TA KALAROFSHA QIELLIN

a:2:{s:11:"td_subtitle";s:45:"Nëses’kallastik,s’karevolucion

1 Të mos lajmërojë policia që ka ngritur padi penale kundër sulmuesve të Komunës së Qendrës që demonstronin për ndërtim të një kishe? Pothuaj tre vjet kanë kaluar? Kush e kujton këtë? Thjesht pyes, sepse lexova që policia sot ka ngritur padi penale. Paditë  janë për pjesëmarrje në protesta kundër veprimit të Ivanovit me të cilin u falën 56 politikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre për krim. Shtatë në Shkup dhe 36 demonstrues në Manastir. Këto protesta zhvillohen që nga 13 prilli i këtij viti. Nuk janë prej para tre vjetësh. Dhe kjo nuk është e gjitha. Policia vazhdon t’i thërrasë në biseda informative ata që marrin pjesë në protesta. Domethënë do vazhdojnë paditë.

Ime më është 85 vjeçe. Është nga Manastiri. Që kur policia filloi të thërrasë në biseda informative aktivistë për të drejtat e njeriut dhe pjesëmarrës në protesta e në aksione guerile, më tha: “Ja kështu arrestonin dhe fashistët bullgarë në Manastir në vitin 1941.” Ime më atëherë ka qenë 10 vjeçe dhe këtë e mban mend. Sidomos që ia kishin arrestuar motrën. A thua edhe fëmijët tanë kështu do ta mbajnë mend këtë kohë?

Në paraburgim për pjesëmarrje në protesta qëndrojnë Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski. Të dy janë anëtarë të dalluar të partisë E Majta.  Kjo është parti legale. E regjistruar në Maqedoni. Jo e ndaluar. Ndoshta edhe gjyshërit e Zdravkos dhe Vlladimirit në 1941 kanë qenë të arrestuar. Dhe për më pak se një shekull, nipërit e tyre i arrestojnë për përkatësi në partinë E Majta.

Në 1979, si fëmijë luaja në TV serialin “Vitet tona”, bashkë me Nikolla Mlladnovin. Është serial që flet për rezistencën qytetare dhe politike maqedonase fillimisht kundër pushtuesve serb, e pastaj dhe bullgarë. Në atë kohë si fëmijë, storia e serialit na dukej një mit. Aktronim, por e përjetonim si film. Thoshim: sikur të ishte vërtet kështu ….

Tani nuk kemi pushtues bullgarë. Nuk kemi pushtues serb. Kemi shtet maqedonas. Kemi polici maqedonase. Kurse miti u bë realitet. Policia jonë arreston për pjesëmarrje në protestë. Për rezistencë ndaj qeverisë për të cilën po bëhen hulumtime për krim të përmasave epike.

2 Ambasadorët e huaj në vend akoma presin që Gjorge Ivanovi t’i tërheqë të gjitha faljet. Çdo ditë japin deklarata se marrëveshja e Përzhinos është e gjallë. Kërkojnë që të gjithë ta respektojnë punën e Prokurorisë Speciale të Katica Janevës. Por, nuk dëgjova ndonjë ambasador të kërkojë që të ndalojë përndjekja e demonstruesve.

Demonstruesit që vetëm hedhin bojë e ngjyrosin rrugët. Në shenjë proteste kundër faljes. Dhe kundër pushtetit të korruptuar. Askush nuk bëri përpjekje të futej me dhunë në Parlament. Nuk ka kokteje molotov, nuk ka ndezje gomash. Askush nuk shkuli gardhe, siç bënë gjatë protestës para Komunës Qendër. Askush nuk dërgoi dikë që t’i jepte nja dy-tri shpulla Gjorges. Nja dy-tri të nxehta. Askush nuk iu sul me buldozerë dhe ekskavatorë Qeverisë. Gjuajnë me bojë.

3 Ndërsa policia arreston pa ndalë, gjithë Maqedonia bën sehir. Merret me audio incizimet më të reja që dolën në kanalin e internetit në YouTube të dy seancave njëorëshe të pretenduara të Nikolla Gruevskit me një grua, që na qenka astrologja e tij personale kur ka qenë kryeministër. Dhe i recenson pikturat soc-realiste që pretendohet të jenë porositur nga artistë ukrainas dhe bullgarë për ndërtesën e re të selisë së VMRO-DPMNE-së. VMRO-DPMNE-ja hesht për incizimet dhe fotot. Pret të na kalojë interesi. Ndërsa MVRO vazhdon me arrestimet.

Në dy historitë komike rolin kryesor e ka ish kryeministri, tani lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili javën e kaluar në një mega intervistë me pesë-gjashtë vazhdime, të gjitha organizatat civile i quajti sekte. Tha se kishte dëgjuar që kanë rituale të çuditshme, që i quajti seanca. Dhe përfundoi: “Çmenduri totale”.

Në incizimet nga seancat, që pretendohet të jenë  incizuara në zyrën e kryeministrit, bashkëbiseduesi i astrologes flet shumë pak, dhe gjatë dy orëve, mes renditjes së yjeve dhe ndikimit  të tyre mbi jetën e tij personale, gjeostrategjinë e Maqedonisë dhe këshillave për kapjen e kriminelëve, dëgjohen dhe deklarata të këtilla: “Zoti Kryetar, nëse thashë diçka gabim, kërkoj falje paraprakisht..” dhe “ Mos u hidhëroni nëse ia lejoj vetes që të shoh gjithçka.” Sepse ajo i thotë bashkëbiseduesit: “Shikoj horoskopin tuaj dhe menjëherë e shoh Maqedoninë”.

Është argëtuese. Por kur e kujtoj se horoskopi i tij është dhe horoskopi ynë, nuk është dhe aq gallatë. Kurse kur dëgjon që, sipas yjeve, dhe ministri Nikolla Todorov është për lëvdatë – ta kalarofsha qiellin që na qëlloi.

Dhe kështu, mes dy incizimeve dhe disa fotografive nga universi i VMRO-DMPNE, mbërriti dhe lajm i tmerrshëm nga realiteti. Avokati i popullit zbuloi që në një institucion edukativo korrektues për të mitur, banorëve u paskan dhënë doza kuajsh diazepam, i kanë mbyllur dhe nuk i kanë lejuar të vejnë në tualet dhe u paskan dhënë kondoma sepse nuk paskan mundur të parandalojnë përdhunimet. Mos flasim për faktin që me vite nuk kanë mbajtur asnjë mësim. Duket sikur në këtë institucion të ketë jetuar doktor Mengele.

Të kishim dëgjuar se  qenë dhe mace  kishin jetuar në kushte të tilla dhe jo fëmijë, nuk do mund të ngrinim kokë nga ata që luftojnë për të drejtat e kafshëve. E në media do të shfaqeshin lajmërime “Skandal”, “Horor”, “Tmerr” – shikoni se çfarë po u ndodh qenve dhe maceve”.

Madje edhe gorilla që u qëllua me shigjetë në kopsht zoologjik diku në Amerikë mori më shumë vëmendje mediatike sesa fati i këtyre fëmijëve, të cilëve jo vetëm që nuk u është dhënë mundësia për risocializim, por as edhe ajo për jetë.

5 Ndërsa policia e Manastirit akoma nuk e ka gjetur demonstruesin që me maskë të Nikolla Gruevskit bënte performansa artistike, dhe e hëngrën ata që hidhnin monedha “vlladimirka”, policia e Shkupit shënoi sukses më të madh. E zuri furgonin e Revolucionit të larmë. Dhe e arrestoi bashkë me shoferin.

MPB për këtë aksion shumë të rrezikshëm, por të suksesshëm, lëshoi këtë kumtesë: “Pas kontrollit të automjetit janë gjetur dhe marrë tre kova me bojë prej 5 litrash, dy kova me ngjyrë kafe prej 3 litrash, nëntë kova boje njëlitërshe, 11 spërkatës me ngjyra të ndryshme, dy rula për lyerje, një numër të madh të pistoletave të ujit, dy pajisje të improvizuara të përbëra prej kullosave plastike dhe llastikave prej gome (katapulta) si dhe objekte të tjera që janë subjekt për vepër penale sipas nenit 243 paragraf 3 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë”.

Përsëris: “dy pajisje të improvizuara të përbëra nga kullosa plastike dhe llastikë gome (katapulta)”. Përsëris: ky është lajmërim zyrtar i MPB. Përveç kësaj, kishte dhe video dhe fotografi të armëve vrastare për ngjyrosje të konfiskuara. Policia e kënaqur nga aksioni. Nuk ka llastik, nuk ka revolucion.

Kjo komunikatë është një përkujtimore mbi varrin e parodisë të vdekur prej kohësh në Maqedoni. Në këtë raport serioz të policisë mungon vetëm edhe një analizë serioze e korrierëve dhe historia do të ishte e rrumbullakosur. Sepse pistoletat plastike dhe llastikat, si dhe kullosat për larje të pastave  dhe të sallatës janë blerë në Xhambo. Pra kjo është një dëshmi vendimtare se nuk jo vetëm Sorosi, por edhe Greqia e mbështet Revolucionin e larmë. Kurse revolucionarët e larmë po paguajnë një firmë greke që grekët ta detyrojnë me lehtësisht Maqedoninë ta ndryshojë emrin.

Ja një temë për seancat e mesnatës të televizioneve nacionale.

6 Lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski paralajmëroi që partia e tij po përgatit reforma të mëdha sipas raportit të Pribes. I përgatit tani, një vit të tërë pas marrëveshjes së Përzhinos dhe raportit të Pribes.

Mos mbetet mangët, edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaevi deklaroi se marrëveshja e Përzhinos mund të riafirmohet dhe se deri në tetor mund të përgatiten kushte për zgjedhje të drejta  dhe demokratike.

Kurse këta nga e Majta do të dalin vallë në liri? Apo në paraburgim do të presin dhe gjykimin e këtyre 33 demonstruesve të larmë që fituan padi penale, që pastaj bashkë të qëndrojnë në burg. Të presin në vend të sigurt që Gruevski dhe Zaevi të riafirmojnë marrëveshjen e Përzhinos.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира