UÇASTOK BULLGAR

Le të mos i quajmë fashistë. Atëherë, do t’i quajmë vetëm bullgarë.

UÇASTOK BULLGAR

1Kur isha i vogël, çdo 11 tetor habitesha me frazën “sulm i improvizuar i uçastokut” që shkon bashkë me frazën tjetër “shkrepi pushka e parë”. Ajo që quajmë uçastok ka qenë një stacion policor i pushtetit bullgar në Prilep në krye me qeverinë fashiste të Sofjes në vitin 1941 kur okupoi Maqedoninë. Pse sivjet nuk e bëmë sulmin e improvizuar të uçastokut në Prilep bashkë me bullgarët, kështu, në atë frymën e bashkëjetesës. Pasi, 11 tetori përbën një date të rëndësishme për të dyja historitë. Me sulmin e improvizuar të uçastokut ne shënojmë fillimin e luftës antifashistë për çlirim të popullit maqedonas. Kurse bullgarët shënojnë sulmin terrorist mbi stacionin e tyre policor. Fqijtë e mirë gjithmonë mund të gjejnë një gjë të përbashkët për të festuar.

 

Pasi, fqinjësia e mirë do të thotë se populli bullgar nuk e ka okupuar Maqedoninë. Okupatori i atëhershëm ka qenë qeveria e atëhershme bullgare e cila ishte fashiste. Akoma ka dëshmitarë të gjallë të masakrave fashisteve. Ushtria bullgare atëherë nuk erdhi me ftesë nga maqedonasit, por me ftesën e Hitlerit. Ushtarët që flisnin bullgarisht nuk ishin gjermanë, por bullgarë.

Kjo qeveri bullgare, atëherë ishte bashkëpunëtor me Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë fashiste dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të Aksit, në vitin 1944 kapitulloi. Nga ajo ditë e deri më tani, Bullgaria ka përparuar kaq shumë që është bërë dhe anëtare e BE-së. Në një bashkësi ku shteti më i fuqishëm është Gjermania. Por, për dallim nga Bullgaria, Gjermania nuk e tregon pozicionin e fuqisë duke i shantazhuar më të dobëtit që t’i lajë mëkatet e veta. Por, në mënyrë dinjitoze kërkon falje për të gjitha katastrofat që shkaktoi. Që të mbahet mend, e që të mos përsëritet kurrë.

Tani, nëse qeveria e sotme bullgare nuk mund të pranojë se shteti i Bullgarisë në vitin 1941 ishte nga ana e fashiste, pse vallë do të përfaqësonte kjo një problem për ne? Kurse ata vazhdimisht insistojnë ta bëjnë problem tonin. Pse? Pasi janë më të fuqishëm dhe thjesht munden. Kjo i bën të këqij.

Çfarë dëshiron të arrijë qeveria bullgare kur kërcënohet se do ta bllokojë Maqedoninë për të hyrë në BE nëse përdoret termi “okupatorë fashistë bullgarë”? Le të mos i quajmë fashistë. Atëherë, t’i quajmë thjesht bullgarë. Nuk kanë bërë masakra fashiste nëpër Maqedoni nga vitin 1941 deri më 1944. Këto i kanë bërë bullgarët. Fashistët nuk i kanë çuar hebrenjtë nga Maqedonia e okupuar dhe territoret e tjera të okupuara në llogoret e Hitlerit. I kanë çuar bullgarët. Fashistët nuk i kanë vrarë djemtë nga Vatasha. Por bullgarët.

Si do të tingëllonte kjo vallë, për fqinjët  tanë të dashur? Epo, në këngën e atyre që vdiqën nga Vatasha nuk ka as një “b” nga bullgarët. Përmendën “gjakatarët e mallkuar” dhe “fashistët”. Çfarë do të donit tani për të hyrë në BE? Ta ndryshojmë këngën dhe të këndojmë “hej ju bullgarë të mallkuar”?

Ne po ua festojmë emrin antifashistëve bullgarë. Lufta kundër fashizmit është historia e vetme e përbashkët që duhet të festojmë. Një nga gjimnazet më të mira të Shkupit quhet “Georgi Dimitrov”. Mos vallë duhet t’ia ndryshojmë emrin në “Car Borisi”? Pasi, nuk do të ishte në frymën e bashkëjetesës nëse do ta kishim quajtur “Hristo Llukov”. Megjithatë ai ishte një gjeneral fashist.

2VMRO-DPMNE kërkoi nga nënkryetarja e Parlamentit Frosina Tashevska- Remenski që të japë dorëheqje nga funksioni si deputete pasi është dyshuar për rastin “Reket”, një nga rastet më të korruptuara. Ajo deklaroi se do të japë dorëheqje atëherë kur këtë gjë ta bëjnë edhe deputetë të tjerë të dyshuar dhe të akuzuar në raste të tjera.
Hajde tani, t’i shohim të gjithë që kanë hequr dorë parti më parti. Pasi janë shumë. Si të akuzuar, ashtu edhe të dyshuar, e besa edhe të amnistuar. Kush për sulm në Parlament, kur për vjedhje gjatë zgjedhjeve, kush për vjedhje parash, kur për ndihmë në vjedhje, kur për ndihmë në dhunë, kush për keqpërdorim të detyrimit zyrtar.
Kuptohet që duhet respektuar dhe presupozimi i pafajësisë. Por po bëhet një respektim i tepërt. Më shumë se 10 përqind e Parlamentit është nën hetim, pavarësisht nëse deputetët janë të dyshuar, të akuzuar, apo të amnistuar. Veç kësaj, kemi të bëjmë edhe me krime me shkelje të ligjit. Nuk flasim për mijëra euro shpenzime rrugore dhe dhënie banesash zyrtare me qira në Shkup. Pasi kemi kohë që nuk flasim për moral. E çfarë mund të bëjnë kur ligjet janë të këqija. Kurse ata janë deputetë, e nuk mund t’i ndryshojnë.

Ore, ata kanë shfrytëzuar partinë dhe pushtetin vetëm në dobi të tyre, ndërsa ne akoma presim që t’i ndryshojnë ligjet. Madje vazhdojnë e na lodhin me debatet e tyre se si u dashka të ndryshohet sistemi zgjedhor. Duke marrë parasysh të gjitha kriminalitetet që na servojnë partitë nëpër listat zgjedhore, jo vetëm që duhet të ndryshohet…Por, këtu as fshesa e as ajrosja nuk bën punë.

3Shpresa se në Maqedoni ndonjëherë do të sundojë drejtësia është si përralla për datën e negociatave me BE. Ja ku është, po vjen, por asesi të vijë. Ra PSP-ja. Siç duket, me dëshminë e Verushkevskit mund të bjerë edhe rasti më i madh i PSP-së “Target-Tvrdina” për përgjimin masiv gjatë kohës së Gruevskit.
Tani mbeti veçse edhe Makroni më 17 tetor të lejojë përcaktimin e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE. Të tjerët i bindëm se nuk ia vlen as për ta të na lënë krejtësisht vetëm. Çelësi nëse të vazhdojmë të shpresojmë se do të ketë drejtësi e mban Franca. Pasi edhe me datë, vështirë të arrihet te drejtësia. Por, pa datë – asesi.

4Ti dëgjon një lajm ku thuhet se Zaevi ka premtuar se do të punësohen 300 pilotë nga Haraçina dhe e ke të qartë se diçka nuk shkon me tekstin. Pasi, Maqedonia, nga shpikja e avionit e deri më tani nuk ka pasur 300 pilotë. Por, te ne nuk bëhet fjalë nëse punët janë logjike, jologjike, të mençura apo jo…Te ne – ashtu është…

Eh, duke thënë se – ja kështu është, pilot-projekti për 300 punësime bëhet “punësim i 300 pilotëve”.
Pak gazetari dembele, e kombinuar me një publik që bën sehir, pak më tepër bote në rrjete sociale, një opozitë e cila i kundërvihet çdo lloj teme, e pastaj një parti qeverisëse që demanton se Zaevi ka premtuar 300 pilotë, dhe atë mu nga Haraçina, e prandaj i duhet të arsyetohet…

Ky është niveli i konkurrencës politike. Mungonte vetëm Artan Gruvi që të kërcënohet me luftë për të qindtën herë. Mirëpo kësaj here, jo me sulm të këmbësorisë së BDI-së nga pylli, por me skuadriljen e Haraçinës, e cila do të bombardojë çdo oxhak ku nuk ka dygjuhësi e që do të gjuajë në mënyrë precise koordinatat që do t’ua japë Bujar Osmani nga terreni.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира