në lidhje me trajtimin e humbjes së një të afërmi dhe pyetje në lidhje me atë se ku dhe si mund të marrin ndihmë psikiatrike dhe psikologjike,” tha Risteski.

Ora policore dhe kufizimet e trafikut gjithashtu rritën numrin e viktimave të dhunës në familje për rreth 25 përqind. Më shumë se 5,000 thirrje janë regjistruar në linjën telefonike të hapur nga Klinika. – Pamje e spitalit “8 shtatori” nga oborri i spitalit privat Zhan Mitrev në Shkup (Foto: Gj. Liçovski)

Psikiatrit shpjegojnë se njeriu si një qenie biologjike, psikologjike dhe sociale ka nevojë për ndërveprime të përditshme shoqërore. Pavarësisht nëse këto bashkëveprime ndodhin në familje, punë dhe mjedis shoqëror, kufizimet e nevojshme për të vendosur kontrollin e përhapjes së virusit hasin ezistencë nga njerëzit,  pasi ato ua ndalojnë kënaqësitë e përditshme të ndërveprimeve të zakonshme shoqërore.

“I ashtuquajturi normalitet i ri që na është imponuar dhe që është i nevojshëm për të arritur disi një konrtoll të përhapjes së infeksionit, na ka kapur të gjithëve. Gjithkush i përshtatet situatës së re ndryshe dhe disa njerëz duhet të bëjnë një përpjekje shtesë për t’u përshtatur. Ne çdo ditë i këshillojmë pacientët tanë të përdorin teknologji të reja dhe aplikacione të disponueshme për të komunikuar me të afërmit e tyre.  Të gjithë jemi dakord se edhe pse ato nuk janë një zëvendësim njëqind për qind i komunikimit të drejtpërdrejtë, gjithsesi mbeten një alternativë për komunikim të sigurt. E gjithë kjo ka një efekt mirëmbajtjeje e të ashtuquajturës “Higjienë mendore”, me një efekt pozitiv në plotësimin e nevojave për shkëmbim idesh dhe përvojash,” tha Risteski.

Duke marrë parasysh se dimri është para nesh dhe situata e pandemisë Covid-19 po përkeqësohet çdo ditë me një numër rastesh të reja pozitive, por edhe pacientë të vdekur, psikiatrit presin një rritje të numrit të pacientëve që kanë probleme mendore. Prandaj, thonë Klinika Psikiatrike, ata kanë një numër të shtuar të termineve në klinikat psikiatrike, të cilat punojnë në dy ndërrime për të përmbushur nevojat e pacientëve.

Për ta bërë më të lehtë kapërcimin e një pandemie pa pasoja në shëndetin mendor, psikiatrit këshillojnë qytetarët që të informohen në kohën e duhur dhe në mënyrë të saktë për gjërat që janë me interes për ta nga burimet e verifikuara të informacionit. Kjo, thonë ata, do të parandalonte përhapjen e panevojshme dhe të rrezikshme të thashethemeve dhe panikut. Sa iu përket këshillave individuale për trajtimin e stresit të lidhur me pandeminë –  kujdesuni për imunitetin dhe shëndetin fizik duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe vitamina dhe minerale, kini aktivitet të rregullt fizik, komunikim të rregullt me të dashurit tuaj dhe nëse keni ndonjë simptomë, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. .

“Shfrytëzoni kohën e lirë për aktivitete që do t’ju japin një ndjenjë kënaqësie, do të kishte një ndikim pozitiv në mirëqenien tuaj të përgjithshme.”  Ata gjithashtu do të shtonin teknika relaksimi të tilla si frymëmarrja e thellë dhe çdo formë meditimi si metoda efektive të zvogëlimit të stresit. Sigurisht, këtu përfshihet dhe planifikimi i kohës, mirëmbajtja e rutinave të përditshme, përkujdesje për shëndetin personal dhe për atë të të afërmve, që do të kthejë ndjenjën e kontrollit që në këto kohë njerëzve u është cënuar shumë”, thotë Dr. Risteski.

Rasti i pari i pacientit pozitiv me kovid-19 në shtet u regjistrua në 26 shkurt. Që atëherë janë regjistruar 51.213 raste të kovid-19, nga të cilat janë shëruar 30.204, 1.423 kanë vdekur, ndërsa 19.586 janë aktivë deri më sot.

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира