BIFTEK VIÇI

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:86:"KëpombronAliAhmeti?Tëdrejtateshqiptarëve?Apotëdrejtatekriminelëve?

    1 Kur e dëgjoj liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, se si rrëfen historira, se ata do të hyjnë në Qeverinë e re vetëm nëse përmbushen nevojat e shqiptarëve, menjëherë më shkon mendja te nevoja e atij ministrit të vet për testim ekstern, Abdylaqim Ademi, që të ushqehet me biftek viçi prej 100 eurove. Ndërkohë që gjimnazistët dhe prindërit e tyre flenin në tenda duke i mbrojtur të drejtat e tyre, në mënyrë që ato të dëgjohen, ministri i Ali Ahmetit e mbronte të drejtën e vet për biftek. Sepse, ata që luftojnë për të drejtat e njeriut vuajtën nga uria dhe ngrinë, e pastaj kur luftuan për të drejtat e tyre që t’i harxhonin paratë tona të përbashkëta, kishin nevojë që të ushqeheshin me biftekë e të ngroheshin në hotele me pesë yje. Dhe kështu për plot pesë vjet.

    Tek tani do t’i shihni, të ngopur siç do të jenë, sa të nxehur do të jenë Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij në luftën që do të drejtojnë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Deri tani nuk u ishte dhënë mundësia që të luftonin për përmbushjen e nevojave të shqiptarëve. Se deri tani ishin në pushtet, andaj nuk mundeshin.

    Po edhe nëse përsëri bëjnë ujdi me Gruevskin…ehehe…Jo që do t’i mbrojnë të drejtat. Edhe të maqedonasve, edhe të shqiptarëve. Gruevski do ta mbrojë Maqedoninë nga shqiptarët, Ahmeti do t’i mbrojë shqiptarët nga maqedonasit, kurse bashkë do t’i mbrojnë të drejtat e ministrave dhe drejtorëve të tyre të parealizuar, që të vazhdojnë me përmbushjen e pangopësisë së tyre në dëmin tonë. E do të vejë deri te bifteku. Deri te ndonjë troftë, gaforre e guackë. E te ndonjë verë e shtrenjtë.

    Si nuk kanë turp?

    Thua se nuk njihemi. Thua se prej dje njihemi, e tani do të na shesin pallavra për patriotiozëm, 15 vjet pas marrëveshjes kornizë. E Ali Ahmeti do të bënka shantazh. E do të vendoska kushte te mandatari, të cilat as Edi Rama personalisht, po të themelonte qeveri në Maqedoni, nuk do t’ia pranonte.  Hajdee…

    Ahmeti sapo humbi 10 deputetë. Kështu që, jo vetëm që ai vetë e di, jo vetëm që edhe ne e dimë, por edhe votuesit e tij e dinë se nuk i ka për qëllim ai të drejtat e shqiptarëve.

    2 Cilat janë ato nevoja reale të shqiptarëve që Ahmeti nuk ka mundur t’i përmbushë gjatë këtyre dhjetë vjetëve, derisa sundonte Gruevski? Cilat të drejta të shqiptarëve do t’i sigurojë tani Ali Ahmeti, që nuk ka mundur t’i sigurojë për 10 vjet derisa sundonte Gruevski? Për shembull, e drejta që të punësohesh pa librezë partiake. E drejta të shërbehesh me drejtësi në një gjyqësi të pavarur. E drejta të kesh ujë të pastër për të pirë nën malin Sharr. E drejta të thithësh ajër të pastër. E drejta që në shekullin 21, si qytetar i një shteti evropian, të kesh jetë të qytetëruar. E drejta për mendim të lirë, që të mund ta shprehësh publikisht.

    Ali Ahmeti e di që kjo nuk i intereson. Sepse po t’i interesonte, do ta përmbushte atë. E le të mos na rrëfejë historira tani për të drejtat dhe nevojat reale të shqiptarëve, thua se ato janë diçka më të veçanta se të drejtat dhe nevojat reale të maqedonasve. E më të veçanta se të drejtat e të gjithë të tjerëve në këtë shtet, që, paramendoni, në shekullin 21 indentifikohen vetëm si qytetarë.

    Epo, Maqedonia nuk është në krizë për shkak të mosrespektimit të të drejtave të shqiptarëve. Ajo është në krizë për vjedhjet dhe krimet e tjera të qeverisë. Kurse në qeveri, le të më falë Aliu, nëse nuk i dëgjohet, ishte edhe partia, lider i së cilës është pikërisht ai. Edhe zgjedhje të parakohshme kishte, për shkak të krimeve të zbuluara të qeverisë.

    Kë mbron Ali Ahmeti? Të drejtat e shqiptarëve? Apo të drejtat e kriminelëve?

    3 Më falni, kam edhe një pyetje. Si u bë Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë, faktor politik i këtij shteti? Me shumë siguri, si një bashkëpunues i jashtëm me anë të kontratës mbi vepër të Berlinit dhe Uashingtonit.

    Eh, kur më kujtohet që para 10 vjetëve Nikolla Gruevski ishte i preferuari i Angela Merkelit.  Por, kjo nuk doli shumë mirë për Maqedoninë.

    4 Vjet, 445.000 qytetarë të Maqedonisë kanë jetuar nën pragun e varfërisë. Këto janë të dhëna zyrtare nga Enti shtetëror i statistikës. Nuk është llogaritje e Sorosit.

    Domethënë, nga ata që kanë mbetur në Maqedoni, përfaqësimi i personave të varfër është 21,5 përqind. Sipas Entit për statistikë, pragu i varfërisë për një familje njëanëtarëshe është 78,000 denarë, kurse për një familje katëranëtarëshe, 164,000 denarë të ardhura vjetore. Domethënë, një familje katëranëtarëshe në Maqedoni mbijeton me 13,667 denarë në muaj.

    Edhe sikur të dhënat të ishin të maskuara, prapë janë katastrofike. Plus, edhe nga ata që janë të punësuar, 8,9 përqind jetojnë nën pragun e varfërisë. Akoma edhe me rrogat e investimeve të fuqishme të huaja.

    E pastaj, Ahmeti për të drejtat e shqiptarëve, as që flet. Kurse Gruevski do të na trembë me federalizim. Ndërsa edhe njëri edhe tjetri lavëdrohen me “Duing biznis”.

    5 Ndjehem i dëshpëruar nga vetë fakti që Gjorge Ivanovi ka diçka për të thënë. E akoma më i dëshpëruar se dikush e ka dëgjuar, madje edhe do të analizojnë atë që ai ka thënë.

    E tha ai atë që kishte për të thënë, në prill, kur i fali 56 funksionerët e dyshuar për krim të rëndë. Dhe akoma i ndjejmë pasojat nga ajo e folura e tij. Paramendoni, Ivanovi akoma ka fytyrë të na tregojë se me faljen ka penguar skenare të errëta për Maqedoninë. Po, të ketë vallë, skenar më të errët se ky, ku presidenti i shtetit, plus edhe profesor i fakultetit të drejtësisë, të kërkojë që drejtësia të mos vlejë vetëm për njerëzit e vet?

    Përktheu: Fjolla Zllatku

    ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

    АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

    Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира