1Nuk e di. Çfarë thotë protokolli diplomatik? Kur sulmohet Parlamenti, cila është koha e duhur që të paraqitesh? Dhe kujt i paraqitesh? Personalisht, kryetarit të shtetit? Apo këshilltarit të tij për zbulim? Dhe pasi t’i jesh futur valles, a është e detyrueshme të dërgosh një foto të vetvetes nga celulari? Dhe kujt ia dërgon? Këshilltarit, apo kryetarit që të ka dhënë leje? Apo presidentit që të ka dërguar?
Këto kuadrot e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq shumë po i kopjojnë metodat e VMRO-së për kontroll të administratës publike. Ashtu si zyrtarët tanë shtetërorë që duhet të fotografohen me celular dhe të postojnë veten në Fejsbuk për ta vërtetuar praninë në tubimet e shumta, kundërtubimeve, protestave, kundërprotestave, pastrimeve të përmendoreve, kurse tani edhe mbledhjen e nënshkrimeve kundër refugjatëve.
Gjë e çuditshme që VMRO-DPMNE, e cila çdo ditë ka diçka për të lajmëruar, nuk u bë e gjallë për plot tri ditë që të dërgojë komunikatë në lidhje me tërheqjen e diplomatëve nga ambasada serbe në Shkup. Dhe kur përfundimisht erdhi puna që të thonë diçka, Vuçiqi ua ktheu. Tha se zbuluesi serb ka marrë leje të hyjë në Parlament më 27 prill nga pushteti më i lartë ekzekutiv.
Shumë të forta kishin qenë këto strukturat për zbulim. Të gjithë i morëm vesh madje edhe mesazhet që kanë shkëmbyer natën e 27 prillit. Pastaj zbuluesi serb, Goran Zhivaljeviq shpjegoi se i ka dërguar fotografi këshilltarit të Ivanovit, Sinisha Aleksovski. Ndërsa ai, shpjegoi se me sms ka marrë mesazh “gjendje e jashtëzakonshme”.
Dhe kështu, sa filluam të harronim 27 prillin, Vuçiqi doli që të na shpjegonte diçka në lidhje me rolin e Gjorge Ivanovit në ngatërresat e Nikolla Gruevskit për të mbetur në pushtet dhe t’i shpëtojë burgut. Së pari, me faljen e vjetshme, më pas me refuzimin për t’ia dhënë mandatin liderin e shumicës parlamentare, e deri tek mbrëmja e 27 prillit, kur priste të shohë se a do t’i vrasin Zoran Zaevin dhe Zijadin Selën, në mënyrë që të shpallte “gjendje të jashtëzakonshme”. E kur nuk i vranë dot, doli në televizor që t’u bëjë thirrje të gjithë liderëve partiakë për takim te ai. Ndërkohë që dy prej tyre ishin me kokë të thyera në spital, kurse lideri i tij, duke e pritur “gjendjen” në vend të sigurtë në Vjenë, disa herë kishte folur me Çavkovin që të pyesë “si është gjendja”.
E pra, një mirënjohje të madhe për Vuçiqin. I cili na përkujtoi se çfarë na kanë përgatitur. Shpresoj se është Prokuroria është rikujtuar, e do të nisë punën pas pushimeve. E jo të shohim Mukoskin dhe shoqërinë e tij të bukur në Parlament, se si na mbajnë leksione për debate demokratike.
2Dhe tani, presidenti i cili në 27 prill ka përgatitur gjendje të jashtëzakonshme na hiqet si komandant i madh suprem. E në Ditën e ARM-së e qortoi Qeverinë, se pa lejen e tij e ka angazhuar ushtrinë që të shuajë zjarre dhe të na shpëtojë nga përmbytjet. E madje u kërcënua se ai do të vendosë se kush do ta bëjë ushtrinë.
Ne duhet të jemi të çmendur që kur Ivanovit vazhdojmë t’ia shohim budallallëkun nëpër gishta. Ndërsa ai tashmë tre herë tradhëtoi.
3Ishte pak i mbrapësht reagimi i qeverisë serbe që i tërhoqi brenda natës, dhe atë të dielën, të gjithë zyrtarët shtetërorë të ambasadës në Shkup. Zakonisht, shteti që zbulon se një shtet tjetër e ka përgjuar, e pushon ambasadorin e atij shteti. E nuk e tërheq të vetin, me tërë personelin.
Dhe çfarë u konsultuan në Beograd? I mësonin të punësuarit në ambasadën e Shkupit si të mbrohen nga përgjimi? Apo i mësonin se si të flasin me kode. “Ajo që fillon me M…”, “Ai në Ibicë”, “Ajo e sipërmja, e poshtmja”, “ajo nuk është reket, është donacion”…
4Përndryshe e gjithë afera e spiunazhit nuk është edhe aq naive sa ç’duket. Që nga fillimi i gushtit përmendeshin qytetet Madrid, Mançester dhe Vërshac. Ajo fitoi përmasa ndërkombëtare që nga ajo natë e 8 gushtit, kur luhej Superkupa në Shkup. Dhe kur një tjetër anëtar i Agjencisë për zbulim të Ivanovit është u deh në Vërshac. Dhe ashtu i dehur u rrah me policat që të futet në ndeshjen Real Madrid- Mançester Junajted.
Përndryshe, emri i koduar i zbuluesit nuk është “106”. E quajnë ashtu pasi ka pasur 1,06 promile alkool në gjak. Ndërsa qyteti serb,Vërshac në konspiracionin spiun bashkë me Madridin dhe Mançesterin përmendet për kafen “Vërshac”. Që gjendet në hyrjen e stadiumit në Shkup, ku me shumë siguri zbuluesi ka mbledhur material.
Jam shumë i zhgënjyer që këtë konsipracion në relacionin Vërshac-Madird-Mançester nuk e kanë zbuluar mediat serbe. Ashtu do të mundej i gjithë skandali me agresivitetin ndaj Serbisë të zgjasë më shumë se tri ditë. Përafërsisht po aq gjatë sa ç ‘zgjatën edhe agresivitetet të shumta kundër Maqedonisë. A e mbani mend se sa herë vetëm u granatua ndërtesa e Qeverisë? A mbani mend kur avioni i qeverisë, duhej me detyrim të ateronte në Zvicër? E kur lajmëronin se kanë pasur dijeni për përgatitje të atentatit të Gruevskit, e mbani mend? Ehee, dy ditë të tëra flitej për atë gjë. Shumë më gjatë se sa kur në mes të emisionit ku ishte i ftuar Vuçiqit i ra të fikët një shikuesi, e ai vrapoi ta shpëtonte.
Henez serbët do të përballen me gruevizmin. Ja, lajmëronë se nga 1 shtatori do ta vënë në fuqi testimin ekstern.
5Agresiviteti më i madh që i kërcënohet Maqedonisë është nga refugjatët. Të cilët nuk ekzistojnë. Në radhët e para të betejës përsëri janë edukatoret. Ato të pranuara në punë në kohën e VMRO-DPMNE-së. Që në shenjë mirënjohjeje organizojnë mbledhje të nënshkrimeve kundër refugjatëve. Të cilët nuk ekzistojnë.
Po ato edukatore, para zgjedhjeve i frikësonin fëmijët se do të duhet të mësojnë shqip dhe se do të na federalizojnë. Tani, që kur u thanë se është pak fashiste që të flasësh pa takt për refugjatët (sidomos para fëmijëve), u thanë t’i frikësojnë njerëzit se refugjatët ua marrkan vendet e punës. Do të na e marrkan shtetin. Refugjatët që nuk gjenden askund.
Jo bre, nuk na e marrin refugjatët shtetit. Ne e humbëm shtetin prej atyre edukatoreve dhe tërë asaj administrate publike partizane. Sepse partia e tyre na e robëroi shtetin. Që të jetë vetëm e tyre. Pasi për shkak të tyre na u larguan aq shumë njerëz, me gjithë fëmijët e tyre, që të mos helmoheshin nga urrejtja dhe fshataria.
Kurse ne që mbetëm, nëse jemi sado pak qytetarë të vetëdijshëm, nuk duhet t’i lëmë fëmijët në duart e edukatoreve të këtilla. Mjaft u frikësuam nga njerëzit që vetë paguajmë.
Ashtu si edukatoret e çerdheve që tani ngrenë krye kundër ndërrimit të dytë që ua solli qeveria e re. Pasi, ato në ndërrim të dytë shkonin vetëm me thirrje të Gruevskit. Mirëpo, jo në punë, por në tubime dhe kundërtubime, që t’ia rrisin numrin Gruevskit. Dhe ta bëjnë “like” në Fejsbuk.
Ore ç’tubimesh…Ata gjatë ndërrimi të dytë të tyre sulmonin Parlamentin.
Përktheu: Fjolla Zllatku