NOTOJ QË TË SHËNDOSHEM KUR TË RRITEM, THOTË 12 VJEÇARI MARKO PEJÇINOSKI I CILI NOTOI NË LIQENIN E OHRIT

NOTOJ QË TË SHËNDOSHEM KUR TË RRITEM, THOTË 12 VJEÇARI MARKO PEJÇINOSKI I CILI NOTOI NË LIQENIN E OHRITMarko është një hero dhe të gjithë duan të fotografohen me të – “tigrat” e MPB e përshëndetën në Ohër dhe i thanë të mos dorëzohet asnjëherë(Foto: SDK.MK)

12 vjeçari Marko Pejçinoski, me nekrozë në këmbë, më 28 gusht, në ditën e Shën Mërisë notoi në liqenin e Ohrit në drejtimin  Shën Naum –  Ohër, në gjatësi prej 25 kilometrash. Marko ka filluar të notojë me rekomandimin e mjekëve prej para dy vjetësh. Ata i kanë thënë se gjatë kësaj periudhe, noti është terapia e tij më e mire. Nekroza në këmbën e tij është një sëmundje e cila e pengon qarkullimin normal të gjakut deri te këmbët, gjë për shkak të së cilës fillojnë të shfaqen probleme me motorikën.

Gjatë notit unë kryesisht i përdor duart e mia. Ndërsa këmbët përdor vetëm në interval prej pesëmbëdhjetë minutash, sa për të lëvizur, që të mos fitoj ngërç te muskujt. Ndërkohë, me krahët bëj rreth 60 kthime në minut”, thotë Marko: – në mesin e rrugës gjatë notimit në Liqenin e Ohrit.

Marko i ka dëgjuar këshillat e mjekëve dhe me mbështetje të madhe nga familja e tij ka filluar të trajnohet pothuajse çdo ditë. Deri më sot, duke llogaritur notin që ka bërë në pishinë dhe në Liqen gjatë treningjeve, Marko ka notuar rreth 300 kilometra.

“Askush nuk më detyroi të merrem me not. Por, rekomandimi i mjekëve është që noti është terapia më e mirë për nekrozën dhe ky për mua ishte motivim i mjaftueshëm. Dua të jem i shëndoshë kur të rritem. Mjekët më thanë se kur të përfundojë periudha ime e rritjes, me një interventim të vogël, pasojat e nekrozës do të zhduken tërësisht. Unë, nga ana tjetër, nuk do të doja të flisja për këtë”, thotë Marko i cili tani do të jetë klasa e tetë në SHF “Grigor Përliçev” në Ohër.


“Më të vështirë e kisha në fillim te Shën Naumi. Uji ishte shumë i ftohtë dhe i turrbullt. Kishte shumë dallgë.

Pas këtij gjesti të Markos, të gjithë filluan të interesohen se kur e ka pasur më të vështirë dhe nëse ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga qëllimi për të notuar në liqenin e Ohrit.

“Më të vështirë e kisha në fillim te Shën Naumi. Uji ishte shumë i ftohtë dhe i turrbullt. Kishte shumë dallgë. Në ato çaste kisha dyshimet e mia, por e pashë babain tim Toni dhe mjekun Goran Balevski, të cilët më thërritën: “Marko, do të notojmë”. Menjëherë ia ktheva përgjigjen: “Do të notojmë” dhe vazhdova. Atëherë fitova një fuqi të madhe dhe vazhdova të notoj. Më pas gjithçka ishte më e lehtë. Nuk kisha asnjë krizë deri te arritja e qëllimit në Ohër. Nëse do të kishte qenë koha më e mire do ta kisha kaluar të gjithën për shtatë orë, jo për nëntë”, tha Marko, duke shtuar:

“Gjatë kohës kur notoj, kryesisht i përdor duart e mia. I përdor edhe këmbët, në interval prej pesëmbëdhjetë minutash, që të mos fitoj ndonjë ngërç në muskuj. Bëj rreth 60 kthime krahësh në minut.”

“Marko thotë se ka vendosur të notojë më 28 gusht,pasi vjet në maraonën e vogël të Ohrit ka pasur numrin 28” (Foto: SDK.MK)

Nëna e Markos, Violeta, është motër medicinale në Departamentin e pediatisë pranë Spitalit të përgjithshëm në Ohër, ndërsa babai, Toni, ka një biznes privat. Të dy prindërit e kanë trajnuar Markon nga tetori e deri në qershor të këtij viti. Vjet më 2 gusht, Marko mori pjesë në maratonën e vogël të notit që mbahet në Goricë, pranë Ohrit.

“Atëherë Marko më pyeti nëse mund të marrë pjesë në maratonën kryesore të notit. Unë i thashë se në atë garë notojnë shumë notues të fuqishëm, me kushte për trening, me një dietë të veçantë dhe se ajo është një maratonë e shpejtë. Pjesëmarrësisht e asaj maratone janë pothuajse si robotë. I sugjerova që të provojë të notojë në linjën nga Shën Naumi në Ohër. Ai pranoi dhe përfundimisht më 28 gusht e realizoi ëndrrën e tij”, thotë Toni.

Marko thotë se ka vendosur të notojë më 28 gusht, pasi vjet, në maratonën e vogël të Ohrit ka mbajtur numrin 28.

“Atë numër ta ruajnë edhe për garën e ardhshme në rast se ti vendos të garohesh përsëri. Unë kuptova se ky është numri im i fatit dhe prandaj vendosa të notoj në Liqen më datën 28 gusht, pa e menduar se atëherë ishte dita e Shën Mërisë. Liqeni u vendos rastësisht. Unë dhe babai im dy ditë para garës, shkuam në kishën e shpellës së Shën Mërisë në Gradishte, ku u lutëm”, thotë Marko.

“Të kishte qenë koha më e mire do ta mbërrija cakun për shtatë, jo për nëntë orë”, thotë Marko; – në cakun në Ohër (Foto: SDK.MK)

Babi i tij thotë se deri vonë Marko nuk ka përmendur fare se kush është idhulli i tij në not.

“Po, unë kam idhullin tim. Ajo është Atina Bojaxhi që ka notuar në Lamansh. E pashë filmi “Drejtohu Delfina”, i frymëzuar nga ky gjest. U mahnita nga vullneti i saj i madh, për të arritur diçka të pamundur, për të arritur te qëllimi. Krah kësaj, doja t’ia vërtetoja vetes dhe të tjerëve se jam i aftë të bëj edhe unë diçka të veçantë, diçka jo të përditshme”, thotë Marko.

Toni thotë se deri më tani nuk kanë menduar për qëllime të tjera në not.

Babai i tij, Toni, thotë se tani për tani nuk mendojnë për qëllime të tjera në fushën e notit. “Unë i kam pasur frikë ato qëllime më të larta, por asnjëherë nuk i dihet”, thotë ai (Foto: SDK.MK)

“Unë i kam pak frikë, të them të drejtën, ato qëllime të larta, por asnjëherë nuk i dihet”, tha ai.

Në një moment, në plazhin ku ne po diskutonim, mbërritën pesë djem të rinj dhe të fortë. Njëri nga ata tha: Është ky Marko, heroi ynë? Ne i përkasim njësisë “Tigra” të MPB. Asnjëherë mos u dorëzo, të vazhdosh këtë gjë që ke nisur. Pastaj ata u fotografuan me Markon.

Pyetjes nëse prapë se prapë mendon të notojë në ndonjë garë më të gjatë në një vend tjetër, Marko i përgjigjet me një “nuk e di”.

“Nuk e di, do ta shohim. Mbase një ditë. Unë realizova një ëndërrr më 28 gusht”, tha ai.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира