Pesëmbëdhjet përqind e vajzave në RMV përdorin gazeta në vend të pecetave higjienike gjatë kohës së ciklit menstrual, përshkak të çmimit të papërballueshëm të mjeteve higjienike, ka treguar hulumtimi i ri i shoqatës Gazetarë për ndryshim dhe Institutit për Shëndet Publik. Hulumtimi është kryer në prill të vitit të kaluar, në Shkup, Veles dhe Kumanovë, ku kanë marrë pjesë rreth 800 të anketuar të moshës nga 14-45 vjet
Maqedonia e Veriut renditet lartë në listën e vendeve të cilat nuk menaxhojnë dot higjienën menstruale, thotë Natasha Dokovska nga Gazetarët për ndryshim..
“Në Maqedoni nuk ka asnjë shkollë fillore apo shkollë të mesme ku tualetet janë përshtatur për menaxhimin e higjienës menstruale. Në Maqedoni, 90 për qind e nxënëseve në zonat rurale nuk shkojnë në shkollë për 4 deri 5 ditë kur kanë një cikël mujor, ndërsa 75 për qind e nxënëseve në zonat urbane mungojnë 2 deri në 3 ditë për të njëjtat arsye. Sondazhi zbuloi se 19 për qind e vajzave nuk blejnë asnjë mjet”, thotë Dokovska.
Shkaku i kësaj janë kushtet që nuk lejojnë të menaxhojnë me higjienën personale në shkollë/ vend pune për shkak të çmimit të papërballueshëm të pecetave higjienike. Në Maqedoni vetëm në një shkollë private, në Veles ekzistojnë kushte/ toalet për higjienë menstruale, ndërsa në asnjë shkollë tjetër nuk posedojnë kushte për higjienë të tillë, si letër tualeti, sapun, ujë por as vende të dizajnuara për tu përballur me problemin, e as vende të posaçme se ku të hidhen pecetat e përdorura.
Në pyetjen se a keni kushte për të mirëmbajtur higjienën menstruale në shkollë/punë, 90% e të anketuarave janë përgjigjur se nuk kanë, derisa vetëm 10% janë përgjigjur pozitivisht.
Ajo që ka qenë më shqetësuese, ishte gjatë pyetjes se a mungoni në punë/shkollë gjatë ciklit.
“90% e të anketuarve nga vendet rurale janë përgjigjur se mungojnë në shkollë/punë gjatë kohës se periodave derisa të anketuarat e vendeve urbane 75% kanë thënë se mund tët mungojnë në shkollë/punë për rreth 2/3 ditë.
Arsyet që janë dhënë për mungesën në punë/shkollë janë:
– 52% – kushte të papërshtatshme për MHM
– 40% – çmimi i lartë i mjeteve për MHM
– 8% – dhumbje të stomakut
.
Në pyetjen se “Çfarë mjete higjienike përdorni gjatë ciklit?”, më shumë se 80% janë përgjigjur se përdorin peceta higjienike, 5% tamponë, ndërsa 15% janë përgjigjur se nuk përdorin asnjë mjet higjienik, gjegjësisht shërbehen me çfarë të munden, me peceta të tekstilit që i bëjnë vet apo ndonjë gazetë. Për filxhanët menstrual janë përgjigjur vetëm tri të anketuara se kanë dëgjuar për to por nuk i kanë përdorur asnjëherë, ndërsa 65% prej tyre janë përgjigjur se do të kishin përdorur të njëjtën pecetë disa herë. Një numër i madh i tyre mendojnë se një pecetë e vetme mund të përballohet, ndërsa 30% prej tyre kanë thënë se do të kishin përdorur një pecetë disa herë për të mbrojtur ambientin nga ndotja.
„ Habit fakti se në Maqedoni, në shekullin e 21-të, nuk ka vend për të blerë peceta higjienike me shumë përdorime, si dhe një filxhan menstrual. Aktualisht, qytetarët mund të porosisin filxhan menstrual vetëm online nga kompania e vetme që i ofron kurse në Bullgari në farmaci ka një përzgjedhje të 35-50 llojeve të filxhanave menstrual, çmimi i të cilit shkon nga 300 deri 1.500 denarë. Kohëzgjatja e një filxhani është deri në 10 vjet dhe ndotja e mjedisit prej saj zvogëlohet në zero”, tha Dokovska.
Gratë në Maqedoni e dinë se pnjetet për MHM përmbajnë kimikate dhe plastikë. 70% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, por nuk e dinë se çfarë është alternativa.
Shtatëdhjetë për qind e të anketuarve do të përdornin mjete alternative ekologjike të MHM dhe atë deri 29.5 për qind për shkak të reduktimit të mjeteve, dhe të paktën 12,5 për qind e të anketuarve do të ndryshonin mjetet aktuale të MHM me të qëndrueshme, për të mbrojtur mjedisin.
“Vetëm për ilustrim, Maqedonia përballet me mbeturina prej 6-6.5 milion copë pecetash / tampona në muaj, dekompozimi i të cilave zgjat 500 vjet. Parlamenti Evropian ka miratuar një deklaratë që ndalon përdorimin e këtyre pecetave dhe tamponave me përdorim të vetëm deri në vitin 2020, sepse ato përmbajnë plastikë” tha Docovska.
Shoqata e Raportimit të të Drejtave të Njeriut ka disa rekomandime për institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit, krijimin e një fondi për zhdukjen e varfërisë menstruale, si dhe zvogëlimin e shkallës tatimore për këtë lloj të produkteve nga 18% në 5%.
“Produktet menstruale nuk janë mallra luksoze. Menaxhimi i higjenës menstruale duhet të përfshihet në buxhetimin gjinor (të gjitha institucionet publike / shkollat duhet të ofrojnë një tualet të përshtatshëm për menaxhimin dinjitoz të HM). Kjo do të thotë se të paktën një tualet t’i plotësojë standardet: ujë, letër higjienike, sapun dhe kuti të klasifikimit të mbeturinave. Ne gjithashtu propozojmë përfitime për kompanitë që do të përfshihen në prodhimin e produkteve të menaxhimit mjedisor për higjienën menstruale. Ka shumë arsye pse ky fond nevojitet për të eliminuar varfërinë menstruale, një fond që është i hapur për të gjithë. Unë ftoj publikisht të gjithë kompanitë private dhe shtetin që të përfshihen dhe të ndihmojnë çdo vajzë apo grua në Maqedoni që të ketë qasje në peceta. Qëllimi ynë është të vendoset pajo qëpraktikohet në shumë vende, dmth çdo nxënëxe në javën e parë të muajit të marrë një pako peceta higjienike dhe mjete të tjera dhe atë falas”, thotë Dockova.
SAKAMDKAKAZAM.MK më 10 qershor i ka dërguar pyetje Ministrisë së Financave,nëse po shqyrton apo përgatit një strategji për reduktimin ose eliminimin e taksës së vlerës së shtuar për produktet higjienike për t’i bërë ata më të aksesueshëm? Por prej tyre na dërguan në Ministrinë e Shëndetësisë, nga ku, deri në botimin e tekstit, nuk morëm përgjigje për të njëjtën pyetje.
Ndër shembujt e botës të vendeve që kanë hequr taksat mbi pecetat higjienike dhe tamponat janë Australia, Kanadaja dhe Malajzia, ndërsa Spanja dhe Franca kanë ulur taksat nën presionin e aktivistëve. Në maj në Gjermani, lëvizjet feministe gjermane paraqitën një peticion në Parlament për të ulur tatimin nga 19 në 7 përqind.
“Praktika aktuale diskriminon në mënyrë sistematike gratë nga të gjitha klasat sociale dhe gjendje financiare. Gratë kanë menstruacione, e deshën apo jo. Ky nuk është një luks dhe nuk duhet të tatohet si i tillë”, qëndroi në peticion.