AVOKATI I POPULLIT HAPI LËNDË PËR NËNËN E MITUR E CILA DO TË PËRNDIQET ME AKUZA NGA MPB SEPSE E KA BRAKTISUR FOSHNJËN

AVOKATI I POPULLIT HAPI LËNDË PËR NËNËN E MITUR E CILA DO TË PËRNDIQET ME AKUZA NGA MPB SEPSE E KA BRAKTISUR FOSHNJËNNga Departamenti për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, me anë të iniviativës sonë personale dhamë urdhër që të hapej një lëndë për këtë rast. Do të hetojmë nëse të dhënat mbi identitetin e nënës janë të sakta ose jo, do të drejohemi tek Qendrat për punë sociale që të marrim të dhëna konkrete për atë se çfarë kanë ndërmarrë ata. Pas përgjigjeve të marra do të shikojmë mirë se çfarë do të ndërmarrim më tutje. Rasti është në proces ndjekjeje dhe hetimi”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, zëvendës – Avokati i popullit (Foto: SDK.MK)

Avokati i popullit mbrëmë, me anë të iniciativës së tij personale ka hapur lëndë mbi rastin e një të miture nga Tetova, e cila e ka braktisur foshnjën e saj të sapolindur para Shtëpisë për të sapolindur në Manastir. Kjo ka ndodhur pasi policia ka lajmëruar se vajza do të akuzohet për aktin e saj. Omudsmani i fëmijëve do ta ndjekë rastin dhe do të hetojë në qoftë se bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të nënës së mitur. Publiku nuk i di arsyet për të cilat ajo mund ta kishte lënë fëmijën e saj para intitucionit apo nëse janë të përfshirë edhe bashkëfajtorë të tjerë. Deri më tani, përgjegjësi për akti mban vetëm vajza e mitur.

Nga Departamenti për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, me anë të iniviativës sonë personale dhamë urdhër që të hapej një lëndë për këtë rast. Do të hetojmë nëse të dhënat mbi identitetin e nënës janë të sakta ose jo, do të drejohemi tek Qendrat për punë sociale që të marrim të dhëna konkrete për atë se çfarë kanë ndërmarrë ata. Pas përgjigjeve të marra do të shikojmë mirë se çfarë do të ndërmarrim më tutje. Rasti është në proces ndjekjeje dhe hetimi”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, zëvendës – Avokati i popullit.

Javën e kaluar, vajza e mitur, nën shoqërimin e një burri dhe një gruaje ka udhëtuar nga Tetova në Manastir me taksi dhe e ka kënë foshnjën para Shtëpisë për të sapolindur. Më pas, një grup njerëzish kanë trokitur në dyert e shtëpisë, por meqë ka qenë vonë, të punësuarit janë frikësuar dhe kanë thërritur policinë. Kur policia ka mbërritur te vendi në fjalë, ajo ka gjetur një burrë 50 vjeçar nga Manastiri i cili pohonte se kishte gjetur foshnjën. Pas kësaj, foshnja është ekzaminuar në spitalin e Manastirit dhe është dërguar nën kujdestarinë e Shtëpisë për foshnje në Manastir.

Identiteti i nënës nuk dihej, andaj pas një hetimi, policia zbuloi se nëna ishte një tetovare në moshë të mitur. Nga policia në Manastir u dha lajmërimi se do të ngrihet padi kundër saj.

Mbi këtë rast reaguan shumë aktiviste për të drejtat e grave në Maqedoni, duke kërkuar mosgjykimin e nënës së mitur dhe duke apeluar që të ndihmohet në tejkalimin e situatës. Ana Vasileva, feministe dhe anëtare e iniciativës joformale “Lufto si femër” (Bori se zenski), deklaroi se është e paarsyeshme se si nga të gjithë fajtorët e mundshëm dhe duke marrë parasysh faktin se foshnja është lënë para dyerve të institucionit adekuat për përkujdesjen e saj, MPB vendos që ta fajësojë dhe të akuzojë nënën e mitur, hallkën më të dobët.

Aktivistet e organizatave femërore apelojnë që të rihetohet e gjithë situata dhe të arrihet në konkluzione të qarta rreth mundësive që nëna ka patur për ta rritur fëmijën, mundësisë që të ketë qenë nën rrezik dhune. Gjithashtu apelojnë që ajo të jetë e informuar për opsionet dhe në rast se vendos ta mbajë fëmijën, t’i sigurohen kushtet e nevojshme, ndërsa në rastin e kundërt, foshnjës t’i gjendet një familje e cila do ta adoptojë.

Pikërisht Shoqata e motrave medicinale të Maqedonisë me mbështetje të Fondit për fëmijë të UNICEF, filloi një trajnim në mënyrë që anëtaret të mund t’i përforcojnë kapacitetet për të penguar braktisjen e fëmijëve, dhunën, mospërkujdesin dhe prinëdrimin disfunksional.

“Motrat medicinale tashmë po kryejnë vizita në shtëpitë e familjeve me foshnje të sapolindura. Me anë të këtyre trajnimeve, përforcohen njohuritë e tyre për të detektuar një familje jofunksionale, kërcënimet e mundshme nga dhuna, alkooli, braktisja. Në rastin konkret, veprimi i menjëhershëm nuk ka qenë i mundur për shkak se me shumë siguri fëmija është braktisur pas daljes nga spitali”, deklaruan nga zyra në UNICEF, Shkup.

ZH. ZDRAVKOVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира