„UJËSJELLËSI” I MBULON SHPENZIMET PËR BAROKUN E RI ME FATURA PREJ 32.000 EUROVE PËR QYTETARËT

„UJËSJELLËSI” I MBULON SHPENZIMET PËR BAROKUN E RI ME FATURA PREJ 32.000 EUROVE PËR QYTETARËTAvokati i popullit ka hapur procedura për dy raste të reja, në njërin nga të cilët një person fizik ka marrë faturë të çrregullt me shumë prej 16.000 eurove për ujë të shpenzuar brenda një muaji, kurse rasti tjetër është për llogari me shumë mbi 32.000 euro; - Ndërtimi i ri i barokut të ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizim” me vlerë prej 10 milionë eurove. (Foto: Gj. Liçovski)

Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizim” nga Shkupi ka dhënë fatura të çrregullta për ujë prej mijëra eurosh, zbuloi zyra e Avokatit të popullit. Janë hapur procedura për dy raste të reja, në njërin nga të cilët një person fizik ka marrë faturë me shumë prej mbi milionë denarë (mbi 16.000 euro) për ujë të harxhuar gjatë një muaji, kurse rasti tjetër është për faturë për rreth dy milionë denarëve (mbi 32.000 euro). Llogaritë e çrregullta Avokati i popullit i ka vendosur në raportin vjetor për respektim të të drejtave të njeriut në Maqedoni.

Faturat e çrregullta me shumë prej milionë denarëve u vinin shpenzuesve njëkohësisht me ndërtimin e ndërtesës së re të barokut, në të cilën u shpërngul ndërmarrja këtë vit; – në hollin luksoz ka dhe një shatërvan (Foto: SDK.MK)

NP “Ujësjellës dhe kanalizim” në Shkup ka shokuar një numër të madh të qytetarëve me të ashtuquajturat fatura të çrregullta, shuma e të cilave arrinte deri në disa qindra mijëra denarë. Rasti më ekstrem është fatura me shumë prej një milion denarëve. Përkrah të gjitha vërtetimeve se nuk ekziston një bazë ligjore për dhënien e faturave të tilla, kjo ndërmarrje publike nuk ka pranuar asnjë vërtetim nga Avokati i popullit, por ka vazhduar me praktikën e të punuarit të paligjshëm, gjë e cila vazhdon edhe këtë vit. Para disa ditëve kemi hapur një procedurë për qytetarët të cilët kanë marrë faturë të çrregullt për ujë brenda një muaji me shumë prej miliona denarëve dhe një tjetër për rreth dy milionë denarëve. Pyes veten se ku është fundi i punës jashtë ligjore të udhëheqësisë së NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, thotë Avokati i popullit, Ixhet Memeti.

Vitin e kaluar, zyra ishte përplot me parashtresat nga shfrytëzuesit e pakënaqur të “Ujësjellësit”, mes të cilëve, një numër i madh kishin marrë fatura të çrregullta. Pas pesëdhjetë lëndëve, ombudsmani ka vërtetuar se ndërmarrja punon në mënyrë të paligjshme, gjë që u ishte vërtetuar. Avokati i popullit nuk mori përgjigje nga “Ujësjellësi” në lidhje me çështjen e faturave të çrregullta edhe pse në disa raste gjatë takimeve me të punësuarit e “Ujësjellësit”, është përpjekur që t’i shpjegohet se çfarë konkretisht do të thotë ky term.

Faturat e çrregullta me shumë prej milionë denarëve u vinin shpenzuesve njëkohësisht me ndërtimin e ndërtesës së re të barokut, në të cilën u shpërngul ndërmarrja këtë vit. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 2011, kur ishte lajmëruar dhe që ndërtimi i tërësishëm do të kushtonte rreth 10 milionë euro, por nëse mblidhen të gjitha marrëveshjet të shpallura deri më tani për blerjet publike, dalim në një shumë prej 20 milionë eurove.

Ndërtesa rrethore e barokut në fund të kejit të Vardarit ka një sipërfaqe prej rreth 10,000 metra katrorë, pesë kate dhe tre nivele nëntokësore me garazhë për 138 automjete. Zgjidhja ideale e arkitektit Zharko Çaushevski, i cili për ndërtesën fitoi çmimin e parë me vlerë prej 190.000 denarëve në një konkurs publik. Çaushevski është fitues i disa konkurseve për ndërtimet e “Shkupit 2014”. Për zbatues të punëve ndërtimore u zgjodh firma austriake “Alpine bau”. Firma bankrotoi pasi që e ndërtoi ndërtesën në fazën e një karabine në vitin 2013, kështu që ndërmarrjes iu desh të gjejë një zbatues të ri, kurse njëkohësisht mori kredi prej 7. 317.073 euro për përfundimin e ndërtesës. “Alding Inzhenering” në vitin 2014 u zgjodh që ta mbaronte selinë e re të ndërmarrjes.

Ndërmarrja publike u shpërngul në ndërtesën e re në fillim të këtij muaji, ndërsa gjatë ndërtimit, nga shkurti 2011 ishte vendosur në ndërtesën e kompanisë “Tehnometal Vardar” në qendrën e qytetit, me qira mujore prej 25.000 eurove.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира