NË MËNYRË QË T’IU KTHEHEN 570 DENARË PËR TAKSË RADIODIFUZIVE, DAP U KËRKON QYTETARËVE TË PAGUAJNË 300 DENARË

NË MËNYRË QË T’IU KTHEHEN 570 DENARË PËR TAKSË RADIODIFUZIVE, DAP U KËRKON QYTETARËVE TË PAGUAJNË 300 DENARËTaksa radiodifuzive u hoq në shtator, por një pjesë e qytetarëve e kanë paguar gjithë vitin para kohe. Kemi të bëjmë me mjete paraprakisht të paguara, gjegjësish për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor – Parashtresë nga një qytetar drejt Avokatit të popullit mbi taksën RD. (Foto: SDK.MK)

Qytetarë nga e gjithë Maqedonia e mbytën Avokatin e popullit me parashtresa sepse Drejtoria e të ardhurave publike nuk ua kthen paratë e taksës radiodifuzive, e cila u hoq në shtator, ndërkohë ata e kishin parapaguar gjithë vitin. Kemi të bëjmë me mjete paraprakisht të paguara, gjegjësish për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

Për 570 denarët që duhet t’u kthehen këtyre qytetarëve, DAP i shantazhon që të dërgojnë kërkesë me të cilën do të paguajnë taksë administrative të detyruar prej 300 denarëve.

Sipas parashtresës së dërguar nga P.J. nga Shkupi, në të cilën vërtetohet shkelja e të drejtave nga ana e DAP – DR Shkup, ai është detyruar të plotësojë kërkesë me parapagesë prej 300 denarëve në mënyrë që të dërgojë kërkesë për t’iu kthyer mjetet e taksës radiodifuzive. Avokati i popullit iu drejtua DAP – drejtorisë rajonale në Shkup. “Duke pasur parasysh absurditetin e përgjigjes së dhënë të DAP – DR– Shkup, se personi është i detyruar të paguajë taksë administrative për të dërguar një kërkesë që t’i kthehen 570 denarët e taksës radiodifuzive, u realizua takim me persona përgjegjës të DAP – DR – Shkup”, thotë këshilltari i Avokatit të popullit Zoran Billbillovski për një parashtresë nga mali i parashtresave në zyrën e Avokatit të popullit.

 

Avokati i popullit vë re se edhe kjo kategori e qytetarëve është e detyruar nga DAP, që përkrah taksës prej 300 denarëve, të plotësojë edhe formular për kthim të mjeteve, të cilat DAP i ka shpikur vetë, pasi një formular i tillë ekziston në Gazetën zyrtare të RM, me fjalë të tjera, nuk është publikuar ndonjëherë – thotë Zoran Billbillovski (Foto: SDK.MK)

Gjatë bisedimeve, të cilat ndodhën para 3 javëve, më saktë më 19 dhjetor, Avokati i popullit kërkoi të rishikonte mundësinë që atyre që u janë marrë paratë për taksën radiofuzive, t’u kthehen me detyrim, pa iu dashur të paguajnë taksë administrative.

Nga ana e përfaqësuesve të DAP – RD – Shkup ishte pranuar sugjerimi i dhënë se do të dërgohen deri në Drejtorinë e përgjithshme në DAP dhe se për qëndrimin përfundimtar do të lajmërohet Avokati i popullit. Por, deri tani nuk ka asnjë lloj lajmërimi”, thotë Zoran Billbillovski.

Avokati i popullit vë re se edhe kjo kategori e qytetarëve është e detyruar nga DAP, që përkrah taksës prej 300 denarëve, të plotësojë edhe formular për kthim të mjeteve, të cilat DAP i ka shpikur vetë, pasi një formular i tillë ekziston në Gazetën zyrtare të RM, me fjalë të tjera, nuk është publikuar ndonjëherë – thotë Zoran Billbillovski

 

 

 

Vjet më 25 shtator, gjashtë ditë pas heqjes së taksës radiodifuzive, N.N. nga Shkupi ka dërguar parashtresë drejt Avokatit të popullit pasi DAP, jo vetëm që e ka kushtëzuar me pagesën e atyre 300 denarëve në mënyrë që të mund t’i merrte 570 denarët që i takonin, por reagoi se do të duhej të paguante edhe për mjetet e dhjetë ditëve të fundit të shtatorit. Me anë të llogaritjeve të tij, N.N. i vërteton Ombudsmanit se nëpërmjet DAP shteti përfiton në dëm të qytetarëve madje edhe me atë një euro, gjegjësisht 60 denarë të cilat nuk dëshiron t’ua kthejë atyre që e kanë paguar llogarinë e TRD për shtatorin.

“Parashtresa i referohet Drejtorisë së të ardhurave publike dhe Radio Televizionit të Maqedonisë, Ligjit për ndryshimin e ligjit pët shërbime audi dhe audivizuale, me të cilin hiqet detyrimi për të paguar taksën radiodifuzive, i vënë në fuqi më 20.09.2017. Nga ky moment në dhjetë ditët e fundit të shtatorit, nuk ekziston detyrim për TRD. Megjithatë DAP dhe RTM kanë marrë vendim për muajin shtator të vitit 2017 për të gjithë shumën e taksës RD.

Shuma është 18.000.000 denarë, kurse duhet të shtohen edhe vendimet që i paguajnë firmat”, llogarit përgjegjësi i kësaj parashtrese.

S. K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира