Deputeti nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së Ljupço Dimovski publikoi një video të re nga sulmi në Parlament, në të cilën duket ministresha e kulturës dhe deputetja Elizabeta Kançeska-Milevska se si përshëndetet dhe i përqafon me sulmuesit në sallën plenare, ndërsa njëri ia puthi dhe dorën.
Shumica e protestuesve, si dhe organizatorët e “Za zaednicka Makedonija”, të cilën sulmuan Parlamentin të enjten janë punëtorë kulturorë, të punësuar dhe ata të cilët marrin honorar në institucione nën kompetencat e Ministrisë së kulturës. Aktorët Vllado Jovsnovski dhe Vasill Zafirçev, kryesuesi i MOB Igor Durllovski dhe artistja nacionale Elena Misirkova janë pjesë e tyre.