Komisioni shtetëror zgjedhor në ora 3.30 të mëngjesit i ndërpreu diskutimet publike për ankesat e dorëzuara nga partitë politike për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Komisioni do të vazhdojë me punë sot pasdite.
KSHZ-ja deri më tani ka refuzuar shtatë nga ankesat Besës, ndërsa grafologu që duhej të bënte ekspertizën e nënshkrimit në vendvotim pas ankesës së tetë të Besës, mbërriti në KSHZ pak para prolongimit. Akoma nuk është gjetur proces verbal sipas formularit 15, për një vend zgjedhor në komunën Tearce në NJZ 6. Komisioni dje diskutoi rreth 4 propozimeve të LSDM-së, të cilat i refuzoi.
Mbrëmë, diku rreth orës 22, disa qindra qytetarë të lidhur me VMRO-DPMNE-në u mblodhën para selisë së KSHZ-së për të protestuar kundër ankesave të LSDM-së dhe Besës. Siç deklaruan, ata konsiderojnë që dikush po mundohet ta vjedhë fitoren e tyre zgjedhore.
Në protestë duartrokitej “Qoseto është i gjallë” dhe herë pas here këndohej “Le ta marrin vesh shqiptarët e mallkuar”.
Antonio Milloshoski, Vllatko Gjorçev dhe Ilija Dimovski e thërritën KSHZ-në që ta pranojë “fitoren e pastër të VMRO-DPMNE-së”. Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Valentina Bozhinovska, tha që kjo është “nata e thikave”. Kryetari i Prilepit, Marjan Risteski, drejtoi mesazh deri te “hyzmeqarët e shërbimeve të huaja”, ndërsa drejtori i arkivit të shtetit, Filip Petrovski, iu drejtua një ambasadori pa ia thënë emrin, derisa njerëzit e mbledhur duartrokisnin “hajdutë, hajdutë”.