Prokurorja speciale Fatime Fetai dhe prokurori publik shtetëror Marko Zvërlevski shoqëroheshin gjatë shfaqjes “Trashëgimtari” të Teatrit kombëtar të Prishtinës, me anë të së cilës u shënua 9 vjetori nga pavarësimi i Republikës së Kosovës. Edhe pse të dy prokuroritë në publik njihen si armiqësore, gjatë koktejit ato shkëmbyen biseda shoqërore, vuri re gazetari i SAKAMDAKAZAM.MK.
Regjisor i shfaqjes, me anë të së cilës u shënua festa kombëtare e Republikës së Kosovës, ishte regjisori maqedonas Sllobodan Unkovski. Ai e paraqiti shfaqjen në dhjetor të vitit të kaluar në Teatrin kombëtar të Prishtinës, sipas romanit të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, disa herë i nominuar për shpërblimin Nobel, Ismail Kadare.
Dramatizimi u realizua nga Goran Stefanovski, skenografia nga Kërste Xhidrov-Xhibi, kostimografia nga Roze Trajçevska, kurse muzika nga Zllatko Origjanski. Një nga rolet kryesore interpretohet nga aktori nga Maqedonia, Bajrush Mjaku.
Nikoqir i mbrëmjes ishte ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa. Salloni i Teatrit kombëtar të Maqedonisë ishte përplot me përfaqësues të partive politike të bllokut shqiptar të shtetit, ambasadorët e shumë shteteve të tjera dhe personalitete publike nga kultura, politika dhe gjykata. Ylli kryesor politik i mbrëmjes ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, i cili ishte i rrethuar nga bashkëpartiakë dhe bashkëpunues të tij. Në koktejin pas shfaqjes, vumë re që ai rrinte me liderin e Aleancës së shqiptarëve, Zijadin Sela.
Publiku e ndoqi satirën politike të bazuar mbi romanin e Kadaresë me duartrokitje të fuqishme dhe miratim të madh. Ajo flet për marrëdhëniet në shoqërinë shqiptare pas vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, në vitin 1981, i emëruar trashëgimtar nga udhëheqësi totalitar i Shqipërisë i asaj kohe, Enver Hoxha.
Goran Stefanovski thotë në lajmërimin rreth shfaqjes se për të është një nder që ka pasur mundësinë të punojë mbi dramatizimin e romanit i cili pati një arritje monumentale në fushën e letërsisë dhe përbënte analizë të thellë të fuqive të errëta dhe shkatërruese të politikës.
Festimi i nëntë vjetorit të Kosovës me shfaqjen e shkrimtarit shqiptar, me regjimin e regjisorit maqedonas mbante moton: “Kur arti flet, ne heshtim”.