DREJTORI I BURGUT “IDRIZOVË” PENGON HETIMIN PËR TË BURGOSURËN ME SËMUNDJE TË RËNDË, THOTË AVOKATI I POPULLIT

a:2:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    DREJTORI I BURGUT “IDRIZOVË” PENGON HETIMIN PËR TË BURGOSURËN ME  SËMUNDJE TË RËNDË, THOTË AVOKATI I POPULLIT

    Vdjeka po shtohet në burgun “Idrizovë”. Nga janari e deri më tani kanë vdekur pesë të burgosur. Drejtori i burgut Zhivko Pejkovski refuzon të japë dokumentacione për një nga rastet të cilat i kryen Ombudsmani, për një paciente që para pak kohësh ka vdekur në burg, thotë Avokati i popullit, Ixhet Memeti. Ai ka ngritur procedura për të gjitha rastet e vdekjes në burgun më të madh nga fillimi i këtij viti, por ka lindur një konflikt me drejtorin Pejovski në hetimin e rastit të të burgosurës me sëmundje të rëndë, e cila para jo shumë kohe, me ulçerë të është dërguar në Qendrën e klinikës, në momentin e fundit.

    Memeti thotë që për herë të parë nga ekzistimi i institucionit të Avokatit të popullit ndodh që drejtor i një burgu dhe në përgjithësi një person në krye të institucionit ta pengojë me ashpërsi punën e Ombudsmanit.

    “Drejtori Pejovski nuk mund të japë dokumentacion të plotë mjekësor të pacientes me sëmundje të rëndë. Më ka kthyer përgjigje që të shkoj atje që të kryej inspeksion, ndërsa mua më nevojiten dokumentacionet dhe dëshmitë që të mund të ngrit procedure për këtë rast. Kjo është precendent. Askush, përveç DSK, nuk ka penguar hetimet që i hap Ombudsmani kur e hapëm lëndën për përgjimin masiv të paligjshëm. Pejovski e bën të pamundur mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive që të arrijmë në një situatë faktike: a është ankuar e burgosura për probleme shëndetësore, pse nuk ka pasur një mjek të burgut për t’i kryer një kontroll, si ka qëndruar për aq gjatë kohë me ulcerën e plasur në lukth”, thotë Memeti për SAKAMDAKAZAM.MK

    Neni 24 i Ligjit të Avokatit të popullit i jep autorizime të gjera dhe të përforcuara Ombudsmanit, kur punon sipas parashtresave të qytetarëve dhe kur heton rast të shkeljes së të lirive dhe të drejtave të njeriut. Ai mund të kërkojë çfarëdo lloj dëshmish materiale dhe verbale, të thërrasë persona zyrtarë në bisedë, ndërsa institucionet janë të detyruara t’ia japin dëshmitë. Drejtori Pejovski për SAKAMDAKAZAM.MK konfirmoi që për rastin me të burgosurën, ai i ka dërguar Memetit një shkresë ku e thërret të vijë në burg që të kryejë inspeskion. Si argument i tij ka qenë se kartoni mjekësor nuk ka mundur të bartet sepse kështu do të kundërvepronte me Ligjin për të dhëna personale.

    Memeti i referohet nenit 27 të Ligjit, i cili i detyron institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e popullit  dhe t’ia japin të gjitha informacionet e kërkuara, pavarësisht shkallës së konfidencialitetit. Por thotë, çështja nuk është këtu, por tek pengimi i ashpër i punës së tij, precedent që asesi nuk duhet të kalojë pa u trajtuar.

    Gjithsesi, Pejovski thotë: “Burgu Idrizovë është gjithmonë i hapur për Avokatin e popullit. Një ekip i tij është këtu derisa në po flasim. Asnjëherë nuk kemi refuzuar bashkëpunim, asnjëherë nuk kemi fshehur ndonjë dokument nga ai. Kështu do të jetë edhe me këtë rast. Do të bisedojmë dhe do të merremi vesh se çfarë nevojitet saktësisht. Do t’i japim Ombudsmanit çdo gjë që kërkon, siç është praktikuar edhe deri tani”.

    Nga tetori vjet e deri tani kanë vdekur 7 të burgosur, për shkak të sigurimit të keq shëndetësor të burgjeve. Gjashtë kanë vdekur në “Idrizovë”, një në burgun e Shutkës. Drejtori i burgut Pejovski thotë që me përpjekeje mbinjerëzore shohin drejt të burgosurve me probleme shëndetësore, që të reagohet edhe gjatë pasdites, kur nuk gjendet mjeku i burgut.

    “Ç’të bëjmë vetëm me dy mjekë dhe dy motra medicinale për 1.860 të burgosur? Prej tyre 450 janë të varur nga droga, kurse mbi 150 janë të sëmurë psiqikisht dhe që të gjithë të gjykuar me dënime me burg. Burgu “Idrizovë” paguan shuma të mëdha për mjekimin e të burgosurve të sëmurë në klinika, sepse ata akoma nuk kanë sigurim. Mbi dy vjet reagoj në Ministrinë e shëndetësisë, në Qeveri, në drejtorinë për kryerjen e sanksioneve, por ligji nuk zbatohet. Ligjin duhet ta zbatonte Ministria e shëndetësisë, se pse nuk po e zbaton, nuk e di”, reagon Pejovski.

    S. K. DELEVSKA

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира