AKMIS GRUJOVITIS

Xhelati po mundohet të paraqitet si viktimë e jazëk iu qoftë atyre që pinë hapin e harresës.

AKMIS GRUJOVITIS

1Pesëqind euro do të paguajë qytetari që ka dashur ta spërkasë Nikolla Gruevskin me sprej gjatë  fjalimit në tubim në qendër të Shkupit. Menjëherë e dënuan. Dje donte ta spërkasë, e sot veçmë ka ngelur pa 500 euro.
Por nëse do të donte Gruevski t’ia japë nja dy tri shpulla nga ato të fortat, do ta dënonin pas katër-pesë vjetëve. Edhe atë, nëse do ta dënonin. E nëse qëllonte gjykatësja.

2Tani Gruevski do të qajë edhe për sprejin. Ashtu siç veçmë po qan te ambasadorët e huaj për sepse është i shtypur. Te të gjithë ambasadorët të cilëve deri dje, edhe si kryeministër, por edhe si lider partie, iu vonohej me orë të tëra e nuk donte t’i pranojë. Dhe kur i pranonte, nuk dëshironte të fotografohej me ta. Në natën e shirave të gjatë të 17 dhjetorit, para selisë së KZSH-së, po këtyre ambasadorëve u porositi që “VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në mbledhje dhe negociata ku gjenden ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të huaj”. Këtë gjë e lexonte para qytetarëve, të cilët në rreshtin e parë mbanin afishe me të cilat i propozonin ambasadorit amerikan “t’i largojë duart prej Maqedonisë”. Ndërsa nga Komisioni evropian ironikisht kërkonte të precizojë se kush u është kërcënuar ambasadorëve, fytyrat e të cilëve u paraqitën te nekrologët mu ato ditë kur Gruevski deklaronte që “disa ambasadorë filluan të përzihen shumë në politikën e brendshme të shtetit”.

Të hequrit si viktimë ka vetëm një qëllim. Që para zgjedhjeve, Gruevski t’u lavdërohet relativizuesve se “të gjithë janë të njëjtë”. Atyre që thonë “Zgjedh të injoroj”, t’ua lehtësojë marrjen e vendimit, që të mos dalin për votim, pasi tashmë nuk votojnë për Gruevskin. Aktrimi i viktimës duhet të funksionojë si hapi i harresës për të harruar të gjitha ligësitë që i bëri klika e tij, që e robëron shtetin. Akoma ndjehet ky robërim.

Si mundet vallë dikush, që pas sulmit të organizuar të Parlamentit më 27 prill dhe tentimin për vrasje të deputetëve, të thotë se “të gjthë janë të njëjtë”? Si duket e kanë pirë hapin e Gruevskit. Dhe po ndikon shpejt.

3Për më tepër që, pas gjithë asaj që dëgjuam dhe pas gjithë asaj që përjetuam nën sundimin e Gruevskit, ai akoma mban ligjerata për moral, ndershmëri dhe demokraci, për luftë kundër korrupsionit, për administratë të partizuar e për liri të mediave.
Kush është i çmendur këtu? E kush është jornormal: Pasi normalë, si duket, nuk ka. Ne jemi të çmendur.

4 E pastaj, vallë është normale që Prokuroria, e jo mbrojtja, pas dhënies së gjykimit, të tërhiqet nga gjykimi i vet dhe të kërkojë gjykim të sërishëm? Përkrah kësaj, këtu nuk bëhet fjalë për një rast të zakonshëm. Por flasim për masakrën në Liqenin e Smillkovës në 12 prill, para festës së Pashkëve të vitit 2012. Harruam për rastin ku pesë vetë ishin të akuzuar dhe të gjykuar me burg të përjetshëm për vrasjen e katër djelmoshave dhe një peshkatari. Edhe në atë rast Prokuroria që e përgatiti akuzën mori edhe gjykimin siç e kërkonte vetë Dënimi maksimal.
Duhet të ketë diçka shumë jonormale në atë rast. Pasi, me gjykimin e ri eventual, do të duhet të gjykohen të gjitha institucionet në gjyqësi që kanë marrë pjesë në sjelljen e gjykimit, për të cilin tani Prokuroria kërkon të hiqet.

Dashtë Zoti të jetë kjo një variant optimist për mbylljen e rastit. Edhe pse, sinqerisht dyshoj nëse ne si bashkësi do të kemi fuqinë të zbulojmë dhe të përballemi me të vërtetën e Liqenit të Smillkovës. Si do që të jetë ajo.

5Vetëm 0,02 përqind është mundësia statistike, me sistemin për përcaktim elektronik të lëndëve, që prej katër rasteve të PSP, tre të bien te gjykatësja e njëjtë. Dhe jo cila do. Por mu ajo për të cilën dëgjuam të përflitej në bombat se ka blerë vendin e vet me “svarovski”.

Sistemi për përcaktimin elektronik të lëndëve nëpër gjykata na e kanë bërë dhuratë amerikanët në vitin 2010. Kur menduan se mund t’iu sigurojnë gjykatësve tanë t’u përmbahen rregullit që thotë se drejtësia është e verbër, e iu dhanë kompjuter për përcaktim elektronik, që t’i parandalojnë manipulimet e mundshme. E quajnë AKMIS, pasi është shkurtesë e emrit anglez që në përkthim do të thotë “Sistem për menaxhim automatik të rasteve”. Mirëpo, te ne, nga ndarja elektronike e rasteve gjyqësore, si duket elektronika e vetme është që kompjuteri është i lidhur me rrymë. E kështu, nga AKMIS – “Sistem për menaxhim automatik të rasteve”, në Maqedoni u shndërrua në AKMIS – Instalim i kompjuterizuar automatik për instalim manual të svarovskit. (Автоматско компјутеризирано мануелно инсталирање на сваровски.)

6Vazhdimisht kam përshtypjen se kompjuteri u ka zënë virus. E AKMIS-i është sëmurë, siç sëmurën gjykatësit, kur u vinë raste me politikanë.
Mbani mend, që nga prilli i vitit të kaluar u sëmur gjykatësi kur për herë të parë erdhi Gordana Jankulloska në marrje në pyetje. Gjatë kohë ishte në pushim mjekësor. E harruam. Javën e kaluar u sëmur gjykatësja që duhej ta gjykonte Zoran Zaevin për “Rryshfet”. Kur, përsëri, në Gjykatën penale u paraqit Katica Janeva që ta marrë kompjuterin e ish kryetarit Vlladimir Pançevski për t’ia kontrolluar AKMISI-in, në gjykatë erdhi ekipi i Ndihmës së shpejtë, pasi prapë dikush ishte zalisur.

Gjykatësit vetëm po na sëmuren. I ka zënë ndonjë virus i AKMIS-it, që rëndë hiqet. Kanë marrë ndonjë grujovic dhe tërë kohës ia kalojnë njëri-tjetrit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира