MPB POHOI QË PERSONI M.Z. KA PARAQITUR LËNDIME, DEPUTETI ZEQIRI THOTË QË E KA LEGJITIMUAR NJË ZYRTAR POLICOR

a:1:{s:9:"td_source";s:44:"Скопје,САКАМДАКАЖАМ.МК)

    MPB POHOI QË PERSONI M.Z. KA PARAQITUR LËNDIME, DEPUTETI ZEQIRI THOTË QË E KA LEGJITIMUAR NJË ZYRTAR POLICOR

    Policia ka pohuar që mbrëmë ka marrë informacion nga Qendra e urgjencave “Nënë Tereza” në Shkup, se një person me inicialet M.Z. ka paraqitjur lëndime, thotë agjencia Meta.

    Inicialet përputhen me deklaratën e deputetit Muhamed Zeqiri, i cili tha që trupat e sigurisë së drejtorit të DSK, Sasho Mijallkov e kanë nxjerrë me dhunë nga kafeneja në qendër të Shkupit.

    Në buletinin e MPB thuhet që: “Në 19.02.2017 në ora 01.10 në Qendrën për urgjenca “Nënë Tereza”, është paraqitur një person me iniciale M.Z., i cili ka pasur lëndime, ndërsa sipas rrëfimit të tij, lëndimet i ka marrë nga sulmi fizik në një kafene nga një person i panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit që ka kryer sulmin dhe për qartësim të rastit”, thuhet në buletinin e MPB.

    Deputeti i LSDM Zeqiri akuzoi që njëri nga ata që e kanë nxjerrë nga kafeneja është prezantuar si polic.

    “Ndërkohë që zhvillohej skena jashtë objektit, njëri na ta nxori legjitimim polici dhe më kërkoi të dentifikohesha. Ndërkohë që e nxirrja letrën e njoftimit, një person tjetër më sulmoi nga pas në kokë. Rastin e paraqita në polici. Gjithashtu skandaloz është fakti që policit të cilit po i jepja deklarat., nuk dëshironte që ta shkruajë emrin e Sasho Mijallkovit në raport. Edhe pse bëhet fjalë për një deklaratë timen, në të cilën kam të drejta si qytetarë”, shpjegon Zeqiri.

    Sasho Mijallkov e demantoi deklaratën e Zeqirit nëpërmjet një lajmërimi drejt Qendrës për komunikim të VMRO-DPMNE-së dhe shpalli padi për të dhe për mediat që e kanë publikuar informacionin.

    “Deklarata e Muhamed Zeqirit është një gënjeshtër dhe mallkim. Rreptësisht i demantoj manipulimet që dikush nga trupat e sigurisë sime e kanë sulmuar. Në qoftë se në një periudhë të shkurtër kohore nuk kërkon falje, kundër tij dhe kundër mediave që përhapin këso lloj informatash do të vijojnë padi”, thuhet në reagimin e Mijallkovit.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира