ËSHTË MREKULLI E PABESUESHME, PERSONA ME PENGESA NË ZHVILLIM MËSOJNË SKIJIM NË MAVROVË

ËSHTË MREKULLI E PABESUESHME, PERSONA ME PENGESA NË ZHVILLIM MËSOJNË SKIJIM NË MAVROVË “Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme dhe e pabesueshme”, thonë personat me pengesa në zhvillim, të cilën pardje për herë të parë arritën të skijojnë me ulëse speciale. (Foto: Gj. Liçovski)

Emocione, gëzim, por edhe pasiguri në lidhje me atë se si do të jetë skijimi i tyre i parë! E gjithë kjo duket në fytyrat e Elenës, Geres, Zoranit, Luljetës, Vasilit dhe Ratkos, të cilëve pardje pasdite u filloi trajnimi për skijim me persona me pengesa në zhvillim, që këtë javë po mbahet në qendrën e skijimit “Zaer Llazarevski” në Mavrovë. Ata janë pjesë e grupit prej 13 vetash me pengesa në zhvillim nga Maqedonia veriore, Bullgaria dhe Kosova, të cilët nga 4-9 marsi, bashkë me 8 instruktorë të ardhshëm të skijimit për persona me pengesa në zhvillim, do të marrin pjesë në shkollën e parë sit-ski, e organizuar nga Shoqata e qytetarëve me paraplegji dhe kavriplegji “Pa kufizime”.

Elena Davidkovska nga Kratova, një person me pengesa nga lindja, thotë se pret me padurim të fillojë skijimi.

“Për mua kjo është hera e parë në një eksperiencë të këtillë, edhe pse merrem me atletikë, hedhje disku, etj, dhe deri më tani disa herë kam marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Gjithashtu, kam fituar vendin e parë në nivel shtetëror. Por, kjo do të jetë një eksperiencë krejtësisht e re”, thotë ajo.

Instruktorët e ardhsëm për skijim me persona me pengesa në zhvillim e kaluan edhe vetë trajnimin një herë nën udhëheqjen e eksperëtve nga Uellsi dhe skijuan vetë në sit-ski që të shohin dhe të ndjejnë se cila është perspektiva e atyre që do të duhet t’i trajnojnë. (Foto: Gj Liçovski)

Skijuesit, por edhe instruktorët e ardhshëm, ndjekin këshillat e fundit të ekspertëve nga Uellsi, Kris Dej dhe Rodi Luelin në lidhje me skijimin e parë në Mavrovë, dhe pastaj…magjia fillon” Ndërkohë që skijuesit janë të ulur në ulëset specialisht të dizajnuara për skijim, të ngjashme me sajat, instruktorët gjenden pas tyre dhe mbajnë me lenta ulëset duke pasur kujdes që të mbahet drejtimi, të mund të kthejnë në mënyrë të duhur dhe të lëshohen në mënyrë të sigurt. Një pjesë e tyre skijonin me skija, pasi pengesa e tyre në zhvillim është më e vogël.

“Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme, e pabesueshme”, dëgjohen zërat e skijuesve ndërkohë që lëshohen me ulëset sit-ski.

Këtë procedurë e përsëritën edhe disa herë, gjë që është vetëm përgatitje për atë që i pret ditëve të tjera të trajnimit, ku do të mund të mësojnë vetë se si ta drejtojnë ulësen dhe si të skijojnë.

Ekspertët nga Uellsi i trajnuan edhe të punësuarit e ski qendrës se si duhet të zhvillohet transporti i persnave me skilift, pasi gjithçka duhet të rrjedhë në mënyrë precize që ata të mbërrijnë të sigurt te terreni i skijimit. (Foto: Gj. Liçovski)

“Kjo është diçka e paharrueshme. Për mua kjo është hera e parë që skijoj me sit-ski dhe është shumë më interesante se sa skijimi me skija, që kam bërë para 20 vjetësish. Flas për këtë dallim pasi është diçka që mund ta bëj, duke qenë se nuk kam kaluar të gjithë jetën në karrocë. Dua t’u bëj thirrje personave me pengesa në zhvillim që të jenë të hapur ndaj të gjitha mundësive që u ofrohen, dhe të gjithë njerëzve që t’u ndihmojnë personave që nuk janë të pavarur, që të mund t’i bëjmë dhe ata pjesë të shoqërisë”, thotë Geri Tërpkov nga Shkupi dhe anëtar i shoqatës, duke shtuar se kjo është vetëm përgatitja e asaj që e pret ditën tjetër, kur duhet t’i mësojë të përdorim lopatat me të cilat do të mund ta menaxhojnë vetë ulësen për skijim.

Në mëngjes, tetë instruktorët e ardhshëm për skijim për persona me pengesa në zhvillim mësonin se si menaxhohet ulësja e skijimit, me instruksionet e ekspertëve të Uellsit, të cilët u kërkonin ta ripërsërisnin disa herë procedurën dhe u tregonin se si ta mbanin barazpeshën dhe pastaj se si të lirohen nga lentat speciale me të cilat mbahet ulësja.

“Dy ditët e kaluara kemi pasur trajnim teorik për mënyrën se si do të zhvillohen trajnimet me personat me pengesa në zhvillim, kurse sot edhe ne po provojmë se si bëhet. Qëllimi është të futemi në vendin e personave me pengesa në zhvillim dhe të përjetojmë nga perspektiva e tyre atë që ata ndjejnë përderisa skijojnë. Është e mrekullueshme dhe krejtësisht ndryshe nga skijimi me skija”, thotë Vllado Karaev, një nga instruktorët e ardhshëm.

Kris dhe Rodi me durim shumë të madh u shpjegojnë disa herë se cili duhet të jetë pozicionimi i trupit ndërkohë që ndodhen pas ulëses dhe atyre që ndodhen te ulësja, t’u shpjegohet se si manovrohet me lopatat për të mirëmbajtur një drejtim korrekt. Kris thotë se në varësi të pengesës që kanë, këta persona mund të skijojnë edhe me ski, gjë gjatë së cilës rëndësi të madhe ka besimi mes instruktorit dhe atij që është në trajnim.

Instruktori na Uellsi Rodi Lulelin kujdeset për detalet më të vogla q të sigurohet se pajisjet janë të vendpsura në mënyrën e duhur, përpara se t’i lëshojë për sikim. (Foto: Gj. Liçovski)

Te trajnimi në mënyrë vullnetare u përfshinë edhe instruktori i parashutizmit, Jane Stefanov, që është pjesë e ekipit organizativ të kampit dhe profesoresha Sonja Bogdanovska, e cila jeton dhe punon në Kanada me persona me pengesa në zhbillim. Ata thonë se kanë pasur ndihmë të madhe edhe nga të punësuarit e qendrës së skijimi gjatë transportit të skijuesve me ski liftet.

“Të punësuarit në qendrën e skijimit u përshtatën shumë mirë me instruksionet e Rodit dhe Krisit dhe me të vërtetë, i gjithë procesi u zhvillua në mënyrë që përkryer”, thotë Bogdanovska.

Vangell Trkaljanov nga shoqata “Pa kufizime” thotë se ideja për organizimin e shkollës së parë për ski për persona me pengesa në zhvillim është t’u afrohen sportet e dimrit edhe këtyre personave në shtet, pasi diçka e tillë deri më tani nuk ka ekzistuar. Vetë ai ka një pengesë në zhvillim dhe është maqedonasi i parë i cili ka marrë pjesë në gara me sport dimëror për këta fëmijë.

“Synimi është që të argëtohen dhe të mësojnë të skijojnë. Sporti për këta persona është një ndihmë e madhe dhe ka shumë rëndësi për ta pasi në këtë mënyrë dalin nga rrethi i njerëzve me të cilin qëndrojnë në përditshmëri. Gjithashtu, aktiviteti fizik ndikon vetbesimin si dhe rrit mundësinë për t’u mëvetësuar. Çdo aktivitet fizik ndikon pozitivisht mbi trupin dhe shpirtin dhe zvogëlon problemet shtesë që mund të ndodhin nga mosaktiviteti”, thotë Trkaljanov.

Një pjesë e pajisjeve e nevojshme për mirëmbajtjen e shkollës është siguruar nga instuktorët e Uellsit. Me projektin e shoqatës duhet të blihet edhe një ulëse për skijim. Trkaljanovi thotë se ky është vetëm fillimi dhe shpresoj se sportet e dimrit për personat me pengesa në zhvillim do të zhvillohen akoma më shumë nëpër qendrat tona të skijimit. Sipas tij, me anë të kësaj ngrihet jo vetëm vetëdija publike, jo vetëm për personat me pengesa në zhvillim, por në përgjithësi për vullnetarizmin, gjë e cila në shtetin tonë është shumë pak e përhapur.

Foto nga trajnimet për instruktorët dhe për personat me pengesa në zhvillim. (Foto: Gj. Liçovski)

“Instruktorët nga Uellsi kanë shumë eksperiencë. Kris merret me persona me pengesa në zhvillim për 25 vjet dhe Rodi për 15 vjet. Jemi shumë mirënjohës ndaj tyre që pranuan të jenë pjesë e kësaj shkolle, për të cilën kemi shumë mbështetës që u përfshinë në mënyrë vullnetare. Ideja është të mund të sigurohet qasje për të gjithë personat me pengesa dhe urojmë që kjo të zhvillohet dhe më tej”, thotë Trkaljanov.

Ski kampin e personave me pengesa, shoqata e organizon në bashkëpunim me qendrën e skijimit “Zare Llazarevski”, hotelin “Sport” në Mavrovë, Universitetin në Tenesi dhe Agjencinë për të rinj dhe sport.

E. BOÇVAROVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира