Gjykata kushtetuese e refuzoi iniciativën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Planit të Detajuar Urbanistik (PDU) për Bunjakovecin, ku përfshihet dhe hapësira e “Treskës” në Shkup. Iniciativa e 14 korrikut u ngrit nga iniciativa qytetare “Shansa za Centar” dhe avokatja Suzana Joshevska për të parandaluar zbatimin e tij të mëtejshëm që do të jetë në dëm të interesit publik.
Por, siç lajmëruan sot nga “Shansa za Centar”, Gjykata kushtetuese, pa diskutim dhe pa thirrur ekspertë, e refuzoi iniciatiën për vlerësim të kushtetueshmërisë së planit.
- NDËRTIMET NË “TRESKA” NDËRTOHEN 24/7, MË KOT KA FORMUAR LËNDË GJYQI KUSHTETUES
- “SHANSA ZA CENTAR” KËRKON QË GJYKATA KUSHTETUESE TA SHFUQIZOJË PLANIN E DETAJUAR PËR BUNJAKOVECIN DHE TA STOPOJË NDËRTIMIN NË “TRESKA”
- GJYKATA KUSHTETUESE FORMOI LËNDË PËR PLANIN E KONTESTUAR BUNJAKOVEC 2 ME GJITHË NDËRTIMET TE “TRESKA”, DO TË EKZAMINOHET NËSE ËSHTË NË PËRPUTHJE ME PLANIN E PËRGJITHSHËM TË SHKUPIT
“Për fat të keq u vërtetua rregulli “Kushtetuta mund të ndryshohet, por PDU asesi”. Flasim për mbi 1 milion metra katror bruto sipërfaqe të ndërtuar në vend të 400.000 që i lejon PPU. Mbi 60% ndërtime për banim në vend të 22% që lejon PPU, mbi 33.000 banorë në vend të 12.500, mbi 9.300 numër mesatar të familjeve në vend të 3.4000. Do të ketë 0.36 metra katrorë gjelbërim për banor apo fare…” thonë nga iniciative “Shansa za Centar”.
Në “Treska” tashmë ndërtohen me të madhe ndërtesat e para, e siç thonë banorët e ndërtesave përreth, ndërtohet 24/7. Plani parashikon ndërtimin e objekteve të reja të hapësirës së fabrikës të mëparshme “Treska”, gjë që do të thotë shkatërrim të hapësirës dhe realizim të të ashtuquajturave “napolitanka”, të vizatuara në kohën e qeverisë së VMRO-DPMNE-së.
А. ANTEVSKA