AMNESTI PËR REFERENDUM

Firmat që nuk i kthejnë paratë nuk janë në falimentim, por në Belize.

AMNESTI PËR REFERENDUM

1Ti je duke ndejtur në shtabin partiak dhe diku papritur dëgjon dikë që të thotë – hajde, të shkojmë në Parlament. Të rrahim shiptarët. T’ia thyejmë kokën torrollakut Zaev. E ti, duke brohoritur, nisesh drejt pushtimit të Parlamentit. Në mbrojtje të Maqedonisë nga platforma tiranase. Nisesh të garantosh unitaritetin e shtetit. Sipas kushteve që Gjorge Ivanovi shpikte, në mënyrë që të mos ia jepte mandatin për formim të qeverisë shumicës së Paralamentit.

Dhe pas një viti e tre muajve, kur të gjykojnë për 13 vjet burg, për arsye tentimi për të vrarë një deputet, aty vetëdijësohesh dhe ia plas vajit: “Gati, më shkoi jeta mua”.

Nuk e di nëse këta të gjykuarit për vrasje të deputetit Zijadin Sela gjatë sulmit të Parlamentit nuk duant t’i tregojnë urdhëruesit e sulmit, pasi e respektojnë betimin e heshtjes të mafijozëve. Apo nuk dinë se kë të thonë se e ka bërë që të mund të shpëtojnë.

Por, tentimi për të vrarë Selën është vetëm një pjesë e sulmit të organizuar të Parlamentit. Dhe të sapogjykuarit për sulm vrasjeje të vetëm një deputeti janë vetëm një pjesëz nga shumë, që në 27 prill 2017 u futën në Parlament me qëllim që të vrisnin.

Ashtu që, nëse këta që nuk i dinë urdhëruesit morën nga dhjetë vjet e gjysmë burg, vallë, sa do të marrin organizatorët e sulmit? Dhe sa do të marrin ata që e kanë porositur organizimin e sulmit?

Çfarë mendon tani, për shembull, Mitko Çavkovi, i cili atë natë ka folur disa herë me Nikolla Gruevskin nga Vjena? E ndërkohë ka qenë i padisponueshëm për ministrin e punëve të brendshme, Agim Nuhiu. Dhe vallë, çfarë mendojnë tani organizatorët e protestave që për tre muaj recitonin poezi, këndonin e mallkonin para Parlamentit?

Presidenti Gjorge Ivanov e dimë se çfarë mendon.

2E dimë se çfarë mendon për këtë çështje lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kërkoi amnesti për të gjithë të gjykuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit për sulmin e 27 prillit. Ashtu sikurse edhe paraardhësi i tij Nikolla Gruevski, i cili kërkoi amnesti për sulmin e organizuar, menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në fund të tetorit 2017.

Është e qartë. Nuk bëhet fjalë, as për emrin, as për identitetin, as për gjuhën, as për dinjitetin, as për BE-në, as për NATO-n. Bëhet fjalë për shpëtim nga burgu. Pasi, amnestia për kriminelët është platforma e vetme e VMRO-DPMNE-së. Dhe në krye me Mickoskin.

Ta kishin pasur ata me të vërtetë për mbrojtjen e Maqedonisë nga “marrëveshaj kapituluese me Greqinë”,do të kishin patur mundësi për të folur për herë të dytë për këtë çështje në Parlement me anë të ratifikimit tjetër. Të gjitha lajmërimet e mëngjesit për “kartelin në pushtet”, fotografimet në grup në shkallët e Parlamentit, leximin e lajmeve nga kamerat idiote, marshet protestuese nëpër qyetet…janë vetëm mashtrime, që të fshihet interesi i vërtetë i Mickoskit – si t’i shpëtojë nga burgu VMRO-vcat që janë të gjykuar, të akuzuar apo të dyshuar për krim.

Kështu që, lideri i VMRO-DPMNE-së mund të aktrojë se nuk e di se çfarë do të bëjë me referendumin e emrit apo se në cilën mënyrë do ta integronte Maqedoninë në NATO. E mund të thotë sa të dojë nëpër intervista se është “njeri serioz që mbështetet në sistem meritor”. Atij referendumi i erdhi shumë mirë – si një çip në pazar. Amnesti për referendum.

Nga ta duash Maqedoninë, e deri te të duash ta vrasësh komshinë nga dashuria e madhe për Maqedoninë, ka një ndryshim të madh. Dhe nuk mund të kuptoj se si Mickoski mund të kërkojë amnesti për dikë që është nisur ta vrasë. Në një sulm të Parlementit që ka qenë i organizuar. Këto dy gjëra nuk lidhen dot në një fjali – Amnestia për sulm të organizuar të Parlamentit.

3E nëse ajo platformë e VMRO-DPMNE-së kalon në pazar për Zaevin, që ai të fitojë mbështetje për referendum, atëherë më kot i kemi BE-në dhe NATO-n. Çfarë të mire do të na sjellë neve kjo gjë? Gjithkush në rrugë mund të të rrahë. Të ta mëshojë një shuplakë. Apo thjesht të të vrasë. E të mos mbajë përgjegjësi. Pasi, këtë e bëri për Maqedoninë.

Nikolla Gruevski pas tentimit të pasuksesshëm për vrasje të Zoran Zaev në 27 prill lajmëroi: “Të donte ta vriste dikush, do ta ishte vrarë”. E nëse Zaevi do të bëjë vetrasje politike, atëherë le të negociojë për amnesti me Mickovskin.

4Firma kroate “Konstruktor” ka kthyer 434.000 euro drejt Komunës Qendër, që kur policia financiare ngriti hetim kundër ish kryetarit të Qendrës Vlladimir Todoroviq për keqpërdorimin me anë të të cilit është shkaktuar dëm financiar ndaj Komunës gjatë ndërtimit të orës “Oko”.

Firma kroate që ndërtonte dhjetëra objekte të projektit Shkupi 2014 është në falimentim dhe me llogari të bllokuar.

Nëse një firmë në falimentim mund të kthejë pothuajse gjysmë milion euro, vallë sa mund të kthejnë firmat që kanë bërë shpërlarje parash, por që nuk janë në falimentim?

Besa, ato firma nuk janë në falimentim, por në Belize.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира