Nuk ka përgjigje nga sekretari gjeneral i Parlamentit Zharko Denkovski në lidhje me kërksën e kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi që t’i mundësojë kushte punë, për të mundur t’i kryejë detyrimet administrative dhe të punës.
Burimet partiake për SAKAMDAKAZAM.MK deklaruan se sekretari gjeneral Denkovski dje tërë ditën ka gjetur justifikime vetëm që të mos përgjigjet ndaj kërkesës së spikerit Xhaferi për t’iu mundësuar kushtet e punës.
Zbulojmë se zëvendës sekretari i Parlamentit nuk ka dashur ta nënshkruajë kërkesën, me justifikimin se ai nuk ka pasur kompetenca. I është rreferuar Rregullores se atë lloj kompetence e ka vetëm sekretari gjeneral. Ai ka mundur vetëm të nënshkruajë, vetëm nëse sekretari gjeneral ka munguar apo ka qenë i penguar nga kryerja e funksionit.
Në Rregulloren e Parlamentit thuhet që “për punën e tij dhe dhe për punën e Shërbimit të Parlamentit, sekretari gjeneral i Parlamentit dhe zëvendës sekretari gjeneral, i përgjigjen kryetarit të Parlamentit”
Kryetari i Parlamentit, Xhaferi, punën do ta kryejë nga zyra e tij, deri sa të vijë kalimi zyrtar i funksionit nga spikeri i mëparshëm i Parlamentit Trajko Veljanoski.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së bashkë me ish kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski dje ishin në mbledhje në kabinetin e kryetarit, pikërisht kur aty duhej të hynte spikeri Talat Xhaferi. Se përse mbledhja u mbajt në kabinetin e Xhaferit, askush nga deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk dëshironte të japë deklaratë.
Deputeti Antonio Milloshoski e përsëriti deklaratën për VMRO-DPMNE-në se Xhaferi është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, jolegale dhe të paligjshme dhe se zgjedhja e tij është përjshtim i madh në Maqedoninë e pavarur.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi nga BDI dje tha që kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi do të mund vetëm të dërgojë një letër drejt kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, me të cilën do të kërkojë që mandatin t’ia japë Zoran Zaevit, madje pasi Gazeta zyrtare të ketë publikuar që Xhaferi është kryetari i ri i Parlamentit.