PËR 4 VJET 19 GRA JANË VRARË SEPSE JANË GRA

    PËR 4 VJET 19 GRA JANË VRARË SEPSE JANË GRA

    Për katër vjet, Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gruan ka regjistruar 19 vrasje të gruas si pasojë e dhunës familjare. Numrat i referohen periudhës prej 2013 deri në 2016, në Manastir ky numër është 20, nga 2013 e deri më tani. Nga Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gruan thonë se këtë numër e kanë në bazë të rasteve për të cilat është folur në media, pasi Ministria e punëve të brendshme nuk ka statistikë të veçantë për këto vrasje, që ndryshe quhen femicide. Statistikë për femicidet nuk ka as Ministria për punë dhe politikë sociale.

    Sipas numrave tanë, në vitin 2013 janë kryer katër femicide, në 2014 ka pasur shtatë vrasje të grave, në 2015 tre, kurse vjet janë vrarë pesë gra dhe është regjistruar një tentim për vrasje”, thonë nga rrjeti nacional kundër dhunës mbi gruan.

    Femicidi është forma më e rëndë e dhunës mbi gratë dhe mund të jetë pasojë direkte e dhunës familjare apo të dhunës mes partnerëve intimë. Termi femicid do të thotë vrasje e qëllimshme e gruas për shkak se është grua. Reagimi pas vrasjes së 47 vjeçares E.M.D. nga Manastiri, të cilën burri i saj e ka rrahur deri në vdekje me fshesë, dje kishte në disa nga rrjetet sociale të disa organizatave joqeveritare.

    “Konventa e Stambollit për pengim dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje nuk është ratifikuar. Nuk ka qendër strehuese për viktimat e dhunës familjare, viktimat e dhunës përballen me mbrojtje ligjore dhe  gjyqësore e cila është joefikase, dhe e pamjaftueshme.”, thonë nga organizata joqeveritare HERA.

    Sipas të dhënave të Ministrisë për punë dhe politikë sociale në 2016 ka pasur 1.098 raste të paparaqitura të dhunës famljare, nga të cilat viktima gra janë 779, fëmijë janë 141 dhe burra janë 178.

    Në këtë shtet ka vetëm katën qendra strehuese dhe dy qendra krize, të cilat udhëhiqen nga organizata joqeveritare. Gjithsej në të gjitha qendrat mund të vendosen më shumë se 30 gra. Vjet, në qendrat rajonale për viktima të dhunës familjare janë strehuar 30 viktima, prej të cilëve 10 gra dhe 20 fëmijë. Në qendrat strehuese gratë, viktima të dhunës familjare mund të qëndrojnë gjashtë muaj, kurse në qendrat e krizës 48 orë.

    Pas largimit nga strehorja, viktimat e dhunës familjare më së shpeshti vendosen tek prindërit e tyre apo familjarët e afërm, kurse në rast se nuk arrijnë të vendosen tek ata, kthehen përsëri tek partneri i dhunshëm.

    Sipas organizatave joqeveritare, këto gra edhe nëse janë të punësuara, rrallë herë mund t’ia lejojnë vetes të jetojnë vetë, sepse nuk kanë mjaftë para për qera, llogari dhe të sigurojnë mjete për jetë për ta dhe fëmijët e tyre.

    Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gruan paralajmëron se edhe pse në shtet ka vetëm një këshillmore për shkaktuesit e dhunës, e cila ndodhet në Shkup, ajo pothuajse nuk punon aspak me njerëzit e dhunshëm, kështu ata mund ta përsërisin veprën.

    Në lidhje me rastin e fundit të dhunës familjare në Manastir prej para dy ditësh, ku burri e ka rrahur për vdekje të shoqen e saj, në Ministrinë e punës dhe politikës sociale thanë që në Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Manastir, asnjëherë nuk është paraqitur rast për dhunë familjare, e as nuk është nisur ndonjë procedurë, kurse për momentin  Qendra është përfshirë si organ kujdestar në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të fëmijës për gruan e vrarë.

    Për pyetjen tonë se sa të dhëna kanë qendrat për punë sociale në shtet, kur ka dhunë dhe a punojnë dhe se sa punojnë për parandalimin e këtyre rasteve, në Ministri përgjigjen:

    “Ministria e punës  dhe politikës sociale mban statistikë të marrë nga të githa 30 Qendrat e punës sociale. Sipas Ligjit për parandalim, pengim dhe mbrojtje të dhunës familjare, nenet nënligjore dhe Protokolli për bashkëpunim, Qendra ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe aktivitetet në pjesën e parandalimit, pendimit dhe mbrojtjes nga dhuna familjare në bashkëpunim me institucionet relevante”.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира