KOCE DHE QEVERIA GJATË TETË VJETËVE KANË SJELLË VENDIME QË E E RRISIN NIVELIN E HELMEVE NË AJRIN E SHKUPIT

a:2:{s:16:"td_post_template";s:18:"single_template_EU";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

KOCE DHE QEVERIA GJATË TETË VJETËVE KANË SJELLË VENDIME QË E E RRISIN NIVELIN E HELMEVE NË AJRIN E SHKUPIT

Të gjitha stacionet matëse të Ministrisë për mjedis jetësor në Shkup, mbrëmë tregonin nivel të rritur të pranisë së grimcave kancerogjene PM10 dhe PM2,5. Ndotja e ajrit në ambient është më e lartë gjatë orëve të mbrëmjes. Parmbrëmë në ora 21, stacioni matës në Lisiçe tregoi 600 mikrogramë grimca në një metër kubik, që do të thotë 12 herë më shumë se masa e lejuar prej 50 mikrogramëve. Në ora 23, në Gazi Babë dhe në Karposh ishin matur 350 mikrogramë grimca në një metër kubik. Qyteti i Shkupit dhe kryetari Koce Trajanovski, mbrëmë, mes rekomandimeve të shumta bënë edhe një apel që në shtëpi të mos bëhen ajrosje, pasi ajri është i ndotur.

“Realisht, ka kaluar një vit, ndërsa ndotja e ajrit në Shkup është në nivelin e njëjtë alarmues. Ajri është i pashëndetshëm dhe i rrezikshëm. Automjetet janë një vit më të vjetra, kurse numri i njerëzve dhe i pemëve ka rënë. Për këtë vit, shpallja e vetme publike dhe aktiviteti me temë ndotje ajrore janë rekomandimet e përsëritura drejt qytetarëve (në 2015 nga Ministria për mjedis jetësor), ndërsa mbrëmë nga Qyteti i Shkupit”, thotë Marija Gjorçeva, inxhiniere e mjedisit jetësor, e cila vjet bëri analizë vërtetuese të ndotjes ajrore gjatë 12 vjetëve të fundit, në krahasim me aktivitetet e ndërmarra, që ndikojnë mbi cilësinë e ajrit, gjë që jehoi më shumë në publik. Analiza tregoi që ndotja e ajrit është e dokumentuar, ashtu siç janë dokumentuar edhe masat që duhet ta ndalojnë, por masat e marra nga pushteti i qytetit dhe i shtetit janë krejtësisht të kundërta – në vend që ta ndërpresin ato shpien drejt rritjes së ndotjes.

Respektivisht, edhe pse në Planin Lokal Veprues Ekologjik për Shkupin, nga 2013 thuhet që komunikacioninë mënyrë të dukshme bën pjesë në ndotjen e ajrit, Qeveria megjithatë stimulon blerjen e edhe më shumë automjeteve dhe lejoi importimin e automjeteve të vjetra (Eurostandard 1 dhe 2, ndërsa në EU nga viti 2014 është inkuadruar Euro 6 standard). E zmadhoi hapësirën dedikuar automjeteve edhe më shumë, me zgjerimin e rrugëve, dhe këtë e bëri në dëm të gjelbërimit dhe rrugëve për këmbësorë. Trotuaret ua mori këmbësorëve dhe i bëri parkingje me pagesë. Investoi në makijazhin e transportit publik. Edhe në pjesën e dytë të PLVE-së nga 2011, si në të gjitha raportet vjetore për cilësinë e ajrit në Shkup, Gjorçeva vërteton që vlen përfundimi që industria bën pjesë në emisionin e grimcave PM me përqindje më të lartë. Duke pasur parasysh këtë përfundim, Qeveria megjithatë e vonon procesin për inkuadrimin e lejeve ekologjike të integruara. Në vend që kjo të përfundojë në 2008, u shty për 2014, kurse për disa kapacitete edhe për 2018. Në po të njëjtin PLVE, është vërtetuar që në transmetimin e përgjithshëm të grimcave PM, shtëpitë bëjnë pjesë me pothuaj 18 përqind, mirëpo edhe krah kësaj, Qeveria jep subvencione për dru për ngrohje.

Masa e vetme konkrete për uljen e ndotjes së vjetshme janë subvencionet për 196 shkupjanë të cilën blenë soba me peleta.  Për krahasim, Qyteti i Shkupit për subvencionet për këto soba me peleta ndau 5,890,000 denarë, dhe pothuaj kaq para, 5.245.000 denarë, harxhoi për ndriçimin e rrugës për xhoging përgjatë Vardarit me kandelabra baroku.

Gjorçeva për SAKAMDAKAZAM.MK i analizoi rekomandimet e Qytetit të Shkupit në krahasim me indikatorët për mjedisin jetësor të Ministrisë.

Një pjesë e rekomandimeve sigurisht që tashmë janë të parapara me Ligjin për mbrojtje të mjedisit jetësor si të detyrueshme, ndërsa për mosrespektimin e disa prej tyre janë të parapara edhe dënime:

.U bëhet thirrje vozitësve të automjeteve të ngarkuara rëndë ta respektojnë sinjalizimin në komunikacion për lëvizje brenda qytetit

.U bëhet thirrje pronarëve dhe shfrytëzuesve të kamionëve që të mos i përdorin këto automjete derisa nuk kanë lëshim të rregullt të gazrave ndotëse.

