JU NJOFTOJMË ME SËMUNDJET E RRALLA: SËMUNDJA BEHÇET

JU NJOFTOJMË ME SËMUNDJET E RRALLA: SËMUNDJA BEHÇET

Behcet’s disease – Sëmundja Behçet
ICD M35.2
Prevalenca: 1-9/100.000

Sëmundja Behçet, e njohur edhe si sindroma Behçet, i përket grupit të sëmundjeve reumatizmale. Sëmundja Behçet karakterizohet nga një shfaqje kronike e ulçerave aftoze në mukozën e gojës si dhe në organet gjenitale të jashtme, por edhe në pjesën e brendshme të tyre, inflamacion i nyjeve, cipave të trurit, inflamacion i enëve të vogla dhe të mëdha të gjakut. Ky sindrom haset pothuajse dy herë më shpesh tek burrat sesa tek gratë. Zakonisht shfaqet në dekadën e tretë të jetës, dhe shumë rrallë në fëmijëri. Sëmundja mban emrin e mjekut turk Hulusi Behçet, i cili përshkroi për herë të parë në vitin 1937.

Shkaqet për sëmundjen Behçet:

Çfarë e shkakton sëmundjen Behçet nuk dihet ende, por shumë mendojnë që është një sëmundje autoimune. Sidoqoftë, predispozicioni gjenetik luan një rol të madh. Shfaqja e kësaj sëmundjeje është e pamundur të parandalohet, sepse ende nuk dihet shkaku i saktë. Sëmundja nuk është e njëjtë te të gjithë pacientët. Disa pacientë mund të kenë sëmundje të lehtë me episode të rralla të lezioneve të lëkurës ndërsa të tjerët mund të zhvillojnë sëmundje të sistemit nervor. Sëmundja është zakonisht më e rëndë tek meshkujt se sa tek femrat.

Simptomat e sëmundjes Behçet:

Simptomat e sëmundjes Behçet ndryshojnë nga një person tek tjetri, por simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje janë:
– plagë në gojë (afte) – shpesh simptoma e parë e sëmundjes së Behcet. Shumica e pacientëve fillimisht zhvillojnë lezione të vogla në gojë, të cilat me kalimin e kohës bëhen më të mëdha dhe shkaktojnë dhimbje;
– plagë në gjenitale – ndryshimet janë të ngjashme me ata të gojës, në formë të afteve. Tek burrat, ato gjenden më shpesh në skrotum se në penis dhe pothuajse gjithmonë lënë shenja;
– ndryshime në lëkurë – hasen në forma të ndryshme, zakonisht janë të ngjashme me puçrra dhe akne. Shfaqen më shpesh në periudhën pas pubertetit;
– ndryshimet në sy – janë një nga simptomat më serioze të sëmundjes, zakonisht zhvillohen në të dy sytë. Shprehet me shikim të turbullt, skuqje e syve dhe shpesh verbërim gradual;
– ndryshimet neurologjike – shfaqen shumë rrallë, japin sulme epileptike, kokëdhimbje dhe ndjenjë tensioni në kokë. Simptomat neurologjike janë më të shpeshta tek burrat;
– ndryshimet në artikulacione (artrite) – shfaqen te 50% e pacientëve. Inflamacioni zakonisht prek më shumë nyje dhe zgjat disa javë;
– ndryshimet vaskulare – shfaqen te 30% e pacientëve. Venat e pulpave të këmbëve preken më së shpeshti dhe shpesh japin ënjtje e shoqërar me dhimbje;
-ndryshimet në stomak – disa studime tregojnë se ulçerat në zorrë janë shumë të rralla.

Pasojat nga sëmundja Behçet:

Gati gjysma e pacientëve zhvillojnë artrit të lehtë në gju dhe në nyjet tjera të mëdha, kryesisht jo progresiv. Inflamacioni i enëve të gjakut në të gjithë trupin mund të shkaktojë mpiksje gjaku. Në fakt, ky është shkaku i aneurizmave që mund të shkaktojnë sulm në tru ose dëmtim të veshkave. Nëse sistemi tretës është i përfshirë, simptomat mund të jenë të buta, por edhe shumë serioze, siç janë ngërçet dhe diarrea. Sindroma Behçet është jashtëzakonisht e pakëndshme sepse simptomat përsëriten vazhdimisht. Për fat të keq kjo sëmundje nuk shërohet, por ka raste kur sëmundja është në remision. Remisioni mund të zgjasë me javë ose vite, por sëmundja mund edhe të përsëritet. Një komplikim i mundshëm i këtij sindromi është paraliza, dhe ndonjëherë dëmtimi i një sistemi organik mund të jetë fatale.

Trajtimi i sëmundjes Behçet:

Për shkak se ende nuk dihen shkaqet e sakta të sëmundjes së Behçet, trajtimi është individual. Prej kur shqfaqen simptomat e para, duhet të këshillohet mjeku. Ajo që duhe të theksohet është se nuk ka medikament që mund të shërojë sëmundjen, por terapi për ti lehtësuar simptomat.

Diagnoza e këtij sindromi përcaktohet përmes ekzaminimit klinik sepse nuk ka asnjë ekzaminim që mund të konfirmojë me saktësi se bëhet fjalë për sindromën Behçhet. Simptomat janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera si Sindromi Reiter, Sindromi Steven Johnson, Lupusi, Sëmundja Crohn ose koliti ulçerativ. Mjeku që menaxhon gjendjen e pacientit me këtë sëmundje mund të rekomandojë disa kremëra, xhel ose pika për të trajtuar simptomat, si dhe ilaçe për të forcuar imunitetin.

(radio jingle I njohim sëmundjet e rralla)

Kortikosteroidet përdoren për plagët e lëkurës dhe inflamacionet e syve dhe sistemit nervor. Ciklosporina mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar simptomat e lidhura me inflamacionin e syve. Ajo që rekomandohet përfundimisht pas tërhekjes së simptomave është rekreacioni për të mbajtur fleksibilitetin e nyjeve. Karakteristikë e sindromës Bahçet është përsëritja e sëmundjes. Kur sëmundja kthehet, ajo shoqërohet shpesh me simptoma më të rënda sesa kur shfaqet për herë të parë. Në fakt, nuk ekziston mënyrë për ta mbrojtur veten sepse shkaku i sëmundjes nuk dihet.

Nëse jeni të prekur nga sëmundja Behçet mund të keni një shtatzëni normale, por duhet të këshilloheni me gjinekologun tuaj nëse përdorni „terapi më agresive“ e cila mund të jetë e dëmshme për zhvillimin e foshnjës tuaj. Të gjithë pacientët këshillohen të konsumojnë ushqim të shëndetshëm, të ekuilibruar me marrje adekuate të kalciumit dhe vitaminave.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира