UNË NUK NDOT, THOTË MINISTRI I EKOLOGJISË NASER NUREDINI DUKE U BËRË THIRRJE TË GJITHA INSTITUCIONEVE DHE QYTETARËVE QË TË PRAKTIKOJNË SELEKSIONIMIN E MBETURINAVE

UNË NUK NDOT, THOTË MINISTRI I EKOLOGJISË NASER NUREDINI DUKE U BËRË THIRRJE TË GJITHA INSTITUCIONEVE DHE QYTETARËVE QË TË PRAKTIKOJNË SELEKSIONIMIN E MBETURINAVEKryeministri Zoran Zaev hedh bateritë e përdorura në punktin e Ministrisë për mjedis jetësor në parkun e qytetit me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë. – Zaevi dhe ministri i ekologjisë Naser Nuredini (Foto: K. Popov)

Ministri për mjedisin jetësor Naser Nuredini u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve që t’i bashkangjiten misionit të ministrisë së tij “Unë nuk ndot”, duke i nxitur që të nisin me praktikimin e selektimit të mbeturinave për t’u bërë më efikasë nga aspekti energjetik.

Në shënimin e ditës së pavarësisë – 8 shtator, në parkun e qytetit të Shkupit, ai mbante një kuti ku qytetarët mund të linin bateri të përdorura. Kryeministri Zoran Zaev e vizitoi stendën e ministrisë duke lënë dhe ai disa bateri.

“Nga ministria jemi shumë të lumtur që kryeministri Zoran Zaev iu bashkangjit misionit tonë “Unë nuk ndot” (Јас не загадувам). Duam që të gjitha institucionet tona të fillojnë me selektimin e mbeturinave dhe të bëhen më efikase nga aspekti energjetik. Njëkohësisht u bëjmë thirrje qytetarëve që t’i bashkangjiten dhe ata këtij misioni për një mjedis më të mirë për të gjithë ne dhe për brezat e ardhëm”, tha ministri Nuredini.

Në stendën e ministrisë së ekologjisë në parkun e qytetit kishte një punkt pët mbledhjen e baterive të përdorura, si shenjë e aksionit për të nxitur vetëdijen publike në luftën kundër ndotjes së mjedisit. Qytetarët të cilët sollën të paktën 5 bateri të përdorura, fituan ekodhurata nga ministria.

Një aksion i tillë për mbledhjen e baterive të përdorura është zhvillluar nga viti 2011-2014 me anë të vendosjes së kutive të mëdha në supermarket. Atëherë ai mbështetej nga ambasada e Suedisë dhe implementohej nga një organizatë joqeveritare.

Pas zgjedhjes së tij si ministër i ri për mjedis jetësor, Nuredini tha se nuk ka në plan të shpikë metoda të reja, por mendon të ndjekë shembujt e të sukseshmëve, duke përmendur mes tjerash qytetin e Lubjanës si një shembull pozitiv të masave ekologjike – seleksionimit të mbeturinave dhe reciklimit. Në konferencën e tij të parë të shtypit si ministër, ai tha se edhe vetë gjatë karrierës së tij ka punuar në disa projekte për trajtimin e mbeturinave dhe shprehet se nuk mund thjesht të rrijë dhe të presë ndihmë për këtë problem, por do të kërkojë vazhdimisht në mënyrë aktive ekspertë dhe kompani të jashtme të cilat janë të gatshme të ofrojnë zgjidhje praktike dhe bashkëkohore.

Fill pas mbërritjes në funksion, gjatë mesit të korrikut të këtij viti, Naser Nuredini urdhëroi që në ministrinë e mjedisit jetësor mbeturinat të seleksionoheshin dhe të dërgoheshin për reciklim. “Duhet të jemi shembull për të gjithë ministritë e tjera, institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike” deklaroi ai, duke lajmëruar se së shpejti në ministrinë që drejton do të eliminohet ambalazhimi plastik.

Dyzet vjeçari Nuredini është me origjinë nga fshati Kamenjanë. Familja e tij është shpërngulur nga Vjena që kur ai ishte fëmijë. Ka mbaruar shkollimin në Austri, Gjermani dhe Britani. Si ministër nga ana e kryeministrit është përzgjedhur veçanërisht për eksperiencën e tij në Londër dhe Vjenë si analist dhe menaxher investimesh në tregjet e Evropës qendrore dhe lindore.

M. ILIOSKI

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира