NËSE “JUGOHROMI” NUK VENDOS FILTRA DERI NË 1 NËNTOR, DUHET TË MBYLLET

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:45:"Тетово,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

NËSE “JUGOHROMI” NUK VENDOS FILTRA DERI NË 1 NËNTOR, DUHET TË MBYLLET

Në një nëntor “Jugohrom’’-it i kalon afati për vendosjen e filtrave. Nëse nuk i vendos filtrat, fabrika do të duhet të mbyllet, rikujtoi sot shoqata “Eco Guerilla” nga Tetova, një nga më të zëshmet në kërkesat që kjo fabrikë të ndalojë së ndoturi ajrin e qytetit dhe rrethinës.

“Masa duhet të ndërmerret urgjentisht me ardhjen e dimrit. Në 1 nëntor, atëherë kur i kalon afati “Jugohrom”-it për vendosjen e filtrave. Nëse nuk vendosen filtrat, fabrika duhet të mbyllet dhe të qëndrojë ashtu deri sa të vendosen filtrat’’, tha Arianit Xhaferi nga “Eco Guerilla” në forumin rajonal për ekologji i cili u mbajt sot në Tetovë.

“Në forumin nuk do të flitet për ndotjen e ajrit, sepse të gjithë e dimë që ai është shumë i ndotur, por do të flasim se si të gjenden mënyra që ky qytet të shpëtohet më lehtë nga ajri dhe dheu i ndotur. Megjithatë, më e rëndësishme është që ky shtet të fillojë të funksionojë si shtet i drejtë, sepse në një shtet ku nuk respektohet ligji, aty do të ketë edhe fabrika që ndotin, do të ketë deponi nëpër qytete dhe kryetarë komunash që aspak nuk mërziten për këtë fakt, do të ketë qytet pa transport publik dhe hedhje të mbeturinave gjithandej’’, tha Xhaferi.

Ministria e mjedisit jetësor, ndotjen e ajrit në Tetovë e mat vetëm nëpërmjet një stacioni matës. Kjo nuk mjafton, prandaj nga Instituti për mjedis jetësor dhe shëndet në Universitetin i Evropës Juglindore, lajmërohen stacione të reja lëvizëse, të cilat duhet të japin një tregues më të qartë të shkallës së ndotjes së ajrit edhe për rajonet ku ndotja është më e shprehur.

“Instituti për mjedis jetësor dhe shëndet në UEJL po realizon zgjidhje të reja dhe koncepte për matjen e cilësisë së ajrit. Ne po zhvillojmë një sistem të ri për disa stacione lëvizëse, të cilat do t’i dërgojnë informatat deri te baza qendrore e të dhënave, ku do të bëhet një analizë më e mirë e shkaqeve për ndotjen e ajrit. Kjo pajisje tashmë funksionon, janë kryer matje provë, ndërsa tani punojmë në verifikimin e saktësisë së matjeve në krahasim me matjet referente të cilat i kryen Ministria e mjedisit jetësor.

Bëhet fjalë për pesë stacione matëse, të cilat janë stacione lëvizëse, mund të vendosen madje edhe në autobus, sepse furnizohen vetvetiu dhe të cilat, sipas cilësisë dhe çmimit, janë shumë më ekonomike se sa stacionet matëse statike të deritanishme. Këtë teknologji, gjegjësisht, senzorat e këtyre stacioneve matëse, prodhuesi i shfrytëzon edhe në programin e stacionit evropian hapësinor”, thotë Darko Spirovski nga Instituti për mjedis dhe shëndet në UEJL.  

Ajri në Tetovë, me ardhjen e sezonit të ngrohjes, ditë pas dite bëhet më i ndotur. Matjet e fundit për përqëndrimin e grimcave PM 10 në ajër tregojnë 160 mikrogramë në metër kub, që është tri herë më shumë se sa kufiri i lejuar me ligj. Dimrin e kaluar, përqëndrimi i grimcave  PM 10 në ajër jo rrallëherë tejkalonte edhe 20 herë mbi nivelin e lejuar.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира