Iu qëndroj besnik bindjeve të mia kombëtare në përkrahje të plotë të deklaratës së përbashkët shqiptare, liderit tim Ali Ahmeti dhe BDI-së”, thotë deputeti Artan Grubi.
Deputeti Artan Grubi sonte, në një deklaratë të shkruar lajmëroi që as ka qenë, e as do të jetë ndonjëherë për VMRO-DPMNE-në apo për LSDM-në.
Me shumë siguri, i nxitur nga shkrimet në media që thonë se ai përfaqëson anën që favorizon krijimin e Qeverisë bashkë me VMRO-DPMNE-në, bashkëpunuesi më i afërt i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në këtë mesazh me shkrim deklaron: “
Të nderuar, e vë re përfoljen e madhe dashakeqëse, tendencioze dhe intrigante në lidhje me qëndrimet individuale për situatën paszgjedhore në vend, andaj dua t’ju risiguroj se, unë nuk kam qenë asnjëherë, nuk jam sot, e as që do jam ndonjëherë as me VMRO e as me LSDM, por iu qëndroj besnik bindjeve të mia kombëtare në përkrahje të plotë të deklaratës së përbashkët shqiptare, liderit tim Ali Ahmeti dhe BDI- së”, shkruan deputeti Grubi.