KRIJOHET NJË MAL I RI MBETURINASH NË TETOVË NDËRSA NJË NDËRMARRJE KOMUNALE KËRKON ZGJIDHJE

a:2:{s:16:"td_post_template";s:18:"single_template_EU";s:9:"td_source";s:45:"Тетово,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    KRIJOHET NJË MAL I RI MBETURINASH NË TETOVË NDËRSA NJË NDËRMARRJE KOMUNALE KËRKON ZGJIDHJE

    Deponia e paligjshme e Tetovës në hyrje të qytetit nga dita ditës po rritet. Mbeturinat filluan të hidhen edhe në rrugë, era e fortë po bëhet e padurueshme, ndërsa zjarret që shpesh herë ndizen në këtë vend, ndotin edhe më tepër ajrin veçmë të ndotur të Tetovës. Ekzistenca e një deponie të këtillë, më pak se 100 metra larg objekteve të banuara dhe vetëm 500-600 metra larg qendrës së qytetit, është realitet i Tetovës për njëzet vjet.

    “Tani në vend të stacioneve të ngarkimit gjendet një sasi më e madhe mbeturinash, sepse para pak kohësh banorët e fshatit Rusinë të Gostivarit e bllokuan rrugën për kamionët tanë, të cilët i çonin mbeturinat në deponinë me emrin e njëjtë, pranë këtij fshati. Tani jemi të detyruar që t’i çojmë mbeturinat përsëri në deponinë e Shkupit, Drislla, por kjo gjë na merr shumë kohë dhe prandaj nuk mund ta transportojmë të gjithë sasinë e cila mblidhet në qytet gjatë ditës”, thotë drejtori i Ndërmarrjes komunale publike të Tetovës, Xhalal Ceka.

    Dhe kush e di për të satën herë nga NKP e Tetovës lajmërojnë që së shpejti ky problem përfundimisht do të jetë zgjidhur.

    “Në afërsi të fshatit Trebosh morën me qira një hapësirë ku për një kohë sa më të shkurtër do të instalohen pajisje të cilat do të mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë ditës, do t’i ndajnë sipas llojeve, do t’i vendosin në kontejnerë 35 tonësh dhe do të çohen në Drislla. Në këtë mënyrë do të zvogëlohen shumë edhe shpenzimet tona të transportit.

    Mënyra e këtillë e mbledhjes së mbeturinave do të fillojë kah fundi i marsit apo në fillim të prillit, kur presim që të arrijnë makinat shtypëse. Por, edhe kjo nuk do të jetë veçse një zgjidhje e përkohshme. Në mars, në fshatin Fallishe do të fillojë ndërtimi i qendrës bashkëkohore për mbledhjen dhe shtypjen e mbeturinave, për të cilën tashmë është miratuar tenderi. Ky do të jetë objekt i mbyllur dhe të ndërtohet sipas të gjitha standardeve, ndërsa kohëzgjatje e ndërtimit do të jetë maksimum tre muaj. Kështu mendojmë që, problemin e derdhjes dhe transportimit të mbeturinave, ta zgjidhim në një periudhë më të gjatë kohore”, thotë Ceka.

    Ndërkohë që Tetova akoma mendon për deponi, eksperiencat botërore thonë se në shtetet e zhvilluara, raporti ndaj derdhjes së mbeturinave është krejtësisht ndryshe. Disa eksperienca të këtilla u prezantuan në diskutimin në panel për deponi të e paligjshme në Rajonin e Pollogut, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

    “Në njëzet vjetët e fundit, në Evropë ka ndryshuar mënyra e menaxhimit të mbeturinave. Më herët, pothuajse të gjitha mbeturinat hidhej në deponi. Gjatë viteve të fundit, në veçanti në shtetet e zhvilluara të Evropës, vërehet një trend ngjitës për transferimin sa më të pakët të mbeturinave nëpër deponi. Në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, atje gjenden mënyra dhe zgjidhje të reja të reciklimit, të përdorimit si material dytësor apo si burim i energjisë”, thotë dr. Hristina Oxhaklievska, ekspert i mjedisit jetësor.

    Edhe shoqëritë ekologjike të Tetovës janë të mendimit që mënyra e këtillë për trajtimin e mbeturinave është mënyra e duhur, drejt së cilës duhet të mendojë edhe udhëheqësia lokale e Tetovës.

    “Sipas nesh, zgjidhja më e mirë për deponinë e Tetovës do të ishte mënyra e cila zbatohet në Lubljanë. Atje, mbeturinat reciklohen, kompostohen dhe prodhohet energji elektrike. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për Tetovën dhe rajonin, sepse ne jemi kundër çdo lloj improvizimi të këtij problemi me zgjidhje afatshkurtër”, thotë Ngadhënjim Mehmeti nga shoqëria ekologjike “Ekoguerilla”.

    “Çështja nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si trajtohen mbeturinat, por edhe me qëllimin që duhet krijuar sa më pak ndotje. Sllovenët tani, paguajnë vetëm 420 denarë në muaj për mbledhjen e mbeturinave, ndërsa shërbimi ka dobishmëri të madhe ekologjike dhe sociale, ka hapur vende të reja pune, e mbron mjedisin jetësor dhe i ka zvogëluar shumë shpenzimet e ndërmarrjeve të komunës, përderisa ne në Shkup paguajmë 300 denarë në muaj dhe nuk kemi asnjë lloj shërbimi. Mos pasja e vullnetit politik, vetëdija e ulët qytetare dhe painteresi për problemet ekologjike janë arsyet kryesore se pse nuk zgjidhen këto probleme”, qartëson Bllazhe Jofifovski, kryetar i asociacionit për mjedis të pastër jetësor të Maqedonisë, “Eden na eden”.

    Në deponinë e paligjshme të Tetovës arrin edhe një kamion tjetër i NKP të Tetovës për të shkarkuar mbeturinat, duke rritur edhe më shumë lartësinë e malit me mbeturina. Në Tetovë, çdo ditë mblidhen nga 100 deri në 150 tonë mbeturina, varësisht nga periudha e vitit.

    Z. ANDONOV

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира