MBI 130 NXËNËS KËTË SEMESTËR JANË ÇREGJISTUAR NGA SHKOLLAT E KUMANOVËS, BASHKË ME PRINDËRIT PO SHPËRNGULEN JASHTË SHTETIT

MBI 130 NXËNËS KËTË SEMESTËR JANË ÇREGJISTUAR NGA SHKOLLAT E KUMANOVËS, BASHKË ME PRINDËRIT PO SHPËRNGULEN JASHTË SHTETITNë fund të vitit të kaluar nga shkollat e Kumanovës janë çregjistruar plot 397 nxënës, dyfish më shumë se në semestrit kur ky numër ishte rreth 150. (Foto:SDK.MK)

Shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës në semstrin e dytë mbetën pa 131 nxënës nga ata që ishin regjistuar në fillim të vitit. Sipas Sektorit të arsimit në Komunën e Kumanovës, më i madh është numri i të çregjistruarve në shkollat fillore sesa në shkollat e mesme.

“Në katër shkolla të mesme të Kumanovës në vitin shkollor 2013/2014 janë regjistruar 3.596, ndërsa janë çregjistruar gjithsej 29 nxënës. Ndërkohë që në shkollat fillore numri është më i madh dhe prej gjithsej 9.296 nxënës, ka 102 të çregjistruar. Këto të dhëna tregojnë për faktin se tendenca për shpërngulje nga shteti vazhdon edhe gjatë këtij viti”, thotë Aleksandar Jovanoviq, udëheqës i Sektorit të arsimit në Komunën e Kumanovës.

Ai shprehet se nxënësit e çregjistuar janë të kombësive të ndryshme, sepse familjet e tyre janë shpërngulur më parë apo po shpëngulen aktualisht në shtetet e Evropës perëndimore, ndërkaq një numër i vogël shkon edhe në qytetet e tjetra brenda shtetit. Shterje më të madhe ka nga shkollat më të mëdha të qyetit.

Në fund të vitit të kaluar nga shkollat e Kumanovës janë çregjistruar plot 397 nxënës, dyfish më tepër se në semestrin kur ky numër ishte rreth 150.

S. NIKOLIQ

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира