AVOKATI I POPULLIT HAPI RAST PËR GARZHËN QË KARPOSHI DO TA RËNOJË PËR T’I HAPUR RRUGËN ISH MINISTRIT SPIRO RISTOVSKI

AVOKATI I POPULLIT HAPI RAST PËR GARZHËN QË KARPOSHI DO TA RËNOJË PËR T’I HAPUR RRUGËN ISH MINISTRIT SPIRO RISTOVSKI Avokati i popullit lajmëron hetim të detajuar të rastit për garazhën në rrugën Bukureshka në Taftalixhe, të cilën Komuna e Karposhit do ta rënojë që të hapë rrugë të qasshmë deri te parcela ku si pronar paraqitet edhe ish ministri i arsimit, Spiro Ristovski. (Foto: SDK.MK)

 

Avokati i popullit lajmëron hetim të detajuar të rastit për garazhën në rrugën Bukureshka në Taftalixhe, të cilën Komuna e Karposhit do ta rënojë që të hapë rrugë të qasshmë deri te parcela ku si pronar paraqitet edhe ish ministri i arsimit, Spiro Ristovski.

“Rastin me garazhën në rrugën Bukureshka do ta shohim nga të gjitha aspektet e mundshme. Parashtresa nga ana e pronarëve është dërguar mbrëmë, ndërsa sot veçmë është formuar lënda.”, lajmëruan nga zyra e Avokatit të popullit.

Familja Petkovski, pronarët e shtëpisë dhe të tokës nën shtëpinë dhe nën garazhën, kanë dërguar kërkesë për legalizim të garazhës që në vitin 2011. Kërksesa e tyre është refuzuar këtë vit dhe po të njëjtën ditë Komuna ka ngritur procedurë për ekspronësim, me qëllim që të bëhet një qasje më e gjërë e fqinjëve. Familja e ka bllokuar vendimi që të refuzohet kërkesa për legalizim, por Ministria e transportit dhe lidhjeve e ka refuzuar ankesën e tyre. Ndërkohë është ndërprerë edhe procedura e ekspronësimit, mirëpo Komuna krahas kësaj ka lajmëruar rënimin e garazhës.

“Ngritën procedurë edhe para Gjykatës administrative dhe jemi në pritje të masës së përkohshme, pasi tashmë kemi zgjidhje për heqje të objektit nga Komuna e Karposhit nga dita e pestë e këtij muaji. Procedura për ekspronësim është ndaluar, në fakt as nuk ka nisur, pasi i kemi lajmëruar se kemi kërkesë për legalizim të objektit. Përveç kësaj, që të bëhet ekspronësim i tokës duhet të ketë interes shtetëror, ndërsa në këtë rast Komuna na ka marrë nga prona që t’ua japë fqinjëve”, thotë pronarja Nina Petkovska.

Pronarët e Taftalixhes, këto procedura të Komunës së Karposhit i kanë vlerësuar si akti i fundit i përdorjes së qytetarëve në interes të mafijas urbane.

Ata, për javën e ardhsme lajmërojnë protestë të re për përqafim simbolik të garazhës së familjes Petkovski, sipas parimit të përqafimit të GTC-së.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира