Nga ora 7.30 deri në ora 18 është ndaluar furnizimi me mall në qendrën e Shkupit. Këshilli i Qytetit të Shkupit sot ka sjellë vendim me të cilin nga dhjetori e deri në fund të muajit mars, automjetet do të mund të porosisin mall vetëm deri në ora 7.30 në mëngjes apo pas orës 18.
“Ky vendim për rregullimin e furnizimit me mall në zonat më të ngushta të qytetit është një nga masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Masën e sjellim në përputhje me rekomandimet e Qeverisë për integrimin e masave urgjente për ndotjen e ajrit”, thuhet në elaborimin e nënshkruar nga kryetari Petre Shilegov.
Nga kabineti i kryetarit Shilegov, thonë se për momentin masa do të vlejë deri në fund të muajit mars, por ndërkohë do të kryhen analiza që të integrohet dhe ndalimi i furnizimi me mall gjatë ditës, për një vit.
А. ANTEVSKA