ËSHTË ANULUAR PLANI RREGULATIV PËR LAGJEN VLLAE, PARANDALOHET NJË BETONIZIM I RI NË SHKUP

ËSHTË ANULUAR PLANI RREGULATIV PËR LAGJEN VLLAE, PARANDALOHET NJË BETONIZIM I RI NË SHKUPIniciativë për anulimin e planit u ngrit nga “Zelen human grad”, me kërkesën e grupit qytetar “Borba za Vlae”, i cili shumë herë ka organizuar protesta kundër vendimeve të reja për lagjen. (Foto: Borba za Vlae)

Këshilli i Qyteti të Shkupit mbrëmë e anuloi Planin rregulativ C3 10 për lagjen Vllae. Ky plan është bazë për përpunimin e Planit të detajuar urbanistik për këtë lagje, me të cilin parashikohen ndërtesa dhe betonizim të tërësishëm të Vllaes. Me këtë, tani nuk vlen PDU i cili njëherë ishte në anketë publike, por për shkak të vëretjeve dhe protestave të qytetarëve është kthyer për përpunim të mëtejshëm.

Iniciative për anulimin e planit u ngrit nga “Zelen human grad”, me kërkesën e grupit qytetar “Borba za Vlae”, i cili shumë herë ka organizuar protesta kundër vendimeve të reja për lagjen.

Për anulimin e planit votuan 23 këshilltarë dhe atë dy këshilltarë nga “Zelen human grad”, grupi këshillues i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, një anëtar nga Aleanca/Alternativa, grupi këshillues i Levicës dhe dy këshilltarë nga Aleanca/Alternativa, grupi i këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicioni u përmbajtën nga votimi, kurse i gjithë grupi këshillues i BDI-së nuk ishte i pranishëm në sallën e votimit.

  • ME PDU TË RI DO TË LULËZOJNË 10-KATËSHE NË VENDIN E KINEMASË VLLAE, SI DHE NJË KISHË NË KOPSHTIN INKLUZIV TË FËMIJËVE DERI TE SHESHI DELFINA
  • PO VIZATOJNË RRUGË NË OBORR SHKOLLOR PËR TË NDËRTUAR 11-KATËSHE, PETICIONI I BANORËVE TË VLLAES KUNDËR PLANIT TË RI

Me Planin urbanistik të detajuar të miratuar në bazë të Planit rregulariv, parashikohen ndërtesa në hapërsirën në kinamanë e dikurshme Vllae, gjegjësisht pas stacionit të autobusit në bulevardin Partizanski odredi. Ndërtesat planifikoheshin të jenë në lartësi prej 6 deri në 10 kat. Parcela për shenja për rrugë është zgjeruar edhe në rrugën Esperanto deri te sheshi Delfina. Me planin e ri, rruga prashikohej që të depërtojë deri pas kinemasë, gjejgësisht para shkollës fillore “Dimo Haxhi Dimov”.

Në vendin e kopshtit inkluziv për fëmijë me nevoja të veçanta në sheshin Delfina, ishte vendosur shenjë për kishë. Kopshti është bërë para dy vjetëve dhe atë aso kohe e hapi ish –kryetari Stefan Bogoev.

Shenjë për ndërtim parashikohej edhe në hapësirën e zbrazët te “Kam marketi” gjegjësisht në sektorin ku lagjja Vllae kufizohet me lagjen Hrom. Kjo hapësirë, siç thonë banorët, është tokë shtetërore dhe kërkojnë të bëhet një park, e jo të shitet toka për interese të biznesit me ndërtues private.

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира