PA HISTERI

BE-ja po e merr seriozisht atë se Bullgaria do që maqedonasit të bëhen bullgarë

1 Vetoja bullgare tashmë nuk është problem. Zhgënjimi vjen nga fakti se kushtet që i vuri Bullgaria për heqje të vetos, shtetet e tjera anëtare të BE-së i pranuan si parim – mosrespektim i popullit maqedonas, mosrespektim i gjuhës maqedonase, vendosje e historisë si parim për anëtarësim dhe përzierje në punët e brendshme të një shteti sovran.
Presidenti i Francës Emanuel Makron, në emër të kryesisë së Bashkimit thotë se “janë afër marrëveshjes që mundëson drejtësi për kërkesat e bullgarëve dhe do të vazhdojë të negociojë me “verimaqesonasit”.

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei thotë se “BE-ja i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet e bullgarëve dhe se ata janë pjesë e procesit negociues”.

Domethënë BE-ja po e merr seriozisht atë se Bullgaria do që maqedonasit të bëhen bullgarë.

Ky Bashkim evropian nuk është bashkësia evropiane për të cilën ëndërronim para 30 vjetësh. Ky Bashkim evropian nuk është Bashkësia në të cilën u dashuruam si të rinj dhe naivë para 20 vjetësh. Ky është një Bashkim evropian ku mbizotëruan vlerat bullgare e që na thotë që nëse duam t’i bashkangjitemi, duhet të zhdukemi.

2 Kryetarja e Komisionit evropian Uruslla fon der Lajen më 23 qershor tha se “kjo është një ditë e madhe për Evropën” sepse Ukraina dhe Moldova morën statusin e kandidatit. Ndërsa jemi në pritje të Putinit që menjëherë ta ndërpresë agresionin mbi Ukrainën duke qenë se ka sulmuar një shtet-kandidate të BE-së, po përpiqem të kuptoj se pse kjo është një ditë e madhe për Evropën. Për ne, jo. Maqedonia dhe Shqipëria nuk i filluan negocimet. Kosova nuk mori liberalizimin e vizave. Bosnja dhe Hercegovina sërish nuk u bënë kandidate për BE. Serbia dhe Mali i Zi nuk shkuan më larg se ku kishin arritur me negocimet.

Ky është një Bashkim evropian të cilit më nuk mund t’i besohet sepse nuk e mban fjalën. Ndërkohë që Ukrainës i jepnin status kandidati ngaqë është sulmuar dhe gjendet në luftë, ofenduan gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat përkundër të gjitha luftrave vëllavrasëse dhe shembjeve, tashmë tridhjet vjet mbahen duke pritur në korridor, duke u premtuar ardhmëri evrpiane, por – “bëjeni vetëm edhe këtë”, “ja, vetëm edhe komshiun mos ta hidhëroni”, “veç edhe këtë ligj ta ndryshoni”, “veç luftë të mos bëni”…

Në rastin e Maqedonisë – tani vetëm edhe emrin duhet ta ndryshoni. E ndryshuat? Super. Liderët i keni shumë të guximshëm, do t’u japim çmime dhe do të fotografohemi bashkë me ta. Hajde tani, vetëm edhe gjuhën të mos e quani kështu. E pas gjithë kësaj, nëse Bullgaria lejon, do të mund të fillojmë me negociatat.

Paska ardhur puna deri te lufta, vallë? Për Ballkanin po flasim. Këtu zor se mund të mbahet paqja për gjatë kohë. Të paktën për këtë pikë, për luftën, do të merremi vesh pa problem. Nëse ky është kushti për BE-në.

3 Lëri këto, po çfarë bëjmë ne tani këtu? Si të merremi vesh, vallë, se cili është interesi ynë shtetëror? Pas kësaj pike kthyese në politikën e Bashkimit evropian ndaj zgjerimit, është e pritshme që kryeministri Dimitar Konvaçevski të punojë në bashkimin e të gjithë faktorëve politikë dhe të publikut. Në vend që të takohet direkt me Hristijan Mickoskin – të thotë “keq është puna, kjo për ne është shumë e rëndësishme, shumë më e rëndësishme se sa nëse unë mbetem në pushtet apo ti shkon në zgjedhje të parakohshme. Le të biem dakord për hapat e radhës kur është e dukshme se nuk mund t’i luajmë të gjitha kartat me BE-në”, në vend që të kërkojë bashkëpunëtorë të rinj, Kovaçevski i prishi punët edhe me miqtë.
Tha se ekspertët paskan qenë histerikë për propozimin francez.

Ne mendonim se interesi shtetëror është më i madh se sedra e kryeministrit. Kështu siç ka nisur ai, edhe miqtë do t’i bëjë armiq. Pak ndasi kemi në këtë shtet. Edhe kjo na duhej.

Është normale që opinioni publik të jetë shqetësuar. Si fillim, për arsye se Bullgarisë nuk mund t’i besohet. Në tri vjetët e fundit, Bullgaria bëri kaq shumë veprime armiqësore kundër nesh, sa që nuk mund t’i besosh se nuk do të vazhdojë edhe në të ardhmen me po këtë sjellje armiqësore.

Mirëpo, më shumë se Bullgaria më frikëson paaftësia e elitave tona politike dhe administratës shtetërore. Kemi të bëjmë me një armik, por a kemi në të vërtetë kapacitet si shtet që të përballemi me të? Nuk dyshoj në vullnetin e mirë të politikanëve, por më frikëson joprofesinalizmi i tyre, egoizmi, ekskluziviteti dhe mospasja e një kulture dhe ndershmëria politike. Jo vetëm tek qeveria por edhe tek opozita, duke përfshirë gjithë opozitën, jo vetëm VMRO-DPMNE-në.

Ja ku janë vijat e kuqe të qeverisë që i lajmëroi Kivaçevski në Bruksel – nuk flasim për gjuhën maqedonase, historia nuk mund të jetë pjesë e kornizës negociuese dhe së pari do të fillojnë negociatat, e pastaj do të futen bullgarët në Kushtetutë, bashkë me kroatët dhe malazezët.

Vallë, VMRO-DPMNE ka dhe vija të tjera të kuqe?

Është koha që qeveria dhe opozita të fillojnë të merren më shumë dhe më ndershëm me Maqedoninë, se sa me kërkesat e Bullgarisë. Ndërsa ne të ftillohemi pak në lidhje me BE-në.

Le të mos jemi histerikë.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира