1 Po afrohen zgjedhjet. Partitë porositin anketa për popullaritet, i japin kurajo vetes duke i thënë se sa të fortë janë, shesin numra votuesish, deputetësh të zgjedhur, bëjnë kombinime se kush me kë do të formojë Qeveri…Këto tema janë seksionet e para të anketës, këto janë dhe temat e konferencave të shtypit dhe komunikatave partiake.
Por në të gjitha anketat, përqindje më të madhe se popullariteti i partive dhe i liderit të tyre është ajo që shënjon shqetësimin e të anketuarve – për korrupsionin, varfërinë dhe largimin e fëmijëve. Anëtarësismi në BE dhe marrëdhëniet janë aty diku në pjesën më të poshtme të listës, me përqindje më të vogël madje edhe nga besimi në gjyqësi.
Njerëzve tashmë nuk u intereson se kush do të vijë në pushtet, kur kanë shqetësim shumë më të madh – mospasja e perspektivës.
Njerëzit duan të sigurojnë bukën tani. Ndërsa ti u thua, kur do të shkojmë në BE, do të hani tortë.
2 Politikanët nuk mund ta pranojnë realitetin. Janë të zënë duke u marrë me veten. Nuk duhet të ketë as insulin, as libra, as dëftesa, as pasaporta, as drejtorët e klinikave nuk duhet të vijnë në punë, le të bëjnë sikur janë të sëmurë që të mos i ndërrojnë, le të përhapen sëmundje ngjitëse…Nuk u bëhet vonë për pacientat atyre. Gjithçka mund të vuajë, por partia jo.
Qeveria teknike u shpik që të përgatitet për të zbatuar zgjedhje . E jo që të jetë pesë minuta në pushtet. Qenka Aleanca, apo nuk qenka, qenka Taravari, Sela, ministri i shëndetit Mexhiti ndryshon drejtorë çdo tre muaj para zgjedhjeve, sepse nuk kanë rinovuar certifikatën e anglishtes, ndërsa atë e ndërrojnë ata që nuk dinë as maqedonisht…
Mirë ministrat që i ndryshojnë, ata janë politikanë, por drejtorët në spitale? Po edhe ata që pranojnë të bëhen drejtorë, çfarë mendojnë? Në bazë politike dhe etnike të vënë, e në po ato baza do të të ndryshojnë.
E njëqind ditë para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve partitë merren me veten. Vjedhja duhet të vazhdojë. Drejtori është drejtor. Dy ditë – dy ditë. Dhe kjo nuk bëhet vetëm që t’u qëndrojë në biografi, por bëhet edhe për përfitim. Të vidhet deri në ditën e fundit, po edhe mbas. Të ketë për ta, po pastaj t’u japin edhe atyre nën ta, e këta të dytët t’ua kthejnë me votë që të parët të mund të vazhdojnë të vjedhin. Sepse, nuk është qëllimi se si të bësh shtetin një vend më të mirë për të jetuar, por se si të vjedhësh sa më shumë duke qeverisur.
Për më tepër që të frikësojnë, se si qenka e papërgjegjshme të votohet për këtë, apo budallalleske të votohet për atë…Hajde, more. Pse, çfarë do të ndodhë? Çfarë tjetër mund të ndodhë, kur partia të thotë a të marrësh dhe kur të marrësh pushim mjekësor?
3 Jo se plumbat janë diçka e re në kulturën politike të partive të shqiptarëve në Maqedoni. Në BDI në të kaluarën shtihej me armë edhe kur dikush bëhej shef i një dege komunale, andaj, plumbi i gjetur në oborrin e liderit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nuk është ndonjë çudi e paparë.
Çfarë fuqie mund të jetë ajo që ta jep partia që të jesh i gatshëm edhe të vrasësh? Çfarë fuqie është ajo që ta jep funksioni, qoftë ai i deputetit, ministrit, drejtorit, apo i një të punësuari në M-NAV?
Nuk është çështja te ideologjia. Por te mosdënimi. Mosdënimi është fuqi, mosdënimi është pushtet. Kur se di se partia të lejon të shkelësh ligje, qoftë kjo vjedhje, qoftë parkim i gabuar, ndërtim i paligjshëm , duhanpirje në Kuvend, sulm në kullën e kontrollit apo plumb para dere – është njësoj.
4 Dhe tani, po të njëjtët këta, aktiviteti kryesor i të cilëve është të mbeten të padënuar dhe të vjedhin, do të sjellin ligj dipas të cilit vetë do të dënojnë veten nëse SHBA dhe Britania e madhe i zënë duke vjedhur dhe i vendosin në listën e zezë. Që kur paraprakisht vetë sollën ligj me të cilin, edhe nëse i kapin, shpejt do t’u vjetërohen krimet dhe nuk do të qëndrojnë në burg.
Mundohen se si t’i mashtrojnë amerikanët se i marrin seriozisht listat e tyre të zeza.
Si fillim, Qeveria e Dimitar Kovaçevskit përgatiti një tekst për ligj, por Qeveria e Talat Xhaferit e tërhoqi, e tani e kthyen përsëri, fshinë disa nene, vendosën disa të tjera, demek e kanë harmizuar me legjislaturën evropiane. Shpikën procedurë të tërë, çfarë do të bëhet nëse dikush vihet në listën e zezë të Uashingtonit.
Në thelb, tani më nuk do të presim që SHBA-ja të na japë prova për hajdutët tanë, por Prokuroria do të fillojë vetë të mbledhë provat, pasi disa ministri do t’i japin prova. Domethënë shteti ynë do të presë që Amerika dhe Britania e Madhe të vërë ndonjë njeri tonin në listë të zezë që t’i ngrejë institucionet. Sepse deri më sot Prokurorisë i ndalohej të gjuajë hajdutët nëse nuk janë në listën e zezë amerikane.
Ky ligj është në përplasje me ligjin që e sollën me procedurë të shpejtë, me flamur evropian, që t’i mbrojnë politkanët e korruptuar. Ndërkohë që të gjitha institucionet e kalojnë gjithë procedurën, atyre që ndodhen në listën e zezë të SHBA-së ,në Maqedoni do t’u vjetërohet krimi.
Ashtu që, të mos gëzohemi shumë për listat e zeza të SHBA-së. Sepse te ne, nëse të kap ligji apo jo, varet nga ajo nëse je në pushtet apo jo. Për fat të mirë, lista e zezë e SHBA-së nuk varet nga ajo se kush është në pushtet në Maqedoni. Për fat të SHBA-së, nuk është fati ynë.
4 Dhe tani, po të njëjtët këta, aktiviteti kryesor i të cilëve është të mbeten të padënuar dhe të vjedhin, do të sjellin ligj dipas të cilit vetë do të dënojnë veten nëse SHBA dhe Britania e madhe i zënë duke vjedhur dhe i vendosin në listën e zezë. Që kur paraprakisht vetë sollën ligj me të cilin, edhe nëse i kapin, shpejt do t’u vjetërohen krimet dhe nuk do të qëndrojnë në burg.
Mundohen se si t’i mashtrojnë amerikanët se i marrin seriozisht listat e tyre të zeza.
Si fillim, Qeveria e Dimitar Kovaçevskit përgatiti një tekst për ligj, por Qeveria e Talat Xhaferit e tërhoqi, e tani e kthyen përsëri, fshinë disa nene, vendosën disa të tjera, demek e kanë harmizuar me legjislaturën evropiane. Shpikën procedurë të tërë, çfarë do të bëhet nëse dikush vihet në listën e zezë të Uashingtonit.
Në thelb, tani më nuk do të presim që SHBA-ja të na japë prova për hajdutët tanë, por Prokuroria do të fillojë vetë të mbledhë provat, pasi disa ministri do t’i japin prova. Domethënë shteti ynë do të presë që Amerika dhe Britania e Madhe të vërë ndonjë njeri tonin në listë të zezë që t’i ngrejë institucionet. Sepse deri më sot Prokurorisë i ndalohej të gjuajë hajdutët nëse nuk janë në listën e zezë amerikane.
Ky ligj është në përplasje me ligjin që e sollën me procedurë të shpejtë, me flamur evropian, që t’i mbrojnë politkanët e korruptuar. Ndërkohë që të gjitha institucionet e kalojnë gjithë procedurën, atyre që ndodhen në listën e zezë të SHBA-së ,në Maqedoni do t’u vjetërohet krimi.
Ashtu që, të mos gëzohemi shumë për listat e zeza të SHBA-së. Sepse te ne, nëse të kap ligji apo jo, varet nga ajo nëse je në pushtet apo jo. Për fat të mirë, lista e zezë e SHBA-së nuk varet nga ajo se kush është në pushtet në Maqedoni. Për fat të SHBA-së, de, jo për fatin tonë.
5 Më vjen turp kur i dëgjoj lajmet se në shekullin 21 na vdesin fëmijë nga kolla e madhe sepse nuk janë të vaksinuar. Për më tepër, prindërit që i refuzojnë këto vaksina për fëmijët e tyre, ndajnë eksperiencat – kolla e gomarit trajtoheshka me qumëshin e gomarit.
Analfabetizmi u rrit bashkë më numrin e fakulteteve. Ta lëmë thjeshtësinë dhe mosbesimin në institucione. Ta lëmë edhe papërgjegjshmërinë ndaj mjedisit. Ama të mos besojnë në shkencë, por në satanistë dhe qumësht gomari!?
Kohë më parë, nxënësit e padisiplinuar dhe ata që nuk donin të mësonin, mësuesit i vinin në të ashtuquajturat “banka e gomarit”.
Pëse të vuajnë fëmijët nëse prindërit e tyre kanë qenë në bankën e gomarit?