BANORËT E MANASTIRIT SHPËTUAN PARKUN, UNAZA RRUGORE ËSHTË NË REVIZION PAS PROTESTËS KUNDËR PRERJES SË DRUVE

BANORËT E MANASTIRIT SHPËTUAN PARKUN, UNAZA RRUGORE ËSHTË NË REVIZION PAS PROTESTËS KUNDËR PRERJES SË DRUVEBanorët e shumë ndërtesave të rrugës Prilepska në Manastir sot protestuan pas lajmërimit se shërbimet e ndërmarrjes publike “Komunalec” do t’ua presin pemët para ndërtesave që të ndërtojnë unazë rrugore. (Foto: SDK.MK)

Qytetarët të cilët sot dolën në protestë para stacionit veterinar në Manastir, arritën ta shpëtojnë parkun nga prerja e pemëve. Komuna e cila dëshironte që në atë vend të ndërtonte unazë rrugore dhe t’i priste pemët, këtë pasdite dërgoi komunikatë se projekti do të jetë nën revizion. Pushteti qendror e përcolli komunikatën vetëm drejt disa mediave dhe në të nuk e përmendi protestën.

“Komuna e Manastirit, pa u futur në motivet e organizatorit, vendosi në këtë periudhë të motivimeve politike, ta shtyjë projektin për revizion, i cili duhet të jetë në interesat e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të atyre që kanë dorëzuar peticionin, si dhe në përputhshmëri me rregullat e komunikacionit”, thuhet në komunikatë.

Më tej theksojnë se është përfunduar përmendorja e Alekdandar Turunxhevit, i cili sipas projektit duhej vendosur në qendër të unazës rrugore, por kjo gjë do të presë deri sa të përfundojë procedura.

Nëse gjithçka do të kishte rrjedhur sipas planit, unaza rrethore dhe përmendorja do të ndërtoheshin para zgjedhjeve. Përmendorja e ilindenasit Turunxhev do të vendosej në qendër të unazës rrethore. Në pjesët e tjera të këtij qyteti, unazat rrethore zbukurohen me figura filxhanësh, pianosh dhe simbole të tjera të kulturës së Manastirit.

ZH. ZDRAVKOVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира