PESËDHJETË MIJË BANORË NË KAVADARCI DHE NEGOTINË PIJNË UJË TË VERDHË, AUTORITETET THONË SE ËSHTË I PIJSHËM

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    PESËDHJETË MIJË BANORË NË KAVADARCI DHE NEGOTINË PIJNË UJË TË VERDHË, AUTORITETET THONË SE ËSHTË  I PIJSHËM

    Pesëdhjetë mijë banorë nga Kavadarci, Negotina, Rosomani dhe disa fshatra tashmë disa ditë me radhë pinë ujë me ngjyrë të verdhë, shumica prej tyre me frikë se mos dëmtojnë shëndetin. Nga Qendra për shëndet publik në Kavadarci thonë se uji për pirje nga ujësjellësi rajonal, Llukar, i cili sillet pesëdhjetë kilometra nga nën mali Kozhuf është i mirë për pije, duke dashur t’i qetësojnë banorët e shqetësuar.

    Kryetari Trajçe Rizov, specialist i higjienës, thotë që ngjyra e verdh është ndryshim i ujit i cili shkaktohet nga reshjet e shiut dhe shkrirja e borës.

    “Në fakt, ngjyra e verdhë është pasojë e kontaktit nga uji i burimit “Llukar eden”  me ujin e reshjeve të shiut dhe borës, në zonën shkëmbore të gjatë rreth 200 metra.
    Por, bëhet fjalë për ndryshim organoleptik të ujit, për shkak të kontaktit direkt me shiun dhe borën, pa turbullim. Nga kjo vjen edhe shija e borës dhe shiut e ujit, i cili pavarësisht kësaj, vazhdon të jetë i pijshëm”, thotë Rizovi.

    Ai nuk dëshironte të hyjë në zgjidhjen e këtij problemi, duke thënë që e atij i takon vetëm të thotë që mostrat e marra tregojnë gjendje normale të ujit dhe prani të klorit rezidual. Por, tha edhe që prej vitit 2000 ka alarmuar që duhet të punohet drejt zgjidhjes së këtij problemi i cili zhvillohet si pasojë e shirave dhe shkrirjes së dëborës.

    Rizovi është i bindur që pirja e ujit të këtilla nuk ka pasoja të dëmshme mbi shëndetin e njerëzve, përveç ndikimit të pakëndshëm që ka mbi sytë. Thotë që shumë njerëz i janë paraqitur që të informohen se si të veprojnë me fëmijët. Për më të vegjlit, për shkak të mbindjeshmërisë së tyre, rekomandon që të pinë ujë në shishe.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира