BANXHI XHAMPING

Ndërkohë që BDI integrohet, sistemi po dezintegrohet.

BANXHI XHAMPING

dropcap]1 [/dropcap]Më kot flasin këta të së Majtës. U zbulua se kanë vend në ministri. Dhe jo çfarëdo. Ministri i administratës publike Damjan Mançevski u prezantua si majtist më i madh se vetë majtistët. Atyre 1.688 të punësuarve me anë të marrëveshjes kornizë, që kurrë nuk kanë shkuar në punë, do t’u ofrojë punë, por nuk do t’u hidhërohet nëse nuk u punohet.

Ministri Mançevski lajmëroi se fillimisht do t’u ofrojë punë atyre që mund t’i plotësojnë vendet e zbrazëta të punës. Por “kjo nuk do të thotë se më në fund ata do të fillojnë të fitojnë rrogën e tyre, pasi ofertën mund ta fitojnë nëse vendi i punës nuk u pëlqen. Përjashtim nuk do të marrin”, deklaroi Mançevski.

Është krejtësisht logjike. Nuk do të përjashtohen nga puna ata që asnjëherë nuk e kanë punuar. Mirë që nuk do të përjashtohen, por ashtu siç e ka nisur Mançevski, madje edhe do t’u kërkojë falje se ua ka prishur komoditetin. Atyre të pranuar nën marrëveshje nacionale. Në listat e punësimeve të kryera në shtabin e BDI-së.

E çfarë bëjmë tani me të papunësuarit që nuk kanë marrë ofertë për punë? Me siguri ka shqiptarë që duan të punojnë dhe janë të kualifikuar për të qenë në funksione udhëheqëse, por nuk janë nga BDI-ja. Atyre çfarë u ofron shteti? Zipllajn. Të lëshohen me litar nga Kalaja e deri te stadiumi i Shkupit. Dhe aty diku në mesin e Vardarit të ngrihet një mur. Të provojnë mos mund ta depërtojnë me kokë.

2Me punësimin e këtyre 1.688 veta që me vite të tëra marrin rrogë shtetërore, por nuk shkojnë në punë, duhet t’i jepet kuptim emrit të partisë përjetësisht qeverisëse të shqiptarëve në Maqedoni. Këta 1.688 njerëz duhet të kthehen nga Zvicra, Gjermania, Italia apo të kthehen nga shtëpia në mëngjes që t’i kalojnë kartelat e rregullsisë në punë. Në këtë mënyrë, pra, do të integrohen.
Kur një funksionar i lartë i BDI-së dhe një sherif lokal i Çairit  mund të parkohet ku të dojë dhe askush nuk mund t’i thotë asgjë, atëherë përse Talat Xhaferi si kryetar i Parlamentit nuk i jep ultimatum LSDM-së që për 7 ditë ta votojë Ligjin e gjuhëve, se përndryshe Parlamenti nuk do të punojnë në asnjë nga ligjet reformuese. Dhe pas atyre 7 ditëve? Nuk ka NATO? Nuk ka BE?

OK! Nuk ka NATO, nuk ka BE. Përgjegjësinë kush do ta ketë?

Problemi ynë nuk është se një funksionar i lartë i BDI-së vazhdon ta parkojë makinën në vendin e gabuar, por që policia ka faj që nuk i dënon. Njësoj siç problemi ynë më i madh nuk është se nxënësit shqiptarë nuk kanë qenë në shkollë më 7 mars sepse paska qenë dita e mësuesit, e cila nuk është e regjistruar si festë dhe ditë jopune, por që Inspektorati i arsimit as nuk përpiqet ta dënojë dikë. Përfundimisht, problemi më i madh i këtij shteti nuk është se çdo muaj për këta që nuk vijnë në punë të gjithë duhet të paguajmë pothuajse 800.000 euro, por që ndërkohë që BDI integrohet, sistemi po na dezintegrohet.

3Në Parlament do të hapet Dhoma e grave, ku deputetet do të mund të debatojnë për zgjidhjen e çështjeve të grave. Ç’janë këto gjepura? Gratë në Parlament e kanë foltoren në sallën plenare dhe mikrofonin në komisionet parlamentare. Aty heshtin, e do të folkan vetëm në dhomën e tyre? E për më tepër, cilat na qenkan ato tema femërore që nuk i tangojnë edhe meshkujt?
Dhe nëse tashmë, duke pasur një dhomë pritjeje, deputetet duan që vetë të mbyllen në kuzhinë, ja ku kanë një temë të mirë për debat: Roli dhe sjellja e deputeteve gjatë sulmit të Organizuar të Parlamentit më 27 prill. Nëse tashmë e kanë harruar 24 dhjetorin në 2012.

4Edhe dy anëtarë “tvërdokorë” të komisionit për antikorrupsion nuk japin dorëheqje. Ata nuk e kanë identifikuar njëri tjetrin në raportin revizor të 2016 i cili zbuloi se kanë marrë dyfishin e pagesës për të njëjtat fatura, kanë mashtruar për kilometrazhin dhe kanë paraqitur shpenzime për prani në tre vende të ndryshme njëkohësisht. Një nga anëtaret në vitin 2017 ka shpenzuar 37.641 denarë për të ardhur në punë me taksi, gjatë kohës që ka ardhur në komision vetëm kur i është dashur të ushtrojë aerobik në orarin e zënë nga Komisioni për antikorrupsion. Ndërkohë që tjetri jo vetëm që nuk ka ardhur në punë, por as edhe në seancat e komisionit. E kush nuk punon, nuk mundet as të gabojë. Nuk ka gabim – nuk ka dorëheqje.
Që kur SAKAMDAKAZAM.MK nga një fishkëllyes mori dhe publikoi të dhëna nga raporti i brendshëm revizor i cili bëri të ditur se gjuetarët e korrupsionit kanë bërë keqpërdorime me paratë e shtetit, reagimi i parë i kryetarit Igor Tanturovski ishte se këto janë vetëm tituj skandalozë dhe nuk ka synim të japë dorëheqje. As një javë më pas, ai dha dorëheqje. Dhe iu bashkangjitën edhe katër antikorruptues. Mbetën edhe dy tvërdokorët që nuk e kishin gjetur veten te raporti.

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë gjetur super personalitete për të qenë përndjekës korrupsioni. Ata paskan qenë të mbytur në korrupsionet e veta e andaj s’kanë mundur të spikasin ndonjë korrupsion më të madh apo të vogël te qeveria.

Me siguri që Nikolla Gruevski, kur ka qenë kryeministër nuk ka paraqitur fatura të dyfishta kur ka shkuar në udhëtime zyrtare. E as zëvendës kryeministri Vlladimir Peshevski nuk ka shkuar në fitnes me taksi me paratë e qeverisë. E as Sasho Mijallkovi nuk ka pasur nevojë të gënjejë se ka qenë në tri vende njëkohësisht. Të gjithë e dinin se nuk ka qenë e mundur, pasi nga një vend ka kontrolluar gjithçka.

5Në pesë shkolla fillore do të instalohet sistem i ri për ngrohje dhe dritare të reja, do të ndryshohet programi, do të rinovohen dritaret dhe dyert dhe do të rindërtohet kulmi.

Në klinikën e gjinekologjisë së Shkupit do të blihen 40 shtretër të rinj, dyshekë dhe mobilje. Në Shtëpinë e shëndetit në Dellçevë do të blihet aparat për ultrazë. Në Klinikën për kirurgji digjestive do të lyhen dy kate dhe do të ndryshohen dyert dhe dritaret. Spitali në Shtip do të ketë dy automjete të reja për transportin e pacientëve, ndërsa spitale i fëmijëve në lagjen Kozle të Shkupit do të ketë një aparat të ri për ultrazë dhe 10 ekrane për oksigjen.

Kjo kushton gjithsej 428.066 euro. Dhe do të paguajë qeveria japoneze.

“Ne, qytetarët e Japonisë, si miq të Maqedonisë jemi shumë të lumtur për të gjitha gratë, burrat dhe fëmijët të cilëve do t’u shërbejnë këto projekte”, tha ambasadorja e Japonisë, Keiko Heneda.

Japonezët do të janë të lumtur. Si mundet një japonez të dijë se për çfarë kanë nevojë realisht qytetarët e Maqedonisë, ndërkohë që liderët tanë mund të shohin vetëm se si të përfitojnë me anë të shpenzimeve rrugore dhe llogarive fiskale nga patarinat? Si mundet që holandezët, zviceranët, amerikanët, gjermanët, norvegjezët, britanikët…të dinë se çfarë u duhet qytetarëve të Maqedonisë, ndërkohë që liderët e Maqedonisë dinë vetëm atë që u duhet atyre personalisht?

Japonezëve u duhet shumë që të jenë të lumtur. Një listë shumë e madhe me vlerë prej 428.066 eurove. Në listën tonë ka vetëm një arsye për t’u lumturuar. Zipllajni me vlerë prej vetëm 30.000 eurove. Na mungon vetëm edhe një banxhi xhamping dhe do të vdesim nga lumturia.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира