NUK KEMI TË DREJTËN PËR NJË LIRIM FAMILJAR NË ASNJË INSTITUCION APO FIRMË, PRINDËRIT E VETËM KËRKOJNË NDRYSHIME NË PËRKUFIZIMIN E TERMIT FAMILJE

NUK KEMI TË DREJTËN PËR NJË LIRIM FAMILJAR NË ASNJË INSTITUCION APO FIRMË, PRINDËRIT E VETËM KËRKOJNË NDRYSHIME NË PËRKUFIZIMIN E TERMIT FAMILJEЕднородителските семејства секојдневно се соочуваат со дискриминација во сите институции како и во оние од културата, но Министерството за труд и социјална политика вели дека нема надлежност да им наложи да им даваат попусти (Фото: СДК.МК)

Situata me diskriminimin e familjeve me një prind është shqetësuese, edhe pse këto familje janë gjithmonë në rritje e sipër në nivel lokal dhe ndërkombëtar, thotë Doroti Paçkova nga organizata qytetare për zhvillimin e të drejtave të familjeve me një prind, “Edna mozhe!”. Sipas informatave nga numri i madh i ankesave që arrijnë çdo ditë në “Edna mozhe!”, për një diskriminim të tillë të bashkësive familjare, mund të flitet pafundësisht, thotë Paçkova.

“Nga pamundësia gjatë regjistrimeve në intitucionet shtetërore për fëmijë të moshës parashkollore deri te kërkesa e dokumeneve nga të dy prindërit për regjistrim në klasë të parë, te problemet gjatë depërtimit në pazarin e punës për gratë që janë nëna të vetme, përjashtimi nga sfera publike, pamundësia për të vazhduar arsimimin, shpjegimet problematike nëpër librat shkollorë të shkollës fillore dhe të mesme mbi konceptin e familjes dhe transmetimi i idesë se fëmijët e familjeve me një prind janë më problematikë dhe me tendenca kriminele, mosekzistimi i një mase për të mundësuar një strehim të duhur, problemet që i ekpozojmë në publik si pamundësia për të përdorur lirimet familjare për të hyrë në institucione kulturore shtetërore dhe private, pamundësia për përdorim të kushteve të paduhura të krijuara nga agjencitë turistike për fluturime, injorimi i kërkesave për shfrytëzimin e një çmimi të duhur për transportin publik, edhe pse frekuenimi i këtyre grave është shumë i madh, padrejtësia për shkak të moskonsiderimit të rrethanave familjare në masat e pushteteve lokale (si masa për çdo foshnje)”, thotë Paçkova për SAKAMDAKAZAM.MK.

Paçkova para disa kohe reagoi për rastin kur gjatë hyrjes në Muzeun e iluzioneve në Shkup nuk i kanë lejuar të shfrytëzojë lirimin famijar si nënë me fëmijë, pasi lirimi ka vlejtur vetëm për dy prindër dhe dy fëmijë. Lirime për këto lloj familjesh nuk ekzistojnë në asnjë institucion tjetër shtetëror, si muzetë, MOB, MNT, Fiharmonia. Famijet me një prind nuk kanë lirme as në agjencitë turistike, pasi edhe aty kërkohen dy prindër që të mund fëmija të kalojë falas apo që të paguhet një shumë më e vogël në total edhe për të rriturin.

“Sipas rregulativave hotelerike për kapacietet akomoduese, agjencitë ofrojnë mundësi për akomodim në dhoma të ndryshme, në varësi nga numri i personave. Në dhomat stadarde me dy shtretër, në varësi të hotelit, lejohet akomodimi i një, dy ose tre fëmijëve – falas sipas moshës, dhe me pagesën e dy të rriturve. Përderisa në dhomën e njëjtë qëndron një i rritur, apo një i rritur me një fëmijë, çmimi për të rriturin është më i madh për një përqindje të cakuar”, na u përgjigjën disa agjenci të Shkupit.

Ministria për punë dhe politikë sociale thotë se nuk ka kompetenca që t’i detyrojë institucionet shtetërore dhe firmat priate t’u bëjnë lirime famijeve me një prind. Që atje shtojnë se familjeve me një prind u janë dhënë më shumë mundësi në pjesën e realizimit të së drejtës së mbrojtjes sociale në përputhje me ligjin për mbrojtje sociale.

“Familjet me jë prind kanë të drejtë të përdorimit të ndihmës së vazhdueshme financiare për prind të vetëm dhe fëmijë deri në moshën tre vjeçare në rast se nuk janë të siguruar materialisht. Gjithashtu, ministria për punë dhe politikë sociale në nivel vjetor, në vazhdimësi e implementon projektin për pushime verore dhe dimërore falas për fëmijët e familjeve me rrezik social dhe fëmijëve që janë përdorues të shtesës së veçantë, në të cilën përfshihen edhe familje me një prind, gjë me anë të së cilës, kësaj kategorie të fëmijëve u mundësohet përdorimi i këtij shërbimi falas. Minisria sigurisht vazhdon të punojë për reforma të sistemit dhe mbrojtjes sociale në drejtim të zhvillimit të të drejtave të të gjitha grupeve të cënueshme”, thonë nga Ministria për punë dhe politikë sociale.
Nga komiteti i Helsinkit në Maqedoni thonë se raporti diskriminues ndaj familjeve me një prind, në baza martesore dhe famijare, për fat të keq është një fenomen i shpeshtë.

“Rasti konkret, në të cilin bëhet fjalë për diskriminm direkt, të shumëfishtë të familjeve me një prind prej një nëne të veme dhe një fëmije në qasje të shërbimeve publike (qasje në muze), në bazë të statusit martesor dhe familjar, është treguesi më i mirë për mosprezencën e drejtësisë dhe senzibilizimit të institucioneve ndaj familjeve me një prind. Ky rast tregon diskriminim jo vetëm ndaj familjeve me një prind, por edhe ndaj familjeve strehuese dhe atyre që kanë nën kujdestarinë e tyre fëmijë”, thonë nga komiteti i Helsinkit.

Komiteti bashkë me organizatat e tjera të Rrjetit joformal për mbrojtje nga diskriminimi, orgaizatës qyetare për zhvillimin e të drejtave të familjeve me një prind “Edna mozhe!” dhe të gjitha famailjeve me një prind, të cilave u është vështirësuar qasja drejt muzeut pasi nuk kanë mundur të blejnë një bilet famijar, do të ngrenë dhe iniciojnë procedurë për mbrojtje nga diskiminimi para Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, ku do të këkojnë që komisioni ta hetojë rastin dhe në suazat e autorizimeve të saja ligjore të konfimojë se është shkaktuar diskriminim i shumëfishtë ndaj famljeve të këtyre kategorive dhe të japë rekomandim me anë të të cilit do ta detyrojë muzeun ta ndryshojë këtë praktikë diskriminuese dhe ta mundësojë blerjen e biletave familjare me çmim të njëjtë si për familjet e tjera ashtu edhe për familjet me një prind, apo ato që kanë fëmijë nën kujdestari.

Paçkova thotë se në Maqedoni, familjet dhe raportet mes anëtarëve të tyre, si dhe mbrojtja e familjes, janë të rregulluara ligjerisht me disa akte ligjore, por kryesisht me ligjin për familje. Prapë se prapë, familjet me një prind nuk pranohen si kategori ligjore, që ndikon në statusin social, problemet ekonomike, integrimin dhe mirëqenien komunale.

Problemi kryesor i këtyre famijeve, në Maqedoni, thotë ajo, është mosekzistimi i definimit të vetë familjes, si dhe mosekzistimi i prindit të vetëm. Për shkak të kësaj, i mbetet interpretimit të lirë të shërbimeve të sportelt dhe të gjthë të tjerëve me të cilët përfaqësuesit vijnë në kontakt.

“Neve, nga ana tjetër, ky inerpretim i lirë nuk na mundëson t’i klasifikojmë, e sipas tyre të ofrojmë lloje të ndryshme të politikave publike dhe masa të cilat kanë të bëjnë me familjet me një prind, në masë të madhe edhe grate që janë nëna të vetme me fëminë e tyre. Përkrah ekzistimit të rregulativave të vaktuara ligjore dhe dokumenteve strategjike, diskriminimi i shumëfishtë i grave, nënave të vetme është i dukshëm”, thotë ajo duke shtuar se vëshirësitë shtohen edhe nga fakti se në të gjitha dokumentet shtetërore, ligjore, politike, urdhëresa, etj, gratë e vetme numërohen bashkë me kategoritë e mbetura të margjinalizuara.

“Këshu bëhet e qartë se nuk janë të barabarta, nuk kanë pikënisje të barabarta me familjet më tradicionale, por edhe nuk merren aksione afrimative të cilat do t’i zhvillojnë të drejtat e grave nëna të vetme apo familjeve me një prind, por vendosen në kategorinë e njerëzve me pamundësi të lindura. Pengesa në zhvillim, pengesa fizike dhe intelektuale.

Ajo konsideron se të qenët i hapur për zgjidhjen e këtyre sfidave nga inistitucionet shtetëore, si lokale ashtu dhe shtetërore, në periudhën e fundit është përmirësuar, duke marrë parasysh se duhet të përforcohet dhe të fillojë të implementohet ajo që është sugjeruar si prioriet nga i gjithë grupi qëllimor.

“Derisa nuk arrihen kushtet për pozicione të barabarta strategike, “Edna mozhe!”, do të kërkojë dhe të ofrojë zgjidhje dhe sigurisht, mbetet i hapur bashëpunimi me të gjitha palët e involvuara. Përkushtimi i të gjitha subjekteve relevante në implemetimin e ligjeve dhe dokumenteve strategjike ëshë i domosdoshëm.”, thotë Paçkova.

B. NESTOROSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира