BUKË PËR TË TËRË

Sa frustruese është të kuptosh se mahnitesh me diçka që është normale – respektimi i ligjit. Sepse, edhe në këtë rast ekziston dyshimi se edhe rënimi i objektit nuk ndodh si pasojë e respektimit të ligjit, por si pasojë e një marrëveshje ndërpartiake.

1 Nëse për tre muaj me radhë lajmi kryesor është se nuk mund të gjendet se kush e ndërton këtë objekt ilegal te “Mavrovka” në qendër të Shkupit, që nga muaji maj kur dikush e preu pemën përpara kafenesë, e cila më pas mori zjarr, atëherë është krejt e natyrshme që për tre ditë me radhë të kemi transmetim të drejtpërdrejtë të rënimit. Ky fakt nuk është për t’u përqeshur. Fakti që qeveria e re që në ditën e parë të saj të punës filloi me këtë rënim, na tregon se Mavrovka nuk është thjeshtë që problem komunal, por një probem i madh politik me të cilin qeveria e Zoran Zaevit tek tani do të përballet.

Rasti Mavrovka nuk është vetëm një nga ndërtimet e shumta të paligjshme në shtet, për të cilën gjithmonë gjendet ndonjë jokompetent që ta rënojë. Ky rast pasqyron me saktësi gjithçka në shtet: lidhjet e korrupsionit midis pushtetit lokal dhe qevdror, mosfunksionimin e komunave, inspeksioneve, shkreftësia e prokurorisë, shfrytëzimi i BDI-së, interesat partiake, konfliktet brenda partive, e deri te parimi me të cilin sundonte e drejta: “Çdo gjë është sipas ligjit, shef!, kur në të vërtetë çdo gjë është kundër ligjit, sepse është fakt se komuna e Çairit zhvilloi tre tendera për rënimin, ku nuk u paraqit asnjeri dhe është fakt se për tre muaj asnjeri nuk arriti të zbulonte se kush po ndërtonte. Kurse, tani asnjeri nuk mund ta gjejë kryetarin e Çairit Visar Ganiun.

Punët me qeverisjen janë deri në këtë nivel degradues, sa që nevojitet të përzgjidhet Qeveria, që zbatimi i ligjit të fillojë, që do të thotë se edhe Mavrovka ka qenë pjesë e marrëveshjes politike mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit. Të arrijmë fillimisht marrëveshje për postet qeveritare, e pastaj do të punojmë sipas Ligjit. Pikëpyetja është: Vallë, ndërtimi i paligjshëm te “Mavrovka” do të shembej nëse BDI nuk do të kishte hyrë në qeveri? Nuk e besoj. Besoj se edhe për këtë gjë do të kërcënoheshin me luftë. Ose Çairi do të shpallte referendum për mosshembjen e objektit, ashtu siç bëri kryetari i Sarajit Blerim Bexheti me kërcënimin e tij për referendum, atëherë kur qyteti i Shkupit kërkoi që të rënoheshin platformat e paligjshme në Matkë. Madje edhe për Mavrovkën do të kërkohej një zgjidhje me luftë.

Kush e di. Ndoshta e ne jemi shumë dyshues. Ndoshta jemi mësuar të jetojmë pa pritshmëri për një jetë normale. Mbase edhe Ali Ahmeti dhe Zoran Zaevi kanë kuptuar se vendimi i tyre për rënimin e objektit është diçka që populli dëshiron ta shohë. Populli kërkon drejtësi të paanshme dhe mbrojtje nga dhunuesit.

Ndoshta edhe marimanga do të fillojë të ngrejë makinat e parkuara në rrugët e Çairit dhe ky nuk do të jetë një lajm që do ta dëgjojmë tre ditë pandalë.

2 Kryeministri Zaev u ka shkruar letra mandati ministrave, me listë detyrash që duhen kryer gjatë mandatit. Ata i morën ato dhe tani për tani, kaq ishte muabeti. Kjo ishte një shfaqje e këndshme në transmetim të drejtpërdrejtë për të cilën do të flasim kur do të shohim se ministrat kanë kryer detyrat e tyre.
Por, edhe deputeti Igor Janushev i VMRO-DPMNE-së i dërgoi një letër mandati Zaevi, dhe atë me 15 detyra. Për më tepër, e kërcënoi se nëse nuk i plotësonte këto kërkesa, do të ishte i detyruar t’ia kthente mandatin popullit. Nuk është shaka, por e vërtetë. Sepse kërkesat e Janushevit janë në emër të popullit. Me sa duket ai ende mendon se VMRO-DPMNE ka 7-8 deputetë më tepër, ashtu siç deklaroi natën e 15 korrikut, pas mbylljes së vendvotimeve.

Ku e gjen atë fuqi Janushevi, vallë, si sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, që t’i vendosë ultimatume kryeministrit? Pse duhet t’i bëhet vonë Zaevit për kërkesat e VMRO-DPMNE-së. Dihet mirë se kush mund t’i shtrojë këkresa një kryeministri dhe se kujt duhet t’ia plotësojë ai ato. VMRO-vcat le të bëhen BDI, e le të kërkojnë sa iu do qejfi!

3 Zaevi vazhdon me politikën kadrovike – “të ketë për bukë”, që praktikonte edhe gjatë mandatit të kaluar si kryeministër. Tani i është kujtuar se ish-deputetët, që të mos jetojnë në mjerim me rrogat nga apanazha, t’i punësojë në sektorin publik.

“Një përqindjeje të madhe të përbërjes së kaluar të deputetëve do t’ju ofrohet personalisht nga unë si kryeministër përfshirja në insititucionet publike, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për vende drejtorësh, por edhe për poste që do të mundësojnë shfrytëzimin e përvojës dhe kapacitetit të tyre, që të hynë në institucione, të vazhdojnë të krijojnë dhe të kontibuojnë aty për shtetin e tyre, duke marrë parasysh se këta njerëz kanë kryer funksione të larta dhe si rrjedhojë është e udhës që këto profile dhe ekspertë të kenë një pozicion ku mund t’i shërbejnë shtetit”, deklaroi kryeministri Zaev.

Nënë moooj….Mor Zaev, po nuk ka nevojë që “përvojën dhe pakapcitetin e tyre” ta shfryëzojmë krejtësisht. Dhe nuk ka nevojë që të “vazhdojnë të krijojnë për shtetin”. Do t’ia dalim edhe pa kreativitetin e tyre.

Por sigurisht, nëse dikush prej tyre me të vërtetë nuk arrin të gjindet “për një copë punë”, le të nxjerrim listën e të shohim se kush për ku është ekspert.

Për shembull, Ilija Dimovski do të mund të punësohej menjëherë në shrëbimin e shtypit të Qeverisë. Të shkruajë komunikata për sukseset e Qeverisë dhe t’i nxjerrë në ballinë ata njerëz të cilëve nuk do t’u pëlqejnë manovrat e Zaevit. Xhevat Ademin do t’ia gjejnë vendin në MPB, si shef për dhënien e lejes së armëve. Kërsto Mukoski mund të shkojë në protokoll, Vllatko Gjorçev në Ministrinë e punës së politikës sociale – Qendra e zhvillimit të fëmijëve. Mira Dizell do të dërgohet te Rrugët shtetërore, sektori Pagesa Rrugore. Johan Tarçullovski është kuadër tejet adekuat për Kabinetin e zv. kryesministrit Artan Grubi. Do të gjejnë gjuhë të përbashkët, s’ka fjalë, se edhe Artani në fillim të karrierës së tij ka pasur përvojë me Tribunalin e Hagës. Zeqirija Ibrahimi, që këndoi himinin shqiptar me 27 prill 2017, do të shkojë në Pallatin e Operas dhe Baletit, sipas sistemit të rotacionit, në vend të Igor Durllovskit. Ndërsa, Elizabeta Kamçevska Milevska, me përvojën e saj të paçmueshme në zbatimin e procedurave të tenderimit për Shkupin 2014, mund të shkojë në Byronë për furnizime publike.

Trajko Veljanovskit, Talati do t’i sigurojë një vend në Kabinetin e tij, ashtu sikurse e siguroi duke e shpëtuar nga paraburgimi, kur duhej t’i merrej imuniteti si një nga të akuzuarit për organizimin e sulmit të Kuvendit më 27 prill 2017. Është mëkat që Pavle Bogoevski dha dorëheqje dhe ia doli të gjindej vetë, se përndryshe do të mund t’i gjenin vendin edhe atij në Tregtinë ilegale dhe kontrabandën (En-Te-She).

4 Po atë ditë kur Hekurudhat e Maqedonisë shpallën se sërish do të vihet në fuksion treni Shkup-Koçanë, pasi kishin riparuar lokomotivën në një koë rekord prej vetëm 40 ditëve, Sllovenia shpalli se kishte lansuar satelitët e parë në hapësirë. Lansimi i satelitit ishte shtyrë për shkak të motit të keq, ndërsa treni, Shkup-Veles, rruga e të cilit merr 60 min, ishte vonuar 40 min, në një kohë me mot të shkëlqyer. Kush e di nëse ka mbrritur Koçanë, se e dimë se shoferët është dashur të jenë të kujdesshëm, pasi dikush vjedh lidhjet metalike të binarëve.

Diku rreth viteve 70, kur shkoja te gjyshi dhe gjyshja ime në Mansatir, udhëtoja me linjën e rregullt e të shpejtë Lubjanë – Mnasatir, dhe treni pothuajse gjithmonë kur arrinte në Shkup, vonohej 30 min, për shkak të vonesës në stacionin Lubjanska në Bogomillë, ku na duhej të prisnim që të kalonte treni “Pellagonia ekspres” të cilit nuk i lejohej vonesa. Kështu rruga Manastir-Shkup bëhej për 3 orë, Gjysmë shekulli më vonë, rruga Shkup-Veles merr më tepër se një orë e gjysmë. Për të arritur në Manastir ose Koçanë duhet të marrësh pushim vjetor.

Udhëto Evropë! Neve mos na prit! Sllovenia moti na la. Tani ata dërgojnë satelite në hapësirë, e ne ende merremi me riparimin e lokomotivave të Titos.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира