SUPER LAJME

Le të na falin yjet. Ne do të kënaqemi me reformat.

SUPER LAJME

1Një super lajm për maqedonasit mbërriti këtë javë nga Bashkimi Evropian. Bullgaria, e cila prej 1 janarit do të jetë kryesues i Bashkimit, lajmëroi se do të përpiqet të arrijë që, 53.000 maqedonasit që presin pasaporta bullgare, në vend për 2 vjet, pasaportat t’i marrin për gjashtë muaj. Oh, lajmi është më shumë se super. Ky lajm është fantastik. Për maqedonasit është lajm shumë më i mirë se sa mbështetj që Zaevi, për vetëm pak sekonda ia premtoi Trampit për reformën e Kombeve Bashkuara kur po i shtrëngonin dorën njëri-tjetrit në Nju Jork.

Për 53.000 maqedonas, për gjashtë muaj nuk do të ketë problem. Do të hyjnë në BE. Do t’u bashkangjiten 200.000 maqedonasve që tashmë janë atje, gjithashtu me pasaportë bullgare. Ndërsa ne që mbetëm pa pasaporta bullgare do të kënaqemi me reformat. Që janë të ngadalta, por të arritshme. Si dhe me drejtësinë. Do të kënaqemi me jetët e të gjithëve, madje edhe në Butel. Siç në mënyrë joselektive premton LSDM.

2Vetëm se nuk e di se çfarë do të bëjmë me reformat, e besa edhe me jetën, nëse na vjen një epokë e re. Me të cilën Nikolla Gruevski përsëri kërcënohet nëse VMRO-DPMNE do t’i fitojë zgjedhjet lokale.
Motoja e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale është: “Era e re fillon”. Po era e vjetër, kur mbaroi? Deri më 31 maj, VMRO-DPMNE ishte në pushtet. Kurse në nivel lokal vazhdon të ketë pushtetin gjithandej, përveçse në Qendër, Kumanovë dhe në Strumicë.

Era e re e VMRO-DPMNE-së duhet ta zëvendësojë erën e VMRO-DPMNE-së. Me erën e re të Gruevskit, e cila duhet të zëvendësojë erën e Gruevskit. Dhe cila datë konsiderohet si tranzicioni nga era e vjetër në atë të renë? 15 tetori? Apo 27 prilli? Apo 31 maji, kur i formua Qeveria e Zaevit dhe “filloi tortura e LSDM-së që nuk durohet më”. Plot tre muaj.
Në erën e vjetër, Gruevski dhe klika e tij u akuzuan për krime të rënda. Në erën e re, shpresoj, do të shkojnë në burg.

3Edhe një tjetër super lajm për maqedonasit. Sllovakia dononte 1.500 palë çizme për policat maqedonas.
Epo nuk jemi aq të varfër. Sidomos që do të kemi industri këpucësh që bën çizme për modën e lartë italiane. Nëse bën për Drejtësinë, sigurisht që do të mund të bëjë edhe për Radën. Po edhe për Oliverin dhe për ushtrinë apo policinë e Maqedonisë.

Ore, të varfër jemi. Por në frymën e duhur. Pasi 25 vjet kemi shtet të pavarur, e akoma nuk kemi mësuar të vendosim prioritetet. Me siguri mund të ketë pritur ditë më të mira, që të mund t’u blesh çizme policave dhe ushtarëve. Apo ilaçe për të sëmurën nga sëmundjet e rralla. Apo të blesh makina ambulance. Apo makina zjarrfikëse. Të bësh kanalizim. Të pastrosh deponi. Të ndërtosh sistem ujitës. T’i pastrosh kanalet. Ta mbrosh pasurinë kulturore…

Ne nuk kemi ujë në një prej komunave më të mëdha të shtetit, në Aerodorom , 2 kilometra nga qendra e kryeqytetit, mbytemi në deponitë e egra dhe në ajrin e helmuar, të huajt na i pastrojnë mbeturinat, na i renovojnë shkollat, na ndërtojnë ujësjellës dhe kanalizime, na blejnë makina ambulance dhe zjarrfikëse me të cilat shkojmë pas nuseve dhe na dhurojnë çizme për policinë dhe lopata për ushtrinë…
Çfarë do të thotë kjo për ne? Jo për pushtetin. Por për ne si qytetarë. Që vazhdimisht në zgjedhje votojmë për një pushtet të këtillë.

4Në komunën Aerodrom, ku çdo verë nuk ka ujë në katet më të larta, këshilltarët kanë votuar që të bëjnë referendum kundër refugjatëve. U pengojnë refugjatët, të cilët as që ekzistojnë. Nuk u pengon se nuk kanë ujë.
Ok. Le t’i votojnë prapë. Pasi, kryetari i erës së tanishme Ivica Konevski, në fushatën për zgjedhje lokale të erës së re shkon me moton “Nga mbeturinat gjer te yjet”. Demek, e paska ngritur komunën prej mbeturinave drejt yjeve. Komunën e ka ngritur, ama ujin s’po e ngrit dot më lart se kati i pestë.
Le të na falin yjet.

5VMRO-DPMNE vazhdon të debatojë me VMRO-DPMNE-në në Parlament. Akoma pa u paraqitur folësi, ata paraqiten për replika. E pastaj i japin njëri tjetrit kundër-replika.
Çdo replikë dhe kundër-replikë fillon me “E nderuar kolege/I nderuar koleg”, dhe gjatë replikës kjo shprehje përsëritet të paktën dhjetë herë.
Shumë më intereson nëse atë fjali “E nderuar kolege/I nderuar koleg” e kanë të shkruar diku në fjalim që ta lexojnë, apo e improvizojnë.
Po me shumë siguri, e lexojnë. VMRO-DPMNE nuk i lë asnjë gjë rastit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира