NË MAQEDONI NUK MBAHET EVIDENCA E NUMRIT TË FËMIJËVE TË MBETUR JETIMË PËR SHKAK TË KOVIDIT

NË MAQEDONI NUK MBAHET EVIDENCA E NUMRIT TË FËMIJËVE TË MBETUR JETIMË PËR SHKAK TË KOVIDITMbi 1,5 milionë fëmijë kanë mbetur pa të paktën një prind ose kujdestar gjatë vitit të parë të pandemisë. (Foto: SDK.MK)

Në Maqedoni nuk mbahet evidencë precize se sa fëmijë kanë ngelur pa kujdesin e prindërve për shkak të kovid -19, si rrjedhojë e çkaje u janë përcaktuar kujdestarë apo janë strehuar në jetimore ose familje kujdestare. Nga Ministria për punë dhe politikë sociale thonë se nuk mbahet një evidencë e veçantë e arsyeve për shkak të të cilave këta fëmijë kanë mbetur pa prindër, duke marrë parasysh se të gjithë fëmijët kanë të drejtën për trajtimin dhe kujdesin e njëjtë nga institucionet kompetente për çështjen në fjalë. Gjithashtu, edhe nga Instituti i shëndetit publik, thonë se për anketimin e personave pozitivë me kovid përdorin anketë nga Organizata botërore e shëndetit. (OBSH)

“Qendrat për punë sociale veprojnë njëlloj për të gjithë fëmijët pa prindër dhe pa kujdes prindëror, pa marrë parasysh arsyet e humbjes së dy prindërve. Nuk mbahet një evidencë e veçantë për arsyet, duke marrë parasysh se të gjithë fëmijët kanë të drejtën e trajtimit të njëjtë nga insitucionet kompetente për çështjen në fjalë. Procedura për marrjen e fëmijëve nën kujdestari dhe përcaktimin e një kujdestari për ta nga qendrat për punë sociale është e njëjtë për të gjithë”, thonë nga Ministria.

Që aty shpjegojnë se në përputhje me Ligjin për familje, nëse një nga prindërit ka ndërruar jetë, fëmija vazhdon të mbetet me prindin tjetër, pa detyrimin për t’u evidentuar në qendrën për punë sociale. Për fëmijët që kanë humbur prindërit, nëse nuk ka se kush të përkujdeset për ta, këtë përgjegjësi e merr Qendra për punë sociale. Kështu, atyre u përcaktohet kujdestar i cili do t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e tyre. Nëse fëmija nuk jeton me kujdestarin, sigurohet një familje e cila është forma më e duhur për mbrojtjen e fëmijës.

Nga departamenti i epidemiologjisë të sëmundjeve ngjitëse në Institutin e shëndetit publik thonë se nuk mbajnë evidencë për atë se sa i madh është numri i fëmijëve të cilët kanë mbetur pa kujdes prindëror për shkak të kovid-19.

“Për anketimin e personave pozitivë përdoret anketa e përpunuar nga OBSH. Në këtë anketë nuk ekziston një pyetje e tillë, nga ku mund të nxjerrim të dhëna dhe gjithsesi, kjo nuk i përket fushës së përpunimit të sëmundjeve ngjitëse”, thonë nga Instituti i shëndetit publik.

Për faktin nëse dhe kush mban evidencë për fëmijët jetimë nga kovidi dhe nëse ka plane për një ndihmë të veçantë për këta fëmijë në shtet, nuk kemi marrë asnjë të dhënë as nga zyra lokale e UNICEF-it.

Sipas llogaritjes së studimit të gazetës mjekësore “Lanset”, nga marsi 2020 deri në prill 2021, për shkak të koronavirusit, një milion e 134 mijë fëmijë në botë kanë mbetur pa të paktën një prind apo kujdestar. Numrin më të madh të fëmijëve jetimë nga virusi ka Peruja, e më pas Afrika e Jugut, Meksika, Brazili, Kolumbia, Irani, SHBA, Argjentina dhe Rusia. Numri i fëmijëve që kanë mbetur jetime tejkalon numrin e të vdekurve në moshë nga 15-50 vjet.

Sipas evidentimit në SHBA, mbi 167.000 fëmijë kanë humbur të paktën një prind apo kujdestar për shkak të kovidit. Dr. Charles Nelson, profesor i pediatrisë dhe psikologjisë në Fakultetin e mjekësisë në Harvard, i quan këta fëmijë jetimë nga kovidi dhe këtë e konsideron si një çmim të fshehur që e paguan pandemia.

“Nëse fëmijët vajtojnë për humbjen e prindërve të tyre dhe nëse kjo humbje nuk shërohet, efektet afatshkurta mund të shndërrohen në efekte afatgjata. Nga momenti kur humbin një fëmijë, fëmijët ndjehen se e gjithë bota e tyre është përmbysur. U nevojitet mbështetje dhe ndjenjë sigurie nga një i moshuar, i cili është aty për ta në çdo kohë. Ajo gjë për të cilën kemi nevojë është një rrjet mbrojtës që do ta mbështjellë fëmijën sa më shpejt”, thotë dr. Nelson.

Nga Ministria për shëndetin e grave dhe fëmijëve në Indi, një vend i cili ishte shumë i goditur nga lloji Delta, në fund të vitit 2021 publikuan se në periudhën mes 1 prillit dhe 25 majit, 577 fëmijë kanë humbur të dy prindërit nga koronavirusi, andaj Qeveria ka shpallur masa të reja për t’i ndihmuar fëmijët jetimë, me një fond prejt 13.970 dollarëve të ndarë për çdo fëmijë, para të cilat do t’u jepen si bursë, kur të kenë 18 deri 23 vjet. Disa shtete, si Peruja, e cila ka 33 milionë banorë dhe mbi 93.000 kovid-jetimë, fëmijëve u japin nga 50 dollarë pension mujor kovidi.

ZH. ZDRAVKOVSKA.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира