KURIR DHE KURIR

Ndërkohë që Katica ishte në Greqi, nuk kishte rrezik nga arratisja.

KURIR DHE KURIR

1Kjo ndjenjë e të qenët në pritje të datave të rëndësishme për të marrë data është shumë familjare. Tani po presim të vijë 15 tetori, e të shohim se ç’do të thonë ministrat e shteteve anëtare të BE-së për datën e fillimit të negociatave me BE-në. Eh, ata nuk do të vendosin, e pastaj do të vijojnë analiza, debate nëpër televizione, anketa të qytetarëve, citime burimesh të larta diplomatike, atë që ka thënë Antonio Milloshoski, e se sa paska lobuar Aleksandar Nikollovski. Pastaj do të jemi duke pritur 17 tetorin, e pastaj Emanuel Makroni që ka vendosur në moment të fundit…
E njëjta gjë ndodhte edhe para 14 vjetësh. Nata mes 16 dhe 17 tetorit të viti 2005 në Bruksel, kur Bashkimi Evropian ia miratoi Maqedonisë statusin si shtet kandidat për anëtarësim. Liderët evropianë ziheshin deri në ora 3 të mëngjesit, kurse lajmi se “Maqedonia ka arritur rezultate të dukshme” u publikua nga kryeministri i atëhershëm Toni Bler. Kryetari i Francës, i cili asokohe kishte problemet e tija, ishte Zhak Shiraku.

Toni Bler tashmë 12 vjet nuk është më në politikë. Zhak Shiraku vdiq para pak ditësh. Kurse ne akoma presim një datë. Jo për të hyrë në BE. Por, për negociata.

Nuk dua as të paramendoj se nuk do të marrim datë këtë 17 tetor. Nëse e marrim, atëherë do të duhet të fillojmë të merremi me reforma në të gjitha fushat. Nëse nuk e marrim, do të duhet që edhe gjatë viteve të ardhshme të merremi, jo vetëm me reforma, por edhe me kontroll të dëmit.

Por, unë them me vete, ndoshta me sebep këtë herë do të marrim datë. Kështu, të fillojmë të bëjmë muhabet për diçka tjetër. Tamam edhe filloi të bëhet ftohtë. Do të duhet të nisim të ngrohemi. Në vend të datës, do të fillojmë të flasim përsëri për ndotjen. Por, me sa duket, vetëm do të flasim.

2Rrjedhën e reformave në gjyqësi mund ta parashikojmë sipas seancës së fundit të Këshillit gjyqësor. Për 6 vende në Gjykatën apeluese të Shkupit janë paraqitur 96 gjykatës. Anëtarët e Këshillit fillimisht me telefonat në dorë janë grupuar nëpër zyrat e tyre, që në fund të shkojnë bashkë të gjithë te kryetari Kiro Zdravev, kurse mes tyre ka qenë dhe zëvendës kryetari i Gjykatës supreme, Faik Arsllani. Në fund, nga Kabinetit i Zdravevit kanë bërë lajmërimin se seanca për përzgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën apeluese shtyhet për një kohë të pacaktuar, pasi nuk ka pasur koordinim të mjaftueshëm mes anëtarëve mbi atë se kë do të zgjedhin.

Megjithatë, anëtarët e Këshillit gjyqësor kanë arritur të përzgjedhin gjykatës të rinj. Para votimit, Violeta Bogoevska nga Këshilli ka thënë: “Kolegë të dashur, apeloj që këtë herë të zgjedhim kandidatët më të mirë dhe më profesionalë”.

Këtë herë!? Po. Këtë herë, t’i zgjidhni me të vërtetë. Pasi defter i Gocës u ezaurua na “shtiklimet”. E po na dalin edhe defterë të rinj.

Kjo deklaratë e një anëtari të Këshillit gjyqësor duket optimiste. Së paku një anëtar i Këshillit është i vetëdijshëm se herët e kaluara nuk i kanë zgjedhur mu ata më profesionalët dhe më të mirët për Gjykatën apeluese. Gjë që është një pozicion i mirë fillimi në gjyqësi.

3Kjo është po ajo Gjykatë apeluese e cila e refuzoi kërkesën e Katica Janevës për t’u mbrojjtur nga liria, apo për t’u transferuar nga burgu në Shutkë në burgim shtëpiak. Arsyetimi i tyre është se e dyshuara nuk ka mundur të ndikojë mbi dëshmitarët, pasi hetimi ka përfunduar. Mirë ama, ekziston rreziku nga arratisja e saj.

Katica ishte dy javë në pushim në Greqi, që kur Boki 13 dhe Zoki Kiçevskiot ishin në paraburgim për rastin “Reket.” U kthye në shtëpi, por në paraburgim duhet të priste t’u përfundonte pushimi kolektiv prokurorëve dhe gjithashtu Villma Ruskoskën, që të kthehej në punë.

Ndërkohë që Katica ishte në Greqi, nuk kishte rrezik nga arratisja.

4Kryetari i Shkupit Petre Shilegovi do të bëjë fushatë për menaxhimin e drejtë të mbeturinave, që kur Qyteti bleu kontenjerë të rinj për mbeturina.

Pamë shumë fushata. Shumë ambasadorë që u radhitën për të na i pastruar mbeturinat. Shumë aksione pune për qytetarët. E ndërkohë toka jonë vazhdon të jetë gjithmonë e më e ndyrë dhe më e ndotur.

Nëse Petre mendon se vetëm me anë të fushatave do t’i detyrojë shkupjanët të mos ndotin, atëherë jeton në reklamën që do të jetë pjesë e fushatës. Ashtu, duke u vozitur me trotinetin e tij, a nuk e shikon se Shkupi nuk është si në film?

Nuk ka të bëjë me fushatën. Por me dënimin. Le të pushojnë më partitë së shfrytëzuari mosdënimin si një mënyrë për t’i bërë votuesit për vete. Votues të cilët nuk kanë turp se ambasadorët ua pastrojnë mbeturinat dhe i nënçmojnë qytetarët që pastrojnë, madje edhe ua tërheqin vëmendjen duke u thënë se ku kanë lënë pa pastruar mirë. Ata nuk edukohen me reklama, por me dënime. Shprehitë duhet të ndryshohen me zor.

E le të mos ankohen pushtetet lokale se nuk paskan mjaftueshëm inspektorë. Në vend që t’i lusin që të shkojnë në punë ata që nuk vijnë e në vend që t’i kualifikojnë të paaftët, le t’i kualifikojnë për veten e tyre. Le t’i bëjnë inspektorë. Le t’i lëshojnë në terren, le të gjuajnë atë që bën gjueti apo ndot dhe le t’i dënojnë. Kështu edhe do ta nxjerrin rrogën. Mirë, edhe për ta, edhe për ne.

5Nuk dua t’ju lodh fare me gjendjet e gazetarisë. Sinqerisht, më ka ardhur në majë të hundës nga ajo temë. Por, më shqetëson qëndrimi i ministrit Robert Popovski, i cili në intervistë me kolegen Sashka Cvetkovska, ku ajo i vërtetoi se Qeveria e Zaevit i rehabiliton keqbërësit në media dhe bashkëpunuesit e regjimit të Gruevskit, tha: “Tregu do të tregojë se kush është gazetar i mirë, e kush jo”.
Është fakt se Robert Popovski ka kohë që nuk është pjesë e gazetarisë. Por, nuk më besohet se ka humbur kontakt me realitetin deri në atë pikë. Dhe se nuk e di se çfarë do të thotë interes publik.

Cili treg do t’ju tregojë se kush është gazetar i mirë, or ministër Popovski? Tregu i Stojmenovëve dhe të Xingovcëve? Apo tregu i Boki 13? Apo mos ndoshta tregu i bashkëshortit të këshilltares së Zaevit që blen portale ku punojnë gazetarë nga shtetërorja MIA dhe i mbledh në një kompani më të madhe mediatike?

A është “Kurir”- i juaj apo “Kurir”- i i tyre më i mirë. Interesi publi është gjithsesi i cënuar.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира