1Kryeministri Zoran Zaev, kur ishte lideri i opozitës në vitin 2016, pas të gjitha konferencat e shtypit ku lëshoheshin bombat me bisedat e përgjuara, si dëshmi e krimeve të regjimit të Nikolla Gruevskit, thoshte: “Kjo ligësi nuk do të përsëritet”. Të gjitha protestat që u shkaktuan nga ajo që dëgjuam te bombat, rebelimi kundër faljes së Gjorge Ivanovit, beteja për mbështetjen e Prokurorisë Speciale Publike si dhe Revoulicioni i larmë, zhvilloheshin nën parullën “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”. Kështu fliste atëherë opozitari Zaev. Ndërsa tani kryeministri Zaev flet për pajtim. Po drejtësia?
Një mik i Fejsbukur këto ditë na shkroi: “Do të pajtohen me ta, që të hidhërohen me ne”.
Çfarë pajtimi mund të ketë, kur ne akoma nuk e dimë se kush është porositësi dhe organizatori i sulmit të Parlamentit më 27 prill vjet? Në afatin e fundit gjyqësor, lëshuan një videoincizim, ku shihet qartë se personi që atë ditë është dëgjuar me truprojen e Gruevskit, ndërkohë që ky i dyti ishte në Vjenë, del me një maskë nga Kabineti i kryesuesit të Parlamentit, Trajo Veljanoski. Cila ka qenë këtu roli i Veljanoskit? Për çfarë pajtimi flasim, kur akoma nuk është hetuar roli i kryetarit Gjoge Ivanov në këtë ndodhi?
Deri më tani ne nuk kemi dëgjuar as ndonjë kërkesë për ndjesë për sulmin e Parlamentit më 27 prill. Ku bazohet VMRO-ja kur flet për pajtim? Nëse veçmë pajtohemi, le të kuptojmë se për çfarë ishim hidhëruar. Pasi, në televizion ne pamë se ishin nisur për t’i vrarë, kurse ata thonë se janë viktimë e përndjekjes politike.
E tani, si do të shkojë ky pajtim? Pasi për pajtim, duhet të jenë dakord të dyja palët. Ne duhet t’i falim se kanë dashur të na vrasin. Kurse ata të na falin se i paskemi përndjekur politikisht.
Dhe kështu kthehemi nga fillimi. Versioni i VMRO-DPMNE-së për sulmin e Parlamentit bëhet version zyrtar – Në parlament nuk ka pasur sulm.
2Kjo amnesti që VMRO-DPMNE-ja kërkon po bëhet ngjitëse. Po shndërrohet në amnezi. Udhëheqësia e re e Hristijan Mickposit thotë se me përzënien e Sasho Mijallkovit nga partia, puna ka mbaruar. Partia është pastruar nga ligësitë. I ka përzënë shtatë deputetët që votuan për nevojë të ndryshimeve kushtetuese, përzuri edhe dy-tre të tjerë dhe — obobo nuk vlen… Jo më kot Mickoskit dhe njerëzit rreth tij nuk kanë qenë këtu. Kanë jetuar në Mars 12 vjetët e kaluara.
Mirë që e përzunë MIjallkovin, por madje ia ngjitën LSDM-së. E kështu nënkreytari i VMRP-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski triumfalisht e përgëzoi për “koalicionin e ri kriminel Zoran Zaev, Vice Zaev, Sasho Mijallkov”.
Vëllait të kryeministrit, Vice Zaev, iu deshën tri ditë për të dalë dhe i dha afat edhe tri ditë të tjera që të dëshmonte se nuk ka ndonjë lidhje kriminele me Mijallkovin. Kurse kryeministri Zoran Zaev, pasi ka hyrë në filmin e pajtimit, tha se nuk e paska dëgjuar fjalimin amnezik të Mickosit më 23 tetor, e kështu, me shumë siguri nuk i ka dëgjuar as akuzat e Nikollovskit.
Mirë që nuk reagoi kryeministri. Por nuk reagoi as LSDM-ja. Demek, lëri budallenjtë, le të flasin budallallëqe. Po, po. Le të flasin. Në momente të këtilla, kur të gjithë jemi në kulmin e nervave, le t’i lejojnë njerëzit e VMRO-së edhe lojën t’ua drejtojnë, siç e drejtuan për 11 vjet. Lejojnë një VMRO-DPMNE të këtillë të rënuar të drejtojë bisedën në publik. U lejojnë që t’i vendosin ata temat, tonin, lajmet dhe lajmet e rreme, kurse qeveria vetëm të reagojë.
Nuk më intereson fare nëse VMRO-DPMNE ka vendosur të jetojë me mospranim të realitetit. Me një amnezi të vetëdijshme. Por, është problem nëse ne e pranojnë amnezinë e tyre. Nëse, si ka nisur Zaevi me pajtimin, vazhdimisht më duket se bashkë me amnestinë në një pako do të vijë edhe amnezia.
3Amnezia në VMRO-DPMNE është lëshuar fuqishëm. Madje edhe i përzëni nga partia, Nikolla Todorovi po kërkon falje për ligjin që vështirësoi abortin, të cilin ai si ministër i shëndetësisë e shtyu me zor në Parlament. Ndërkohë ligji i vjetër u ndryshua më kot. Vetëm që të bëjnë rolin e tyre si konzervativë. Kurse në realitetin, që ata refuzojnë, garonin njëri tjetrin me makinë nëpër Shkup që të mos i kapnin me dashnoret.
Todorovi aso kohe gënjente se ligji i tij është ligji më liberal për ndërprerje të shtatzënisë në Evropë. Më kanë telefonuar tri herë, më janë kërcënuar, ndërkohë që isha redaktor i gazetës “Vest”, që të mos publikoj mbi protestat kundër ligjit. Kurse, të gjitha gratë që aso kohe punonin në “Vest” ishin në protestë para Parlamentit. Për fat të mirë ne e publikuam. Përndryshe tani do të duhej të kërkoja unë falje.
Po, çfarë bëjmë me 23 deputetet që atëherë votuan “për” heqjen e përfitimit qytetërues? Ato që lëvdoheshin se janë “të bindura krenare”. Disa prej tyre deputete në përbërjen aktuale të parlamentit. Vallë nga ato presim që të kërkojnë falje?
Ndonëse, kur veçmë flasim për falje, do të duhej të kërkonin falje edhe deputetët e LSDM-së. Pasi ka një vit e gjysmë që nuk mund të ndryshojnë ligjin e Todorovit. Kanë pasur punë më të mençur. U është dashur ta ndryshojnë ligjin për ndalim të duhanit.
4Mickoski u mbyt duke thënë “populli”, “populli”, por e dëgjuam ne se ç’mendonin ata për popullin. Tani edhe në gjykimet për mashtrimet në zgjedhje dëgjohen bombat për respektimin e tyre ndaj popullit. Besa, dëgjohet dhe vetërespekti i popullit.
Për ata, populli ka qenë i rëndësishëm vetëm për të votuar. U janë dashur njerëz si votues, për t’i blerë. Nuk kanë folur si njerëz. Kanë folur si një zgjedhë që numërohet. Mjekët në spitale i kanë matur me “cope”. Policët i kanë kontrolluar fije për pe. Për “ciganët”, “shiptarët”, të mos flasim fare se si i kanë “shtrënguar” që të votojnë. Nuk ka qenë puna vetëm për “tërheqje për veshësh”. Biznesmenë të fuqishëm tregojnë transparencën duke thënë se si janë paraqitur për të urdhëruar të punësuarit e tyre të votojnë për VMRO-DPMNE-në. Drejtorët të kompanive multinacionale kanë siguruar vota për VMRO-DPMNE. Shefa të njohur të zinxhirëve të farmacive kanë kontrolluar të punësuarit e tyre.
Dhe tani, sidomos ata votuesit e blerë, do të më folkan për dinjitet dhe identitet. I kanë trajtuar si kafshë, e këta i kanë duartrokitur nga ana tjetër. Pas gjithë asaj që dëgjuam, duhet t’u besojmë se pas bindjes së tyre, me logjikë, por edhe ashtu si u ka thënë zemra, më 30 shtator kanë bërë ajvar. E kanë bojkotuar referendumin, që emrin ta mbrojnë me identitet dhe dinjitet.
Për çfarë dinjiteti flasin, kur vetë kanë lejuar të trajtohen si dele? Vetëm se nuk i kanë çuar për kullosje. Por në votim.
5Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, me rastin e përvjetorit të parë të mandatit, do të organizojë shoqërim shtypi me gazetarët e rubrikave dhe redaksive të Shkupit. Në ftesë thotë: “dres kod – formal”.
Epo, spitullosuni, Vetëm, kini kujdes kur të mbërrini te vendi i ngjarjes në qendrën e Shkupit. Nuk mund të lëvizni sepse janë bllokuar me makina, bilborde dhe tarraca të najlonit nga kafenetë që kanë uzurpuan hapësirën publike. Pasi, kryetari për një vit të tërë premton se nuk ka dalë ai për t’i vizatuar tarracat. Me vete merrni antitetanus dhe serum kundër kafshimit të qenit, se mundësitë janë të larta që kjo të ndodhë. Për mbeturinat të mos bëjmë fare muhabet, pasi mund të keni edhe fatin që t’i ketë pastruar paraprakisht Irena Ristiq. Nëse para saj nuk ka kaluar ambasadori i Holandës. Gjithashtu sillni me vete oksigjen, që të merrni frymë me najlon që t’ju kombinohet me najlonin në të cilin do të shoqëroheni formalisht. Dhe mbrohuni pas nga ajri. Që kur të ktheheni nga shtëpia, duke shëtitur nëpër “Shkupin e dashur”, të mos thithni nga ajri i ndotur. Pasi ja – perëndimi dhe ndotja janë përsëri në modë.
Kuptohet, për të gjitha këto gjëra do të mund ta pyesni kryetarin. Edhe pse, mundësia që ai t’ju përgjigjet se nuk mund të bëjë asgjë, është e madhe.
Përktheu: Fjolla Zllatku