MOSMARRËVESHJE PËR MARRËVESHJE

“Do të të vendos në ballinë!”

MOSMARRËVESHJE PËR MARRËVESHJE

1Është shumë e vështirë të pranohet fakti se është arritur marrëveshje me Greqinë. Nënvetëdijes sonë, disi natyrshëm, me t’u përmendur Greqia, i vjen që të përmendë këto gjëra- “çështja e emrit”, “mosmarrëveshja për emrin”…Për njëzet e shtatë vjet, kjo ishte mantra jonë. E më pas negociata, negociata, negociata…

Ndërsa tani, më në fund – një marrëveshje. Vallë, sa kohë do të na duhet për të pranuar frazën “marrëveshja për emrin”?

Marrëveshja është nënshkruar. Kaloi në Parlament. U ratifikua. Edhe në Greqi mbërriti lajmi i ratifikimit.

Tani do të presim Greqinë të dërgojë lajm drejt Këshillit të BE-së dhe NATO-s dhe të konfirmojë se pengesat për Maqedoninë janë zhdukur. Gjithashtu presim që presidenti francez Emanuel Makron të thotë se Maqedonia mund të marrë afat për negociata me BE-në. Kryetarin tonë Gjorge Ivanov nuk e presim. Ai tha se nuk do të shkojmë në BE dhe NATO. E do të shqetësohemi se sa do të jetë e rreptë dhe e drejtë Holanda, e sa do të bëjë sikur nuk i sheh mangësitë tona.
Mirëpo, duke marrë parasysh se kancelarja gjermane Anglea Merkel i ka shkruar Zaevit se “Gjermania me një interes të madh ndjek zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe do ta mbështesë atë fuqishëm”, do të ishte katastrofale nëse do të kishte surpriza të pakëndshme.

Ne tani mund të presim edhe më tej, pasi veçmë jemi mësuar me pritje dhe pritja është bërë argëtimi jonë më i madh në jetët tona të mërzitshme tashmë tre vjet. E çfarë mund të bëjë dikush në Maqedoni nëse vazhdimisht na pret një hap i ri drejt BE-së? Ndonëse, sinqerisht, nuk dua të besoj se të gjithë ata që për aq shumë vite kanë punuar pa u lodhur për problemin dhe janë përpjekur të gjejnë zgjedhje, do t’ia lënë rastësitë dhe do të lejojnë që marrëveshja e arritur aq vështirë të mos zbatohet.

2Po çfarë pret VMRO-DPMNE? Lideri Hristijan Mickoski e shau marrëveshjen. Ndërsa deputetët u larguan nga seanca parlamentare në të cilën duhet të dëgjonim për mendimin e tyre rreth marrëveshjes. Thanë se janë kundër. Por nuk thanë se pse.
Më duket se nuk duan të lënë një vërtetim të shkruar apo video të qëndrimeve të tyre se pse janë kundër marrëveshjes. E se çfarë marrëveshje me Greqinë që t’i hapte dyert direkt Maqedonisë për në BE dhe NATO do ta mbështesnin në të ardhmen, siç nuk kanë arritur ta bëjnë në të kaluarën. Me ata që protestojnë në rrugë me flamuj rusë të paktën jemi në rregull, që të mos e shohin Maqedoninë as në BE, as në NATO. Por, VMRO-DPMNE është parti politike serioze e cila kontrollon një numër të mirë votash të opozitës në Parlament, e nuk përkon me qëndrimet e marrëveshjes pas të cilave BE dhe NATO qëndruan që të na bëjë shpallje nëpër marshe protestuese. Gjithçka varet nga ajo që do të thuhet në Parlament. Ai është dokumenti që ngelet në arkiv. Në histori shkon ajo që është thënë zyrtarisht në foltoren e parlamentit.

Ose, VMRO-DPMNE do të lejë Gjorge Ivanovin t’ua mbarojë punën. Do të fshihen pas tij.

3Besa, në arkivat nuk është shkruar se Goce Dellçevi, Dame Gruevi, Pitu Guli dhe Sandanski kanë luftuar për Maqedoninë në BE dhe NATO, por, kryeministri Zoran Zaev na e zbuloi atë faqe të panjohur të historisë së Maqedonisë.
Në fjalimin para ratifikimit të Marrëveshjes me Greqinë, me të cilën shtetit merr emrin Republika e Maqedonisë Veriore, me gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas, Zaevi tha: “Këshilli verioatlantik solli vendimin ta vendosë pikën për ftesën e Maqedonisë në NATO në Samitin e Aleancës më 11 dhe 12 korrik në Bruksel. Me anë të kësaj, realizohen aspiratat shekullore të të gjitha gjeneratave para nesh dhe të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

Domethënë se është realizuar ëndrra e Goce Dellçevit, Pitu Gulit, Dame Gruevit, Sandanskit, që ta integrojnë Maqedoninë në BE dhe NATO? Në 1903 kanë ëndërruar vallë për NATO-n?

Por, kuptova se Zaevi ka pasur të drejtë. Aspirata e Maqedonisë për BE dhe NATO me të vërtetë është shekullore. I lidh shek. 20 dhe shek. 21. Është edhe e aspiratë mijëravjeçare. Po plotësohet një mijëvjeçar i tërë derisa të hymë në BE dhe NATO. Dhe ne akoma presim.

4Jashtë temës, përderisa të gjithë debatonim mbi marrëveshjen për emrin, deputeti Ilija Dimovski merrte pjesë në debatin e organizuar nga Qeveria dhe USAID-i me temë: “Menaxhim me dezinformatat”.

Kush nga dy organizatorët të po tallet me ne? Qeveria apo USAID-i?

Në debatin për dezinformim e thërrasin Ilija Dimovskin, Shefin shumëvjeçar të Qendrës së komunikimit të VMRO-DPMNE-së me nam të keq. E cila na helmonte me propagandën më të zezë për 11 vjet. Ilija Dimovski, i cili nga foltorja parlamentare na kërcënonte me fjalët “Do të të vendos në ballinë!”. Ilija Dimovski që porosiste kurthe për ata që nuk mendojnë njëlloj në mediat që VMRO-DPMNE paguante me paratë tona. Edhe unë vetë kam qenë viktimë e atyre kurtheve dhe nuk mund t’i harroj. Si t’i harroj? Dhe pse t’i harroj? Që të mund të debatojmë? Ilija Dimovski, i cili i kontrollonte të gjitha satelitet mediatike të VMRO-DPMNE-së që i citonin lajmet e rreme propaganduese me njëri -tjetrin. Lajme që vinin nga Qendra për komunikime.
Ilija Dimovski, të cilit nga frika i dridheshin pronarët dhe drejtorët të mediave më të mëdha, posaçërisht të shërbimit publik. Ilija Dimovski që deri tani nuk mbajti përgjjgjësi penale apo morale për përhapjen e lajmeve të rreme.

Unë jam absolutisht pro debateve dhe pajtimit. Por, si të pajtohemi me dikë që as nuk është përgjigjur, e as nuk ka kërkuar falje për zullumet që ka bërë? Dhe Ilija Dimovski, besa, ka bërë shumë zullume.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира