BAKRAÇESKI DUHET TA NDALOJË NDËRTIMIN E PALIGJSHËM TË HOTELIT NË LAGADIN, POHOI INSPEKTORATI SHTETËROR NDËRTIMOR

BAKRAÇESKI DUHET TA NDALOJË NDËRTIMIN E PALIGJSHËM TË HOTELIT NË LAGADIN, POHOI INSPEKTORATI SHTETËROR NDËRTIMORQë nga java e kaluar hoteli në Lagadin përsëri do të ndërtohet, kurse inspektorati shtetëror i ndërtimit dhe urbanizmit thotë se investitori për momentin nuk ka asnjë lloj miratimi për ndërtim (Foto: SDK.MK

Ndërtimi i hotelit të paligjshëm në Lagadin duhet të ndalojë, pohoi Inspektorati shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm. Drejtoresha Marina Naqeva-Kavrakova thotë se investitori për momentin nuk asnjë lloj miratimi për ndërtim, që kur kryetari ka zhvlerësuar miratimin e dhënë në mars të këtij viti.

“Kryetari ia ka zhvlerësuar miratimin për ndërtim investitorit por ai është ankuar dhe Komisioni i shkallës së dytë e ka pranuar ankesën e tij. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ai mund të vazhdojë me ndërtimin. Vendimi i Komisionit të shkallës së dytë akoma nuk është në fuqi, prandaj investitori nuk mund t’i referohet atij për ndërtimin. Për momentin nuk lejohet të ketë aktivitete ndërtimore në vendin e ndërtimit të hotelit. Ne jemi në kontakt me kryetarin dhe morëm informatën se një inspektor i autorizuar ndërtimor do të dalë në terren për ta ndërprerë ndërtimin, i cili përndryshe është nën kompetencat e Komunës së Ohrit, si objekt i kategorisë së dytë”, thotë drejtoresha Kaqeva – Kavrakova.

Kryetari Nikolla Bakraçeski ka më pak se dhjetë ditë për t’u ankuar mbi vendimin e Komisionit të shkallës së dytë. Afati një mujor për ankesa skadon më 30 qershor. Pas këtij afati, vendimi i Komisionit të shkallës së dytë hyn në fuqi. Megjithatë, kjo përsëri nuk do të thotë se ndërtimi i hotelit duhet të vazhdojë menjëherë. Për aktivitete të reja ndërtimore të objektit, kryetari duhet t’i japë investitorit miratim të ri të ndërtimit, në rast se ky nuk ankohet për vendimin e Komisionit të shkallës së dytë. (Foto: SDK.MK)

Inspektori ndërtimor i komunës duhet të bëjë rregullore të re dhe të marrë vendim për ndërprerjen e ndërtimit.

Pas vendimit të Komisionit të shkallës së dytë, fati i hotelit përsëri është në duart e Komunës së Ohrit.

Kryetari tani ka dy opsione. Njëri është të ankohet në Gjykatën Administrative për vendimin e komisionit të nivelit të dytë, kurse tjera është të veprojë sipas vendimit të komisionit me ç ‘rast i duhet dhënë miratim të ri për ndërtim në përputhje me rekomandimin. Vetëm nga kryetari varet se cilën mundësi do të zgjedhë”, shpjegoi drejtoresha Naqeva -Kavrakova.

Komuna e Ohrit i lajmëroi fqinjët e hotelit se shtjellimi i lëndës mbi hotelin është në proces e sipër dhe se po veprohet sipas udhëzimeve të dhëna nga Komisioni i nivelit të dytë dhe se së shpejti pritet të sillet vendim i duhur ligjor.

Në pritje të vendimit të kryetarit Nikolla Bakraçeski, aktivistët e iniciativës qytetare “Ohrid SOS” dhe pronarët e shtëpive dhe vilave në Lagadin bëjnë të ditur edhe një herë se ky ndërtim shkel gjithsej 12 ligje, 1 akt nënligjor dhe se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Për këtë janë të informuara të gjitha institucionet kompetente. Ata flisnin për këto shkelje ligjore që në fillim, kur ndërtoheshin themelet, në fund të vitit të kaluar. Ndërkohë që zhvillohej lufta me institucionet, investitori ndërtoi katër kate të objektit, kurse ndaloi me ndërtim vetëm atëherë kur iu zhvlerësua miratimi për ndërtim. Nga java e kaluar, në zonën e ndërtimit mund të shohim punëtorë edhe pse nuk ekziston një miratim i rinovuar për të.

Aktivistët e “Ohër SOS” presin që Komuna e Ohrit, me sjelljen e vendimit ta respektojë qëndrimin e Inspektoratit për mjedis jetësor nga ku vërtetuan se ndërtimi gjendet në 50 metrat e mbrojtur nga bregu i liqenit, ku nuk lejohen objekte të mëdha.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира