Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Filip, të cilit para katër vjetësh iu shuan të gjitha shpresat se do të mund të luante futboll profesionalisht, pasi u diagnostikua me sëmundjen e rrallë të Sindromës së Alportit, sot në Shkup ia realizuan dëshirën më të madhe që të takojë yllin e futbollit, Ronaldo.
“Është jashtëzakonisht i lumtur. Filipi jeton për futbollin, por tashmë nuk mund të luajë. Iu realizua ëndrra që të takonte Ronaldon dhe të fotografohej me të”, thotë nëna e tij Ana.
Ai bashkë me 18 fëmijë të tjerë nga shkolla për fëmijë me dëmtim të të dëgjuarit “Partenie Zografski”, të cilët nesër do të performojnë në hapjen ceremoniale të Super Kupës së UEFA-s në Shkup, kur Real Madrid do të këndojë “Sky Full of Stars” të Coldplay në gjuhën e shenjave, sot u takuan me futbollistët e këtyre dy klubeve para ushtrimeve. Takimi me yjet e futbollit ishte befasi për fëmijët.
Pas historisë së Filipit për SAKAMDAKAZAM.MK, ku nëna e tij Ana rrëfen se pas diagnostikimit të sëmundjes, Filipi është detyruar të heqë dorë nga ushtrimet dhe ta refuzojë ofertën e një klubi maqedonas që të luajë për ekipin rinor, Fondacioni UEFA ka vendosur që ta përfshijë në grupin e të rinjve që sot do të takoheshin me futbollistët. I themeluar para dy vjetësh, Fondacioni UEFA e përdor sportin për të mbështetur projekte humanitare që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe integrimit.
Sindroma e Alportit është një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila fitohet në lindje. Deri më tani nuk gjendet ilaç për këtë sëmundje, ndërsa si rezultat i saj me kalimin e kohës dëmtohen të dëgjuarit, shikimi dhe veshkët. Këtyre pacientave më vonë në jetë, në shumicën e rasteve u nevojitet të bëjnë transplant të veshkëve. Filipi nuk dëshiron të flasë publikisht për gjendjen e tij shëndetësore, prandaj në emër të tij flet e ëma, Ana.
“U takua me futbollistët e Mançesterit, e ndoqi ushtrimin e tyre. Pas takimit me Ronaldon, nuk i shqitet buzëqeshja. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të shohësh fëmijën tënd të lumtur”, thotë Ana.