.U bëhet thirrje qytetarëve që gjatë ngrohjes së shtëpive të tyre të mos përdorin karburante të padefinuara dhe mbeturina prej proceseve të ndryshme teknologjike (mbeturina vajrash, materialesh të llakosura dhe të ngjyrosura prej druri dhe mobilie, stiropor, ambalazhime plastike, gomë ose materiale sintetike.)

. Rekomandohet që të mos përdoren pajisje për ngrohjen e hapësirave dhe për gatim me karburante fosile,  sidomos nëse pronarët dhe shfrytëzuesit janë të vetëdijshëm që nuk kanë siguruar emision efikas  të tymit.

. Rekomandohet që oxhaqet të pastrohet rregullisht

.Paralajmërohen udhëheqësit dhe personave juridikë që t’i shtyjnë të gjitha aktivitetet me materiale korrozive, ngjitës, ngjyra, llaqe, pesticide dhe gjëra të ngjashme me të cilat ndotet ajri në hapësirat.

. U bëhet thirrje udhëheqësve të kantierave, që para se të lëshohen kamionët jashtë kantierës, detyrimisht të organizohet larje e gomave në  mënyrë që të hiqet balta dhe pluhuri, ndërsa gjatë transportit të materialit ndërtimor nga gërmimi, kamionët të mbyllen me ceradë.  

. U bëhet thirrje afaristëve, që proceset e tyre teknologjike t’i kryejnë me vëmendje të madhe dhe të shmangin gjithçka që nuk është e nevojshme, por që mund të ndikojë në cilësinë e ajrit në qytet, si dhe të  bashkëpunojnë me inspektimin e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor dhe Inspektoratin e Qytetit të Shkupit.  

Ndërsa një pjesë e rekomandimeve bazohen vetëm në mbrojtjen momentale të vetëm një pjese të popullatës:

. U bëhet thirrje qytetarëve që të lëvizin në vende të hapura vetëm për dalje të domosdoshme.

.Rekomandohet që kategori të veçanta të popullatës (fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurit kronikë, njerëzit më të moshuar) të mos dalin në rrugë.

. Rekomandohet që qytetarët të mos i ajrosin hapësirat në të cilat qëndrojnë.

Ndërkohë, gjendja në Maqedoni, sipas “Indikatorëve të mjedisit jetësor” nga Ministria kompetente është si në vijim:

VJETËRSIA E AUTOMJETEVE

“Nga të dhënat e rishikuara gjatë periudhës (1990-2014), për të gjitha kategoritë e automjeteve, mund të vihet re që numër më të madh nga i gjithë numri i automjeteve  bëjnë automjetet me vjetërsi mbi 10 vjet” (automobila të rrugës – mes 14,43 dhe 17,7; autobusët kanë trend të ndryshueshëm të uljes dhe ngritjes dhe gjenden mes 20 dhe 15,3 vjet; kamionë – mes 16 dhe 14,1 vjet; automjete tërheqëse – vjetërsia mesatare e të cilave ka trend të uljes në periudhën nga 2001 deri më 2014 dhe gjendet mes 16,12 dhe 12,01 vjet.)

LLOJE TË KARBURANTEVE NË KOMUNIKACION

“(1995-2014)  Përdorimi i benzinës nga automobilat është më i madh, por me trend të rënies nga 40% gjatë periudhës së rishikimit. Si pasojë e përdorimit të benzinës, përdorimi i naftës ka trend të rritjes nga 2,3% në 1995, deri më 39,1 në 2014, që nuk do të thotë që është një përmirësim në krahasim me mbrojtjen e mjedisin jetësor dhe zvogëlimit të emisioneve në ajër. Llojet e tjera të karburanteve  kanë një pjesë shumë të vogël me tendencë për t’u rritur dje gjenden nga 0,5% në 1995 deri më 3,0% në 2014.”

GJENDJA ME PYLLËZIMIN

Përqindja e hapësirës së pyllëzuar me pyje të reja ka trend të ndryshueshëm të uljes dhe rritjes së hapësirave. Në periudhë nga 1990 deri më 2001 ka rënie të dukshme prej 52,8%, pastaj, deri më 2003 ka rritje prej 53,2%, e pastaj përsëri rënie prej 37,3% deri më 2007. Rrija më të madhe ka nga 2007 deri 2009, 12,23%, që më vonë të ketë edhe rënie më të madhe prej 62,2% dhe 73,2% deri në 2014.”

INVESTIME DHE HARXHIME PËR MBROJTJE TË MJEDISIT JETËSOR

“Në periudhën nga 2013 deri më 2015, investimet dhe harxhimet tregojnë një trend të rënies. Krahina më e madhe për investime dhe harxhime të aktiviteteve të lidhura me mbrojtjen e mjedisit jetësor është krahina për menaxhim të mbeturinave. Investimet dhe harxhimet  e përgjithshme për mbrojtje të mjedisit jetësor ne vitin 2014 janë më të ulta në krahasim me vitin 2013, për 12,3%. Trendi për ulje vazhdon edhe në 2015. Në 2015 më së shumti mjete janë investuar në veprimin e mbeturinat në 2014 dhe 2013 për sistem cirkulativ për furnizimin me ujë.

Raporti mes harxhimeve për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe prodhimit shtëpiak bruto është tregues i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor në raport me aktivitetin e përgjithshëm ekonomik. Në periudhën prej 2013 deri më 2014 pjesëmarrja e harxhimeve është rreth 1,3% e BDP, gjegjësisht 1,06 në 2015”.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира