FAMILJA PRET 16 VJET QË MINISTRIA E FINANSAVE T’IA KTHEJË TOKËN ME DENACIONALIZIM

FAMILJA PRET 16 VJET QË MINISTRIA E FINANSAVE T’IA KTHEJË TOKËN ME DENACIONALIZIMTome Zimbakov është pjesë e grupit të trashëgimtarëve, rasti i të cilit është një nga më të bllokuarit të decionalizimit të Maqedonisë. Gjatë këtyre 16 vjetëve ata dy herë i janë drejtuar Avokatit të popullit, ndërsa në vitin 2011 i janë drejtuar me shkrim ish-ministrit Nikolla Gruevski, i cili e promovonte denacionalizimin dhe pohonte se ai proces ka mbaruar me sukses.. (Foto: SDK.MK)

Numri më i madh i parashtresave te Avokati i popullit nga fusha e raporteve të pronësisë ligjore për 2014,2015 dhe 2016 kanë qenë prej qytetarëve të manipuluar si subjekte denacionalizimi, të cilët MInistria e finansave dhe gjykatat administrative i maltretojnë edhe pas 16 vjetëve, që deri më sot të mos mund i realizojnë të drejtat e kompensimit.

“Edhe pse shteti që prej kohësh deklaronte se në në mënyrë të suksesshme e ka përfunduar procesin e denacionalizimit e të gjitha subjekteve për raporte pronësore-ligjore të cilat mbërrijnë te Avokati i popullit, numri më i madh edhe pas një dekade e gjysëm mbeten rastet e pazgjidhura të denacionalizimit. Shumë pak njerëz dinë që këto subjekte janë të bllokuar në labirintet burokratike, në Komisionet e denacionalizimit të formuara nga ministri i finansave, gjykatën administrative apo supreme apo në Komisionin shtetëror për vendimin për procedurë administrative të shkallës së dytë. Gjykatësit administrativë, në vend që të vendosin sipas meritokracisë, i kthejnë subjektet vazhdimisht në Komisione. Dëmin e durojnë qytetarët”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltar shtetëror i Avokatit të popullit, Ixhet Memeti.

Një nga ato raste i cili daton nga viti 2001 është rasti i një grupi trashëgimtarësh nga Strumica dhe Shkupi, të cilët kush e di për të satën herë, duke qenë se shteti nuk ua kompenson tokën e klasës së parë me reformën e dikurshme agrare, ngrenë padi në gjyqe dhe akoma nuk mund ta realizojnë të drejtën ligjore. Gjatë këtyre 16 vjetëve, ata dy herë i kanë drejtuar Avokatit të popullit, ndërse me letër personale më 21.06.2016 i janë drejtuar edhe drejt ish ministrit të finansave, Kirill Minoski.
Me herët i janë drejtuar me letër edhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili e promovonte donacionalizimin dhe pohonte që ky proces ka përfunduar me sukses. Në vitin 2011 para zgjedhjeve parlamentare, nga Qeveria, këtyre njerëzve u janë përgjigjur: “Ju sugjerojmë t’i prisni rezultatet e procedurës”.

Dhe më pas kanë vazhduar t’i maltretojnë nëpërmjet keqpërdorimit të ministrive, prokurorit shtetëor dhe gjykatave administrative edhe për gjashtë vjet, deri më sot. Edhe pse të gjitha institucionet kompetente dhe kryeministri i atëhershëm Gruevski janë njoftuar me mundimet e tyre 16 vjeçare, nga të cilat disa nga trashëgimtarët nuk kanë mbijeutar dhe kanë vdekur, nuk kanë lëvizur aspak që ta kthejnë pronën e nacionalizuar.
Ministri i ri i finansave Dragan Tevdovski është shpresë për këto familje të dëmtuara, trashëgimtarë legjitimë të pronës së gjyshit të tyre, të cilëve organet e ish Jugosllavisë ia kanë marrë si më cilësorja në rajon.
Ky është një nga rastet më të bllokuara për denacionalizim në Maqedoni. Bëhet fjalë për një lojë të hidhur të shtetit dhe gjykatës administrative me disa familje trashëgimtare, me disa epizode të dhënies së kompensimit e më pas të një ndërrimi mendimi të paftyrë. Asnjëherë nuk u kanë dhënë tokë në vend tjetër të klasës së njëjtë. Në fund, shteti i kushtëzon të marrin tokë të klasës së katërt, e cila nuk mund të shfrytëzohet për asgjë, përveç se si deponi. Trashëgimtarët e mashtruar detyrohen që për kush e di se të satën herë të ngrenë çështje tek gjykata administrative.

Bëhet fjalë për tokë të klasit të parë në Bisolovë të marrë në mënyrë të dhunshme me sipërfaqe prej 10 hektarëve.Çështjen trashëgimtarët ligjorë e kanë ngritur në vitin 2001. MInistria e bujqësisë vitin tjerët i rekomandon Ministrisë së finansave ndarje të tokës bujqësore me sipërfaqe dhe klasë të njëjtë në Bosilovë.
Ndonëse kushtet ligjore për kompensim janë plotësuar, thotë në emër të të gjithë trashëgimtarëve Tome Zimbakov, lënda do të pushojë për 4 vjet. Me iniciativën e Avokatit të popullit në vitin 2004, lënda lëviz sado pak, kurse personi përgjegjës Erdem M. ka marrë paraqitje penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi e ka mbajtur lëndën në sirtar.
“Nga këtu e tutje, procedura futet nëpër labirintet ligjore të shërbimeve kompetente dhe komisioneve shtetërore për denacionalizim të Ministrisë së finansave. Për shkak të udhëheqjes së papërgjegjshme të lëndës nga ana e Ministrisë së finansave për një dekade, u drejtuan për ndihmë te Qeveria e kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski. Nga zyra e tij morën përgjigje në vitin 2009 dhe 2011, ku në fjalinë e fundit thotë: Ju këshillojmë ta prisini rezultatin e procedurës”, shpjegoln Tome Zimbakov.
Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentiare në vitin 2011, apo pas plot pesë vjetësh të tërheqejes dhe denacionalitimit të pronës së marrë të këtyre trashëgimtarëve, Ministria e financave sjell vendim të ri për ndarjen e parcelave prej 2 hektarësh, por në një tokë më jocilësore në Strumicë. Të lodhur nga pritja e gjatë, thotë Zimbakov, nuk kemi ngritur ankesë për këtë vendim, por fare nuk na shkoi ndërmemnd se do të luajnë shërbimet birokratike të korruptuara shtetërore dhe që as këtë tokë nuk do të na japin si kompensim.
Ky vendim e padit prokurorinë shtetërore, pasi këtë tokë e ka përdorur për qëllime hulumtimi Universiteti shtetëror “Goce Dellçev” i Shtipit. Gjykata administrative sjell vendim në dobi të shtetit, por në dëm të trashëgimtarëve dhe ata mbesin edhe pa këtë tokë.
Dhe përsëri lënda pauzon edhe për 2.5 vjet

Avokati i popullit aktivizohet përsëri për këtë rast që në shkurt, të vitit 2015. Këtu, thotë Zimbakov, fillon cunami i shkrimeve mes Komisionit për denacionalizim në Strumicë në MInistrinë e finansave dhe komisionit për pëcakimin e llojit të kompensimit të denacionalizimit. Në gusht, 2015 komisioni i Ministrisë së bujqësisë edhe njëherë udhëzon drejt vendimit të saj të parë, që këtyre trashëgimtarëve ligjorë duhet t’i ndahet toka e klasit të parë në Bosilovë.
Pas kësaj, trashëgimtarëve u ndodhi një presion i paimagjinueshëm dhe kryetari i Komisionit për vendimin pas kërkimeve për denacionalizim, në njësinë krahinore të Strumicës bën një përjshtim, Nga Agjencia për kadastër kërkon fletë pronësi nga tre parcela krejtësisht tjera, të gjitha në Bosilovë, të cilët përsëri me vendim u jepen si kompensim.
“Nga skica e kadastrit mund të shihet se bëhet fjalë për sipërfaqe përjetësisht të vërshuara nga lumi Turia,për lëndinë të kategorisë së katërt dhe për deponi për mbeturina të komunës”, tregon dokumentet Zimbakov.
Padia e re është dërguar para Vitit të Ri dhe gjykata administrative akoma nuk e ka sjell vendimin.
Mbetet e hapur çështja nëse dikush nga personat zyrtarë do të mbajë përgjegjësi për këtë lloj të zgjatjes së procedurës për denacionalizim dhe për dëmin e paarsyetuar të trashëgimtarëve akoma të gjallë për të drejtën e tyre për decionalizim.
SAKAMDAKAZAM.MK iu drejtua kabinetit të ministrit Tevdovski që të marrë përgjigje se a do të marrë vendimin që t’i japë fund manipulimeve me denacionalizimin të cilat vazhdojnë një dekadë e gjysëm t’ua bllokojnë rrugën drejt realizimit të së drejtave të tyre qytetetarëve me kompensim toke tjetër e cila përkon me tokën që u është marrë jolegalisht. Përgjigje akoma nuk kemi marrë.

S. K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира