Avokatët e Toplifikimit Shkup Veri më 15 shtator të këtij viti kanë dërguar lajmërim drejt Gjykatës themelore Shkupi 2 për tërheqjen e padisë kundër Gute Milenkovskit nga Marino, i cili asnjëherë nuk ka pasur nxemje qendrore, por të cilit MPB dhe Gjykata ia kanë përzierë identitetin me një person tjetër me mbiemër të ngjashëm dhe për shkak të gabimit të tyre, ai ka përfunduar në gjyq, pa pasur pikën e fajit.
Për gabimin e identitetit të tij, Milenkovskit i është dashur të dërgojë ankesë drejt Gjykatës, kurse Gjykata civile, për ankesën ka caktuar datën 16 tetor.
Në lidhje me këtë rast, Avokati i popullit, Izet Mexhiti ka hapur procedurë.
Paditësi Shkup Veri e ka tërhequr padinë, gjykimi po afrohet, kurse Gjykata civile nuk thotë se do të veprojë. A do ta ndërpresë procedurën apo do ta mbajë gjykimin më 16 tetor?
“Në lidhje me pyetjen tuaj, ju lajmërojmë se më 15.09.2017 nga ana e paditësit, nëpërmjet të prokurit, është dorëzuar një dokumentacion me të cilin lajmërohet tërheqja nga padia dhe nga kërkesa për padi në përgjithësi. Sipas dokumentacioneve të dorëzuara nga prokuri i paditësit dhe ankesës së prokurit të perosonit G.M., gjykata do të dalë me një vendim sipas dispozitave të Ligjit për procedurë finansiare”, thotë Gjykata civile ndaj pyetjes së SAKAMDAKAZAM.MK.
Në kërkesën zyrtare, avokatët e toplifikimit Shkup Veri e informojnë gjyqin se borxhliu i vërtetë Gute Milanovski, ndërkohë i ka plotësuar faturat e papaguara të nxemjes. I bëjnë të ditur se kur gjyqi ka kërkuar nga MPB adresën e borxhliut Gute Milanovski nga Shkup, MBP ka dërguar adresën e Gute Milenkovskit nga Marino.
Gjykata nuk e ka parë gabimin e MPB dhe padinë e ka bërë mbi personin e gabuar, në vend që ta dërgojë mbrapsht në MPB për korrigjim, shpjegojnë avokatët e Gjykatës themelore Shkupi 2.
Personi gabimisht i konsideruar si borxhli deklaroi për SAKAMDAKAZAM që është sëmurë nga streset që i është dashur të kalojë për të vërtetuar se nuk jeton në adresën e Butelit, se asnjëherë nuk ka përdorur nxemje qendrore, pasi në Marino nuk ka të tillë, se dikush ia ka gabuar identitetin, ndërkohë që është shumë i frikësuar pasi nuk i ka borxh asnjeriu, por do të duhet të gjykohet që të vërtetojë se nuk është ai përdoruesi i parnos, të cilin ka dashur ta padisë kompania.
Ai është një rast social i cili pranon ndihmë sociale dhe nuk e di se si do ta paguajë avokatin në gjykimin e tij të detyruar në Gjykatën themelore Shkupi 2, që të vërtetojë se Toplifikimi Shkup Veri, Gjykata themelore Shkupi 2 dhe MPB ia kanë përzier identietin që të paguajë një faturë, të cilën asnjëherë nuk e ka bërë vetë. Kështu, paditësi Shkup Veru, kërkon nga gjykata që Milenkovskit të mos i kërkojë pagesë të shpenzimeve gjyqësore.
Që kur SAKAMDAKAZAM.MK në gusht ka publikuar këtë rast, zyra e avokatit në Shkup ka ofruar që ta përfaqësojë pa pagesë Milenkovskin e gjykuar me gabim. Për borxhin e kaluar të papaguar, Toplifikimi Shkup Veri AD në vitin 2010 në Gjykatën themelore Shkupi 2, nëpërmjet të një avokati ka ngritur padi ndaj Gute Milanovskit të Shkupit. Në padi është përmendur vetëm adresa, gjegjësisht rruga Llazo Tërpovski dhe numri i banesës së borxhliut. Pa numër amë, gjë që është e ndaluar me Ligjin për procedurë finansiare, Gjykata themelore Shkupi 2 e ka pranuar këtë padi. Dhe jo vetëm kjo, por e ka ruajtur të pakompletuar për disa vjet, në vend që ta kthejë në SHA Shkup Veri që ta rregullojë dhe t’i vërë numër amë.
Kalojnë vite, Gjykata civile e ka procesuar rastin me padinë pa numër amë dhe e ka sjellë gjykim, në dëm të borxhliut. Por, në vend të borxhliu Milanovski, ekzekutuesi gjyqësor, para pesë muajsh ka trokitur në derën e Gute Milenovskit, banor i fshatit të Shkupit, Marino, Komuna e Ilindenit.
Atje asnjëherë nuk ka pasur nxemje qendrore, as Milenkovski asnjëherë nuk ka jetuar në rrugën Llazo Tërpovski në lagjen Shkup Veri, ku është bërë borxhi.
Kur ekzekutuesi gjyqësor e ka kryer gjykimin, Milenkovski i shokuar ka shkuar në sportelin e Gjykatës themelore Shkupi 2 që të vërtetojë se gjykata ka bërë gabim me identitetin e tij dhe se asnjëherë nuk ka pasur e as nuk do të ketë banesë, se jeton në Marino dhe atje ka parno qendrore. Në gjyq i kanë thënë se ajo nuk është punë e tyre dhe nëse mendon se nuk është ai personi që ka kryer aktin, të gjejë avokat dhe të dorëzojë ankesë.
“Duke marrë parasysh se në padinë e Toplifikimit nuk ka pasur numër amë të paditësit, Gjykata themelore Shkupi 2, në vend që ta kthejë për plotësim në kompani, ka dërguar letër drejt MPB dhe atje ka pyetur për borxhliun pa numër amë. Ka marrë përgjigje nga MPB se ai person është Gute Milenkovski, i cili jeton në Marino, gjë që është shkelje e ligjit, si nga Gjykata, ashtu dhe nga MPB”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltar shtetëror i Avokatit të popullit.
Kur ka shkuar Milenkovski në Gjykatën themelore Shkupi 2, që t’ua bëjë të qartë se kanë bërë një gabim dhe kanë kryer gjykim mbi një rast joekzistent, nga Gjykata civile i kanë thënë:
“Në Gjykatë thuhet se ti ke borxh dhe për këtë duhet të përgjigjesh. Kjo është e gjitha”, pas së cilës Milenkovskit është bërë keq direkt.
“Ky nuk është shtet, ne nuk kemi shtet!”, thotë ky njeri me probleme serioze shëndetësore.
I dëshpëruar ka shkuar te Avokati i popullit, Ixhet Memeti.
“Në korrik, nga Toplifikimi Shkup Veri kemi kërkuar që ta tërheqin padinë. Thanë se do të veprojnë, se do ta tërheqin. Njëkohësisht i kemi shkruar edhe Gjykatës themelore Shkupi 2 si dhe kryetarit Ilir Sulejmani, me kërkesën për t’u përgjigjur në rast se e kanë konfirmmuar identitetin e borxhliut, pasi në padi nuk ka qenë i shkruar numri i tij amë. Pyetëm se si gjykata ka vërtetuar nëse borxhliu i vërtetë është ky person nga fshati Marino?”, pyet edhe sot këshilltari shtetëror i avokati të popullit, Billbillovski.
Ai është i kënaqur nga reagimi i Toplifikimit Shkup Veri, por thotë se pret se gjyqi t’i japë fund këtij rasti për të cilin mban përgjegjësi Gjykata themelore Shkupi 2 dhe MPB.
S. K. DELEVSKA