1 Kam dëshirë të më pushtojë entuziazmi i Kryeministrit Zoran Zaev. Të infektohem nga optimizmi i tij. Por disi, unë jam ende në ngërç. Veçanërisht që nga vetë Zaevi, para ca ditësh, në një intervistë me BIRN-in, foli për kuadro të tij me të cilët duhet t’i zbatojë reformat, dhe tha: “Ka një pjesë që dinë dhe përpiqen. Ka një pjesë që as nuk dine dhe as nuk përpiqen”.
Pra unë jam i interesuar për pjesën – as nuk dinë, as nuk përpiqen. Nëse nuk e dinë si arritën në atë vend? Nëse nuk përpiqen, pse janë ende aty?
Epo, Zaev është një biznesmen me kompani të veta. Sa kohë do të toleronte në kompaninë e tij private njerëz që nuk dinë ose nuk përpiqen? Le që nuk besoj se do të punësonte njerëz të tillë.
Paralajmëron se dhjet muaj pas formimit të Qeverisë do të bëj rinkostruim dhe se do të ndërrojë disa ministra dhe drejtorë që nuk kanë treguar veten. Pse pas dhjetë muajsh? Pse në pranverë? pse jo tani? Dhe pse jo në momentin kur e ka kuptuar se nuk ia vlejnë? Në një kompani private, vallë do priste të kalojë bora që të ndërrojë kuadrot? Vallë iu jep shansin të mësojnë? Ose të fillojnë të përpiqen? Të mbeten edhe dy muaj në korrigjim me kusht me rrogë nga parat tona? Dhe kur të vijnë të tjerët, edhe atyre do t’u japim dy deri tre muaj për t’u përshtatur.
Nuk e di nëse koalicioni qeverisës është i qartë se ne kemi pritje nga qeveria. Dhe ato janë shumë të mëdha. Besoj se Zaevi e ka të qartë. Por ata që vetë i ka zgjedhur dhe që as nuk dinë dhe as nuk përpiqen, s’u bëhet fare vonë se ne kemi pritje prej tyre. Me pritje të tilla luftonim regjimin. Kaloi koha e gëzimit se ka rënë regjimi. Madje edhe paraqitja e Gruevskit në gjyq u bë një gjë e zakonshme. Tani dëshirojmë t’i gëzohemi jetës cilësore. Dëshirojmë t’i gëzohemi ndryshimit të sistemit. Dhe jo vetëm zëvendësimit të njerëzve.
2 T’i kthehemi afaristit Zaev, vizavi politikanit Zaev. Politikani Zoran Zaev që në nëntor të vitit të kaluar tha se dy zyrtarë janë nën hetim për korrupsion. Dhe a do të presim që ata të bëjnë kërkesa për t’i ndryshuar ato? Vallë edhe për ata do presim pranverën që t’i ndërroj? A do të toleronte afaristi Zaev në kompaninë e tij dy drejtues, të cilët janë nën hetim për korrupsion, të vazhdojnë të punojnë me muaj? Madje edhe sikur hetimi të tregonte se kanë që nën dyshim pa bazë.
Ose, le të marrim për shembull Ligjin për Investimet si bazë të politikës ekonomike të Qeverisë. Pse ligji ende nuk është dërguar në Parlament? A mundet biznesmeni Zaev të bëjë një plan biznesi serioz për zhvillimin e kompanisë së tij kur nuk është i sigurt nëse do të marrë subvencionet e premtuara nga kryeministri Zaev? Kompanitë paraqesin llogaritë e tyre përfundimtare për vitin 2017, dhe ligji që kushtëzon ndihmën shtetërore me llogaritë përfundimtare ende nuk ka arritur në Kuvend. Me ritmin e punës së kësaj përbërje parlamentare, kush e di nëse jeta do të vijë në vitin 2019.
Dhe rasti i evazionit fiskal të Ivonës Miliones ma kujtoi se drejtoresha e re e DAP-it Sanja Llukarevski në gusht të vitit të kaluar tha se dy udhëheqës në institucionin kanë ndihmuar tridhjetë kompanitë të mos paguajnë tatimin, duke mos i kontrolluar me vite. A kanë qenë firmat e Ivonës mes tyre? Deri ku është kjo punë? A janë ende ata në një periudhë korrigjimi të kushtëzuar në vendin e punës? Vallë edhe ata do jenë duke pritur pranverën?
Larg qoftë, nuk dëshiroj që dikush të kuptojë se e dëshiroj kthimin e Gruevski, por nuk më kujtohet se në kohën e tij ka pasur raste që një vendim i marrë nga Qeveria të presë realizimin me muaj. Nuk dua t’i kthehemi kohës kur punët zgjidheshin me telefon me urdhër para kamerave, siç bënte Gruevski, sepse dëgjuam se si me telefon ai urdhëronte edhe gjëra të tjera. Nuk dëshiroj të kthehet koha e defterëve të VMRO-DPMNE-së, por këta të LSDM-së madje as defterë nuk kanë, por shkruajnë në peceta letre, dhe të njëjtat i humbin në xhepat e tyre varësisht se kush kujt dëshiron t’ia punojë.
Kur kryeministri Zaev u ankua publikisht se “një nga investimet kapitale për vite nuk mund të realizohet për shkak të ngathtësisë dhe ngadalësisë së administratës”, unë pyes veten se çfarë kanë bërë sot për Maqedoninë, të premten, të gjithë ata nëpunës shtetëror të ngujuar në zyrat e tare se nuk ka shanse për t’u përjashtuar nga puna. Sigurisht kanë punuar për veten e tyre. Maqedonia mund të presë deri në pranverë.
Jam i zhgënjyer dhe nuk mund të gjej ndonjë justifikim nga fakti se shumica e zyrtarëve të partisë në pushtet nuk e shohin të udhës të bëjnë një ndryshim cilësor të vërtetë për të mirë. Ndërsa luftuan për të ardhur në pushtet, ata e dinin saktësisht se çfarë nuk bën. Por tani, kur ata janë në gjendje të ndryshojnë me të vërtetë atë që nuk bën, ata hoqën dorë.
Nuk ka të bëjë me atë nëse ata kanë kapacitetin. Më frikëson se nuk kanë vullnet për të ndryshuar.
3 Zaevi paralajmëroi një rritje të mundshme të moshës së pensionit dhe kontributeve të punonjësve, sepse çdo vit shteti mbulon gropën në FPIM me pothuajse 500 milionë euro. Në këmbim, ne ende po presim naivisht që të filloj të rrotullohet numëruesi në Portën e Triumfit. A nuk thane se çdo ditë do t’i kthenin paratë nga llogaritë në Belize.
Asgjë. Ne do të duhet t’i kthejmë vetë paratë tona që na kanë vjedhur, kështu që të kemi për jetë në pension.
Dhe ku do t’i kthejmë ato, kur në ndërkohë administrata mbetet e stërmbushur, të cilën kryeministri thotë se është e ngathët dhe e ngadalshme? Edhe një cikël zgjedhjesh dhe nuk do ketë më të papunë. Gjithkush do të jetë me page shtetërore. Vetëm, nuk do të ketë se kush t’i ushqejë deri në pension.
4 LSDM i ditës është lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai gjeti ngushëllim për të gjithë që janë zhgënjyer nga pushteti. Në një debat me gazetarët në Televizionin 24 Vesti tha se në nëntë muaj, Qeveria e Zaevit ka realizuar 42% të reformave 3-6-9. As Zaevi nuk do t’i lejonte vetes të jepte një përllogaritje aq optimiste. Ja pra çfarë do të thotë të jesh inxhinier i makinerisë? Vallë si i ka llogaritur ato 2%?
Të ndërpriste VMRO-DPMNE obstruksionin që ia bën Kuvendit, mbase reformat do arrinin 50%. Mickoski ka llogaritur saktësisht se sa ka bërë pushteti. Por nuk ka llogaritur se sa për qind VMRO-DPMNE-së nuk i konvenon të jetë pjesë e reformave.
Përktheu: Fjolla Zllatku