BULDOZHER PËR “INSIEME”-N

Se a vjedhin në emër të maqedonizmit apo të integrimeve në BE, s’ka dallim

1 Nëse në një anketë për mendimin publik politik, pyetja është: “Cili është peroni ndaj të cilit jeni anuar më shumë”, 7 përqind të të anketuarve përgjigjen me Nikolla Gruevskin, ky është vërtetimi më i madh për dështimin e LSDM-së. E madje, edhe për dështimin e Hristijan Mickoskit. Ato 7 përqind janë një rezultat super i dobët për një lider politik, por megjithashtë janë më shumë se kryeministri Hristijn Mickoski me 6 përqind, në anketën që e bëri Instituti amerikan ndërkombëtar republikan (IRI).
Vetë përqindja është në korniza të një gabimi statistikor. Por, është fakt se pas gjashtë vjetëve që kur nuk është në pushtet dhe katër vjeteve që kur u largua nga shteti, emri i Gruevskit vazhdon të lidhet me një politikan ndaj të cilit ia vlen të anohesh – njeriu që e robëroi shtetin dke na përgjuar, vjedhur në zgjedhje, që na i shkatërronte mediat, që na e robëroi gjyqësinë, e përvetësoi policinë dhe shërbimet sekrete, i grabiti të gjitha bizneset më fitiprurëse duke mbyllur biznese të të tjerëve, organizoi sulm të armatosur të Kuvendit, dhe në fund, me paratë që i vodhi prej nesh u largua në bagazh dhe nga Budapesti na falenderon për besimin.

Kush do ta kujtonte Gruevskin apo do ta llogariste se ekziston, nëse LSDM-ja në gjashtë vjetët e fundit do të kishte siguruar jetë më cilësore? Pas gjashtë vjetësh pa Gruevskin, qeveria vlerësohet për nga ajo se sa na ka siguruar jetë më të mirë, e jo për nga ajo se sa na e ka shkatërruar jetën Gruevski. Jo vetëm që nuk ka ndryshuar cilësia e jetës, jo vetëm që nuk kanë arritur të sigurojnë shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, administratë publike më efikase, korrupsion më të ulët, shtet më të rregullt, kushte njerëzore për jetesë në komuna, partizim më rë ulët, qasje në drejtësi…Herë paska qenë marrëveshje me Fronteksin, herë jo. Herë Kovaçevskit i është rritur rejtingu për 1,4 përqind në muaj, herë jo. Herë korrupsionin e kanë fshehur pas patriotizmit të “Një emër kemi”, herë pas evropeizmit të “Insieme”-s. Se a vjedhin në emër të maqedonizmit apo të integrimeve në BE, s’ka dallim.

Është akoma më keq. Na e kanë vrarë shpresën.

2 Nuk është njësoj. Tani jemi NATO. U bëmë viktimë që të hymë në NATO dhe e ndryshuam emrin e shtetit. Por, çfarë bëri tjetër shteti veçse që edhe gjashtë vjet pas Gruevskit ende na kërcënohet se do të na kthehet – Gruevski?
Sakrifica e re që do ta kërkohet është që sërish të ndryshohet Kushtetuta dhe të futen bullgarët në Preambulë, edhe pse kjo nuk është asnjë lloj garance se Bullgaria nuk do ta keqpërdorë anëtarësinë e saj në BE dhe që nuk do të na bllokojë pafundësisht. Sidomos që me veton bullgare pamë se fjala e dhënë  nuk ka vlerë, e as vlera themelore dhe parimet mbi të cilat themelohet ideja e BE-së shkelen nga vetë anëtaret e BE-së. E ndoshta kurrë nuk do të hyjmë në BE.

Sekretari gjeneral i LSDM-së Mile Zeçeviq-Vardarski, në tubimin partiak të javës së kaluar në “Boris Trajkovski” në Shkup tha se “nuk do të ketë kompromis për të ardhmen” dhe u kërcënuar “Do ta shkelim si buldozher secilin që do të pengohet në atë rrugë”.

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja nuk janë të njëjta. Të paktën liria e fjalës dhe e mendimit nuk janë bllokuar si në kohën e Gruevskit, kur kërcënoheshin me hedhjen në hendek. Merret frymë më lirshëm. Mirëpo, liria është punë relative. Retorika nga tubimi në “Boris Trajkovski”, për shkak të të cilit ishte bllokuar gjysma e Shkupit, ishte e tmerrshme dhe të kujtonte mu ato kohëra që përpiqemi t’i harrojmë.

3 Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin vjetor në Kuvend tha se “nuk do të ketë drejtësi përserisa janë në liri gjykatësit dhe prokurorët që marrin vendime kandaloze, pas të cilave me siguri qëndrojnë motive korruptuese”.
Nuk është tamam ashtu. Ja, Katica Janeva nuk është në liri. Prokurorja speciale përfundoi në burg, e njerëzit më të rëndësishëm të cilët ajo i akuzoi janë në liri ose do t’u vjetërohen veprat.

Në librat e ardhshëm shkollorë, për këtë periudhë të historisë euroatlantike të Maqedonisë, fëmijët do të mësojnë se maqedonoasit ia ndërruan shtetit emrin dhe i futën bullgarët në Kushtetutë në mënyrë që Sasho Mijallkovi të mos shkojë në Idrizovë, ndërsa kushëriri i tij Nikolla Gruevski ta analizojë Frojdin dhe veprimtarinë e Koço Racinit, teksa ëndërron në Budapest se si do të kalërojë mbi një kalë të bardhë nën koqet e Bukefalit në sheshin e shkatërruar Maqedonia të Shkupit.

Përktheu: Fjolla Zllatku 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира